Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
VIDEO/ Rama 'heq' taksën e qarkullimit në karburante: Do paguhet te makina, taksë e re qarkullimi për makinat e huaja në Shqipëri
Gjatë një mesazhi për mediat, Rama u shpreh se ky ndryshim do të sillte një ulje automatike prej 32 lekësh për litër në çmimin e naftës në pompë.
28 October 2026, 13:47Nga E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshime në skemën e taksimit të automjeteve, duke njoftuar heqjen e taksës së qarkullimit nga çmimi i naftës. Gjatë një mesazhi për mediat, Rama u shpreh se ky ndryshim do të sillte një ulje automatike prej 32 lekësh për litër në çmimin e naftës në pompë.
Një tjetër masë e paralajmëruar është vendosja e një takse të re qarkullimi për automjetet me targa të huaja që hyjnë në territorin e Shqipërisë. Më tej, lideri i qeverisë foli edhe për ngritjen e Byrosë së Kontrollit të Specializuar të të Ardhurave dhe për ndryshimin e formularit të deklarimit të të ardhurave.
Edi Rama:Do të ngremë Byronë e kontrollit të specializuar të të Ardhurave, do ndryshojë formulari deklarimit të të ardhurave. Do të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës e ulim automatikisht 32 lekë në pompë, do e vendosim te makina. Taksë e re qarkullimi për makinat e huaja që hyjnë në territorin e Shqipërisë./Dosja.al
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke pretenduar se protesta e cila po zhvillohet nga ta prej dy javësh nuk ka...