LIVE UPDATES
Art&Argëtim

FOTOT-VËZHGIMI/ Çfarë shohin politikanët shqiptarë në Instagram, Rama i ‘marrosur’ pas Adidas dhe Yamamoto, Kryemadhi

24 October 2020, 11:52 Nga DOSJA
FOTOT-VËZHGIMI/ Çfarë shohin politikanët shqiptarë

Nga Fjola Graçi-Dosja.al

TIRANË- Kush i frymëzon, kush i vesh, kush i bën për të qeshur?! Këto janë pyetje që shumëkujt i kalojnë nëpër mend kur një lider politik i del në ekranin e televizorit apo telefonit. Instagrami! Rrjeti social që ka krijuar varësi në miliona adoleshentë dhe të rinj në mbarë botën e ka hedhur “grepin” edhe në Shqipëri. Të gjithë politikanët, duke nisur në ata të niveleve më të larta, që nga kryeministri e deri tek zyrtari më i fundit i administratës, përdorin Instagramin, si rrjet komunikimi, pune, por edhe frymëzimi. Kë ndjekin? Kush i ndjek? A është edhe për politikanët rregulli “Followback” dhe “unfollow” kur raportet janë vaj apo të tensionuara? Dosja.al ka bërë një vëzhgim të detajuar në profilet e politikanëve kryesorë në Shqipëri, ku jemi surprizuar jo me pak të dhëna…

Kryeministri Edi Rama, me një popullaritet të admirueshëm në Instagram, prej gati 451 mijë ndjekësish, ndjek vetëm 16 llogari të tjera, të cilat siç edhe do i shihni i ka zgjedhur me merak. Për të qenë i pari në kohë me çdo model të atleteve “Adidas” që dalin në treg, kryeministri ndjek faqen zyrtare të kompanisë, ku lançohen risitë e gjigantit botëror të veshjeve sportive. Nëse në samitin e radhës e shihni me një palë atelete të reja “Adidas”, mos i ‘vini’ faj… dijeni se nuk mundi ti rezistonte tundimit për një palë “Stan Smith” të reja, akull si dëbora me ajrosje dhe dizenjo të re.

Por atletet duket se nuk janë “mëkati” i vetëm i Ramës në Instagram. I mbani mend “shallvaret” e famshme, që kryeministri i ka inaguruar sa herë që ka ngjarje të rëndësishme. Për t’i “porositur” i pari, Rama ndjek në Instagram “Yamamoto”, për të na befasuar sa herë i jepet mundësia…

Kryeministri e ka kufizuar numrin e llogarive që ndjek në Instagram, duke hequr çdo negativitet që mund t’i dalë përpara nga rivalët. Rama nuk ndjek as konkurrentin e tij, Lulzim Basha, as presidentin Ilir Meta, as Ambasadën Amerikane, dhe as ndonjë nga vartësit e tij të besuar. Të vetmit shqiptarë të njohur në Instagramin e kryeministrit, janë dy pjesëtarët e tij të familjes, Rea Xhillari, vajza e bashkëshortes, Lindës, dhe Greg Rama, djali i madh i Edi Ramës. A gjen “paqe” dhe frymëzim shefi i ekzekutivit në Instagram? Këtë nuk e dimë me siguri, por një element i veçantë është se Rama ndjek hashtagun “architechture”, ku miliona postime që lidhen me dizajnin, projektimin e ndërtesave, dhe arredimin e brendshëm të shtëpive apo zyrave. Një Instagram i “personalizuar” dhe tërësisht privat, ky është përshkrimi që ne të Dosja.al do të thonim nëse do të na pyesnit ta jepnim në një fjali, aktivitetin e kryeministrit në këtë rrjet social.

Një pamje tërësisht tjetër vjen disa qindra metra larg zyrës së kryeministrit. Teksa kalon Bulevardin, në selinë blu, në zyrën e tij, kandidati i ardhshëm për kryeministër, Lulzim Basha, me gjasë përdorues i vetë llogarisë së tij, Instagramin e përdor si rrjet “pune”. Kryedemokrati ka një llogari modeste me rreth 70 mijë ndjekës, ndërsa vetë është sërish i kursyer, ndjek vetëm 30 ‘llogari’.

Në dallim nga kryeministri që ndjek atletet dhe shallvaret, Basha ndjek të parën ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, për ta pasuar me të tjerë zyrtarë të lartë amerikanë, duke nisur që nga presidenti Donald Trump, e për të vijuar tek ish-presidenti George Bush. Një vend të veçantë për të zë edhe Gjermania. Kryetari i PD-së, ndjek kancelaren Angela Merkel, disa media kryesore evropiane…por asnjë zyrtar të partisë që drejton apo të shtetit shqiptar.

I padekriptueshëm Basha…

Nëse kryetari i Partisë Demokratike është shumë vështirë të lexohet përmes rrjeteve sociale, situata është ndryshe në Presidencë. Presidenti Ilir Meta në “Instagram” është një ‘libër i hapur’… Presidenti ndjek vërtet pak persona, por siç e thotë edhe populli “pak e saktë”. Meta nuk ndjek asnjë “hashtag”, por ndjek 18 llogari interesante. Duke nisur që nga futbollisti shqiptar Arlind Ajeti, Meta nuk e fsheh pasionin për këtë sport të vështirë, e shumë larg peshëngritjes ku ai njihet si “kampion”. Kreu i shtetit nuk lë pas dore mikun e tij të ngushtë Bes Kallakun, të cilin e ndjek për t’u siguruar që i del në “feed” çdo postim i tij.

Po po, të gjitha ato postime për ekipin e “Celticut” ia kanë vlejtur barra qiranë. Presidenti ndjek faqen zyrtare të ekipit, për të parë kur luajnë, ku, dhe çdo detaj tjetër me rëndësi, por edhe të preferuarit e tij në skuadër, Kristoffer.v.ajer.

Presidenti mes Donald Trump dhe Joe Biden duket se e ka bërë zgjedhjen e tij, pasi ndjek Trump. Në Evropë, qëndrimi i tij është i qartë. Kancelarja Angela Merkel është e preferuara e tij, ndërsa të shoqen Meta e ka “lënë” pas dore, e po ashtu edhe mikun e tij të veçantë, doktor Sali Berishën. Presidenti ndjek këngëtaren Bebe Rexha, e njohur për afërsinë farefisnore me Monika Kryemadhin, por nuk e ndjek të shoqen, ndërsa nuk e ka kursyer butonin për këngëtaren Dua Lipa. I çuditshëm Meta….

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se e përdor “Instagram” thjesht si “network” të thjeshtë për ta patur aktiv. Me një numër modest ndjekësish, krahasuar me milionin e famshëm në Facebook, ku Berisha mban rekord me postimet për qytetarin dixhital, ai i ka të “zgjedhur” ndjekësit. Berisha ndjek vetëm 4 llogari, ose më mirë le të themi, ndjek familjen e tij. Ish-kryeministri ndjek të birin, Shkëlzenin, por jo bashkëshorten e tij të ardhshme Arminën, dhëndrin, Jamarbërin, zëdhënësen e tij, Erla Mëhillin dhe Fondacionin për Fëmijët Shqiptarë që drejtohet nga e shoqja, Liri Berisha. Berisha nuk ndjek as mikun e tij Ilir Meta, duke i “mbajtur inat” për mos-ndjekjen nga presidenti i pari, as kryedemokratin Lulzim Basha, apo ndonjë emër tjetër të PD dhe më gjerë.

Ndjekjen në Instagram, familja presidenciale e ka me kursim. Në të njëjtin ritëm me të shoqin, është edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila ndjek vetëm 18 llogari, përfshirë edhe të shoqin, Ilir Meta. Kryemadhi duket se e mban në vëzhgim aktivitetin e të shoqit në rrjetet sociale, duke e ndjekur, por edhe duke i ndarë përgjegjësitë. Kështu, nëse presidenti ndjek aktorin e humorit, Bes Kallaku, mik i familjes, Kryemadhi ndjek edhe gjyshen e Besit, personazhin viral të rrjeteve sociale, “Ijen”. Monika gjithashtu ndjek edhe të shoqen e Kallakut, këngëtaren Xhensila Myrtezaj, ish-ministren e Arsimit në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Nora Malaj, dhe zyrtarë të tjerë të LSI-së, si Luan Rama, apo Floida Kërpaçi. Kryetarja e LSI-së, ndjek disa gazetarë dhe blogerë të rrjetit, si Fiori Dardha apo Olti Curri. Si media, Kryemadhi ka zgjedhur të ndjekë “hashtagun” Opinion Tv Klan, për të patur në “feed-in” e saj në kohë reale të gjitha zhvillimet e programit televiziv. Ajo nuk ndjek as aleatin e saj, Lulzim Basha, i cili po ashtu nuk e ndjekur duke ruajtur një raport të mirë, por duke mos e bërë as të vështirë një “ndarje” në të ardhmen pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku ende nuk është e qartë mënyra sesi dy partitë kryesore të opozitës do të garojnë, bashkë apo veçmas.

Ndërkohë që vëzhgimi ynë në rrjetet sociale vazhdon… Në artikullin e radhës, të tjerë politikanë të njohur do të kalojnë në “skanerin” e Dosja.al për të parë se çfarë ndjekin, kë dhe pse!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete edi rama ilir meta lulzim basha monika kryemadhi politikanet ne instagram sali berisha edi rama ilir meta lulzim basha monika kryemadhi politikanet ne instagram sali berisha


Sondazh

Art&Argëtim 24 October 2020, 08:18

Arnold Schwarzenegger operohet në zemër sërish

SHBA- Arnold Schwarzenegger i është nënshtruar përsëri një operacioni të ri zemre, i cili këtë gjë e ka bërë edhe para dy vitesh për të zëvendësuar një valvul p...

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...