LIVE UPDATES
Politike

"Shqipëria e Ramës është sot shteti më monist pas Koresë së Veriut"/ Berisha: Vendi ka 15.3% rënie të prodhimit industrial në 5 vitet e fundit(VIDEO)

Gjatë fjalës së tij, ai kritikoi gjendjen ekonomike të vendit, duke krahasuar Shqipërinë me Serbinë për pagat, pensionet, eksportet dhe prodhimin industrial, duke argumentuar se vendi ka pësuar përkeqësim gjatë qeverisjes së Ramës.

28 October 2026, 13:45 Nga G.M
"Shqipëria e Ramës është sot shteti më monist pas
Sali Berisha

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Rama se e ka përqendruar pushtetin në duart e tij, duke e cilësuar Shqipërinë si shtetin më monist pas Koresë së Veriut. Sipas Berishës, përqendrimi i pushteteve është tipar i diktaturave, ndërsa pretendoi se administrata publike është nën kontrollin e PS-së.

Gjatë fjalës së tij, ai kritikoi gjendjen ekonomike të vendit, ku krahasoi Shqipërinë me Serbinë për pagat, pensionet, eksportet dhe prodhimin industrial, duke argumentuar se vendi ka pësuar përkeqësim gjatë qeverisjes së Ramës. Kreu i PD-së nuk i kurseu akuzat as për kryeministrin si dhe për njerëzit pranë tij për korrupsion dhe favorizim në tenderat publikë, duke përmendur veçanërisht AKSHI-n dhe procedurat sekrete të prokurimit.

 

Berisha: Shqipëria e Ramës është sot shteti më monist pas Koresë së Veriut! Përqendrimi i pushtetit është tipari më kardinal i çdo diktature Narkoshteti shfaqjen absolute e ka në ekonomin. Unë u jam shumë mirënjohës disa gazetarëve të shkëlqyer, që kanë bërë analiza të shkëlqyera. Por t’u them unë ju, Aleksandër Vuçiç, me koalicionet e tij kur erdhi në pushtet, kishte rrogat dhe pensionet 20% më të ulëta se Shqipëria.

 Shqipëria ishte në krye të vendeve të rajonit për rroga dhe pensione. Përfshi këtu dy vende, anëtare të Bashkimit Europian në atë kohë, Bullgaria dhe Rumania.  Ku i ka sot rrogat dhe pensionet Serbia? Serbia sot rrogat dhe pensionet i ka 45 gjer 55% më të larta se Shqipëria.  Pra, vodhi apo s'vodhi, por edhe në qoftë se ka vjedhur, ka vjedhur shumë herë më pak sesa kreu i organizatës kriminale në Tiranë, argati i tij.  Edhe Serbia, ka probleme serioze me popullatën. Po problemet e saj nuk janë as një e katërta e problemeve të Shqipërisë. Është një popull i plakur.  Në vitin '98 do prisja në zyrë Paddy Ashdoën. Dhe më thotë, kishin krijuar idenë se unë isha një nga drejtuesit e UÇK-së sepse kishin ngritur një bazë në shtëpinë time, ish-shtëpinë time. 

Dhe vjen e më thotë, çfarë do bëni? Po luftojmë i them. Luftë për liri është kjo. Çfarë lufte do bëni ju, thotë. Ku keni tpara për të bërë luftë. Luftërat, thotë. i bëjnë paratë.  I them unë, e di se si është puna? Ne kemi gjak më shumë se ata. Dhe ne këtë luftë do ta fitojmë, sepse do ta paguajmë me gjak. Ishte e vërtetë ajo.  Përballeshim me një komb të plakur. Por ai komb sot, në plus minus, humbet 10 mijë vetë në vit.  Kurse ky kombi ynë i dashur, në qoftë se Serbia në 10 vite ka 300 mijë emigrantë, Shqipëria ka vetëm në Bashkimin Evropian 1.1 milion emigrantë. Serbia ka pasur në 5 vitet e fundit rritje me 3.5 deri 4% të prodhimit industrial. Nuk e futi drogën në ekonomi si ky. Serbia ka pasur 22 miliardë eksporte në vitin 2021. Serbia i ka 34 miliardë eksporte të vitit të kaluar.  Shqipëria e narkoshtetit të Edi Ramës ka 15.3% rënie të prodhimit industrial në 5 vitet e fundit, rënien më të madhe pas Ukrainës. 

