LIVE UPDATES
Politike

"Kush mban përgjegjësi për këtë vonesë?"/ Ndreca: U deshën dy javë për të konfirmuar se Veliaj kishte nevojë për operacion

Sipas avokatit, pas dy javësh kërkesash të vazhdueshme, vetëm ditën e sotme Spitali Memorial ka vënë zyrtarisht në dispozicion grafitë dhe rezonancën magnetike të këmbës së Veliajt.

18 November 2026, 16:22 Nga E. D

"Kush mban përgjegjësi për këtë

TIRANË- Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka reaguar lidhur me gjendjen shëndetësore të klientit të tij, duke ngritur shqetësime për vonesën në marrjen e dokumentacionit mjekësor dhe kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale të rekomanduar nga mjekët. Sipas avokatit, pas dy javësh kërkesash të vazhdueshme, vetëm ditën e sotme Spitali Memorial ka vënë zyrtarisht në dispozicion grafitë dhe rezonancën magnetike të këmbës së Veliajt.

Ndreca thotë se një grup mjekësh nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Spitali Memorial kanë kryer ekzaminimin e tij, duke arritur në të njëjtin përfundim me mjekun turk, i cili rreth dy javë më parë kishte rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale. Në reagimin e tij, ai thekson se për dy javë nuk është kryer operacioni dhe se, përveç medikamenteve kundër dhimbjes, Veliaj nuk ka marrë trajtim tjetër për problemin në këmbë.

Avokati thotë gjithashtu se gjatë kësaj periudhe mbrojtjes i është mohuar në praktikë aksesi në dokumentacionin e plotë mjekësor, pavarësisht kërkesave të përsëritura. Duke ngritur pikëpyetje mbi përgjegjësinë për këtë vonesë, Ndreca kërkon të sqarohet nëse pritja dyjavore ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të Veliajt dhe kush do të mbajë përgjegjësi për pasojat e mundshme.

Reagimi i plotë Avokati Ndreca:

Pas dy javësh kërkesash të vazhdueshme për të siguruar dokumentacionin mjekësor të Erion Veliajt, vetëm sot Spitali Memorial ka vënë zyrtarisht në dispozicion grafinë dhe rezonancën magnetike të këmbës së tij. Po sot, një grup mjekësh nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Spitali Memorial kanë ekzaminuar Veliajn, duke arritur në të njëjtin përfundim me mjekun turk, i cili rreth dy javë më parë kishte rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale.

Pra, u deshën dy javë për të konfirmuar atë që ishte konstatuar që në fillim: Veliaj kishte nevojë për operacion! Gjatë këtyre dy javëve, ndërhyrja kirurgjikale nuk është kryer dhe, përveç qetësuesve të dhimbjes, Veliaj nuk ka marrë trajtim tjetër për këmbën. Ndërkohë, mbrojtjes i është mohuar në praktikë aksesi në dokumentacionin e plotë mjekësor, pavarësisht kërkesave të përsëritura.

Dy javë të humbura për një këmbë që kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale! Kush mban përgjegjësi për këtë vonesë? A ka sjellë ajo përkeqësim të gjendjes së këmbës dhe kush do të përgjigjet për pasojat e mundshme? Privimi nga liria nuk mund të nënkuptojë privim nga kujdesi shëndetësor në kohën e duhur.

Pasditen e 28 tetorit Veliaj u transferua papritur nga paraburgimi i Durrësit në qelitë e burgut të Fierit me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Transferimi i tij ka shkaktuar reagime dhe polemika të shumta, si dhe një "luftë" brenda socialistëve. Transferimin nga qelia e Durrësit në Fier, Veliaj e cilësoi si një “rrëmbim policor” pasi nuk ishte njohur me aktin që urdhëronte transferimin dhe arsyet e lidhura me këtë vendim. Nga ana tjetër, Drejtoria e Burgjeve tha se urdhri i transferimit është firmosur sipas procedurave, por dokumenti është klasifikuar “sekret shtetëror”, ndaj nuk mund të bëhet publik jashtë kushteve të parashikuara në ligj. 

Transferimi i Veliajt ka sjellë një "luftë" mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama. E gjitha u bë publike, pasi Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, pranoi se ka zhvilluar takim me Veliajn në burgun e Fierit në mënyrë të fshehtë, por mohoi që t'i ketë përcjellë mesazhe kërcënuese nga kryeministri Edi Rama, të cilat ishin raportuar në media. Gogu tha se takimi është zhvilluar të premten, në kuadër të përgjegjësive të tij si ministër i Drejtësisë. Sipas tij, vizita kishte për qëllim njohjen me kushtet e trajtimit të Veliajt dhe dëgjimin e ankesave të ngritura publikisht nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Por Veliaj tregoi një anë tjetër të takimit, duke konfirmuar mesazhet kërcënuese që ka marrë dy ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama nëpëmjet Ministrit Toni Gogu.

Sipas versionit të Veliajt, gjatë takimit të zhvilluar të premten në orën 22:30, Gogu i ka komunikuar disa kërkesa që lidhen me pranimin e përfshirjes në protestat, heqjen dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe delegimin te Arbër Hajdari, si dhe ndërprerjen e këshillimit me avokatin Plarent Ndreca. Në letrën e publikuar nga kryebashkiaku, thuhet gjithashtu se mospranimi i këtyre kërkesave mund të sillte rëndimin e pozitës së tij ligjore dhe përballjen me akuza të tjera. Po ashtu, Veliaj ka mohuar kategorikisht lidhjen me protestat dhe i ka kërkuar kryeministrit të paraqesë prova për këto pretendime. Ai ka theksuar se nuk do të heqë dorë nga dinjiteti i tij, pavarësisht situatës në të cilën ndodhet./Dosja.al 

erion veliaj plarent ndreca

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin