8 November 2026, 10:45
Nga DOSJA
ITALI - Gonçalo Ramos po kalon një periudhë të vështirë dhe investimi prej 74 milionë eurosh për transferimin e tij te Milani ende nuk po jep rezultatet e pritshme. Sulmuesi portugez, i cili sezonin e kaluar realizoi 12 gola me Paris Saint-Germain, duket se ka humbur nuhatjen para portës.
Në dhjetë ndeshjet e para të kampionatit, 25-vjeçari ka gjetur rrjetën vetëm dy herë, kundër Venezias dhe Atalantës. Një bilanc modest për një futbollist që u afrua për të bërë diferencën në repartin ofensiv.
Edhe në arenën europiane situata nuk është më e mirë. Në përballjen e fundit kundër Ferencváros, të humbur 2-0, Ramos nuk arriti të ndihmonte skuadrën dhe vazhdoi serinë e paraqitjeve pa gol. Deri tani, në kompeticionet europiane ka shënuar vetëm një herë, në fitoren 4-0 kundër Salzburgut, ku u aktivizua si zëvendësues.
Problemi nuk lidhet vetëm me mungesën e golave. Ish-sulmuesi i Benfikës po kritikohet edhe për ndikimin e kufizuar në lojën e skuadrës. Ramos është një qendërsulmues klasik, me cilësi kryesore finalizimin, por në futbollin modern kërkohet gjithnjë e më shumë që numri 9 të kontribuojë edhe në ndërtimin e aksioneve dhe lidhjen me pjesën tjetër të ekipit.
Pavarësisht vështirësive, portugezi ka vazhduar të gëzojë besimin e trajnerit Ruben Amorim, duke qenë titullar në të gjitha dhjetë ndeshjet e para të kampionatit.
Megjithatë, problemet e Milanit nuk kufizohen vetëm te Ramos. Kuqezinjtë po vuajnë edhe në Europë, ku pas katër ndeshjeve kanë grumbulluar vetëm një fitore dhe renditen në vendin e 28-të. Në Serie A, ndërkohë, mbajnë vendin e pestë, shtatë pikë larg kreut.
Në këto kushte, kritikat ndaj sulmuesit portugez janë të pashmangshme, por mbetet për t'u parë nëse problemi qëndron te mungesa e efikasitetit individual apo te funksionimi i përgjithshëm i skuadrës.
B.T (Dosja.al)
Sport
8 November 2026, 10:30
TURQI - Lajm i keq për Galatasarayn dhe tifozët e tij. Victor Osimhen i është nënshtruar një operacioni në gju pas dëmt...
Sport
8 November 2026, 10:15
SPANJE - Real Madridi mori një fitore të pastër 3-0 në transfertën ndaj Valencias, duke vijuar garën në La Liga në kuot&...
Sport
8 November 2026, 10:00
Trajneri i shkarkuar befasisht Hossam Hassan
EGJIPT - Një vendim surprizë ka ardhur nga Federata Egjiptiane e Futbollit, e cila ka shkarkuar Hossam...
Sport
8 November 2026, 09:50
ITALI - Një episod i pazakontë ka ndodhur te Napoli në prag të përballjes me Lazion (12:30). Konferenca për shtyp e Massimiliano A...
Sport
8 November 2026, 09:45
ITALI - Mauro Icardi mund të rikthehet në futbollin italian që në merkaton e janarit. Sipas raportimeve të portalit argjentinas &ldquo...
Sport
8 November 2026, 09:30
SHBA - Inter Miami e mbylli sezonin e rregullt të MLS-së me një zhgënjim të madh. Skuadra e drejtuar nga Kily Gonzalez, pavarësish...
Sport
8 November 2026, 09:00
SPANJE - Barcelona dhe Atletico Madrid përgatiten për një përballje të zjarrtë, ku në lojë është kreu i La Lig...
Sport
8 November 2026, 08:30
ARGJENTINE - Një përfundim dramatik ka shoqëruar kampionatin argjentinas, ku Boca Juniors është shpallur kampione në mënyr&e...
Sport
8 November 2026, 08:15
SPANJE - Një përplasje e ashpër ka ndodhur në tunelin që të çon drejt dhomave të zhveshjes në stadiumin Mestalla,...
Sport
8 November 2026, 08:00
PORTUGALI - Paulo Fonseca e ka nisur me fitore aventurën e tij të re te Sporting Lisbona. Vetëm pak ditë pas largimit të papritur nga ...