Shqipëria ka 28% rënie në eksporte të vitit të kaluar krahasuar me vitin 2022. Shqipëria e narkoshtetit të Edi Ramës. 
Dhe këta thonë se janë njëlloj.  A mund të imagjinoni ju? Horra mediatikë si këta, horra politikë si këta, që mashtrojnë shqiptarët nga mëngjesi në darkë, që drogojnë me mashtrimet e tyre më keq se me çdo lloj droge tjetër. Jo vetëm kaq. Këta armiq të egër të demokracisë, armiq të egër të lirisë dhe pluralizmit, mën moton fajin e ka Saliu, nuk thonë që zgjedhjet ishin farsë, por zgjedhjet i humbi Berisha. Nuk shtojnë Ramën në farsë. Pra mbrojnë indirekt Ramën. 
Apo ‘Rama në burg, Berisha në burg’. Çfarë është kjo? I njëjti krahasim i pakrahasueshëm. 

Po hajt t’i krahasojmë. Ka 28 vite pushtet, është pushtetari më i kalbur në pushtet në Evropë.  Ka 35 vjet në politikë, 13 vite në pushtet. E mori pushtetin me 48% kontroll mbi të gjitha pushtetet nga Partia Socialiste. E dorëzoi pushtetin me 48% kontroll nga Partia Demokratike e pushteteve.  O të verbër, shërbëtorë të narkodiktaturës, po përqendrimi i pushtetit është tipari kardinal i çdo diktature. Dhe sot, padroni juaj, Edi Rama, ka pushtet 2% më shumë se ç'kishte diktatori i fundit komunist në vitet '90, Ramiz Alia. 90% që në vitin 2020. Imagjinoni sa ka shkuar sot.  E lamë me 48% si parti qeverisëse kontroll pushtetesh, e çoi në vitin 2020 në 90% dhe sot, nga 220 mijë punonjës, 2000 janë rrogëtarë jo të Partisë Socialiste, të gjithë të tjerët janë emërtesë e tij.  Nuk ka shtet më monist, pas Koresë së Veriut, Shqipëria vjen shteti më monist në botë. 

Pra, shikoni, krahasojnë të pakrahasueshmet.  Marrim personat, plotësisht dakord. Njëri votohet në 4 vite 3 apo 4 herë. Tjetri ka mbyllur votat dhe votimin që në vitin 2009. Në kundërshtim me ligjet dhe statutin e asaj partie.  Ku jeton sot narkodiktatori? Diktatori komunist i Shqipërisë ndërtoi një vilë në qendër të Tiranës. Por atë vilë diktatori gjakësor nuk e regjistroi në emër të tij. Mund ta bënte. Nuk e regjistroi as në emër të tij, as të familjes së tij. E regjistroi pronë shtetërore. Aty ku është.  Kurse narkodiktatori ndërtoi një vilë në herë gjysmë më të madhe se ajo. Ndërtoi sarajet. Kopshti i diktatorit komunist është gjithsej as 2000 metër katrorë. Kopshti i narkodiktatorit është 8300 metër katrorë. E blerë me 1 litër naftë metri katror. Me vendim të posaçëm. 1 litër naftë metri katror, 2 mijë lekë.  Pra, shkojmë ku të doni. Vetëm në dosjet Balluku. Ai është bashkëfajtor për 36 vite burg.  Bëri gjithçka për një proces kundra meje. Çfarë i doli? I doli se ajo tokë s'kishte kurrë e shpronësuar. Kurrë. Ajo tokë ishte tokë e konfiskuar nga regjimi komunist dhe iu rikthye atyre 300 pronarëve, siç iu rikthye mbi gjysmë milioni shqiptarëve, mbi 1 miliard e 577 milion metër katrorë tokë. Pa llogaritur objektet.

Po, ne ishim parti e kthimit dhe kompensimit të pronarëve pa asnjë diskutim. Janë 56 mijë dosje të cilat u përfunduan gjatë qeverisjes sonë. Ne kishim atë proces serioz. Nuk e përfunduam dot të gjithin, por në rrugë absolute do e përfundonim.  Edhe unë kam një kunat, ai kunati im ka nja 30 vjet që punon në një biznes privat.  Kurse kunati i Edi Ramës, se po the Linda nënkupto Edi, si peshkaqen e shndërroi bashkë me kunatën e tij AKSHI-n në kopsht privat të Edi Ramës. Armand Frangu ka fituar qindra tendera. Dhe emri i tij nuk qarkullon, qarkullojnë emrat e të tjerëve. Po aty strumbullari është Frangu. Ai ka fituar qindra tendera dhe si i ka fituar? Me procedurë sekrete. AKSHI i Lindave ka bërë mbi 400 tenderime sekrete. Në qeverisjen tonë të dashur miq, ka pasur gjithsej 18 prokurime sekrete vetëm për shërbimin informativ dhe prokurorinë e përgjithshme. Asnjë prokurim sekret, ligji nuk e lejon atë. Po për Frangun nuk ka ligj, për Lindën nuk ka ligj, për Edi Ramën nuk ka ligj./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes