Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
Publikohen PAMJE të reja nga vrasja e dy vëllezërve Islamaj në Bathore, momentet para të shtënave me armë
Dyshimet paraprake janë se sherri nisi për kalimin e betonieres pranë banesës së Manzit, ndërsa vëllezërit po kryenin punime për ndërtimin e një muri rrethues.
23 October 2026, 20:35Nga E.d
Pamje
KAMËZ- Pamje të reja janë publikuar nga ngjarja e rëndë në Bathore të Kamzës, ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Islamaj. Në video dokumentohen momentet e tensionit mes fqinjëve, pak çaste përpara se konflikti të përfundonte me të shtëna armësh.
Në pamje dëgjohet fillimisht një debat verbal, ndërsa në rrugë shihet duke kaluar një betoniere. Pak sekonda më vonë dëgjohen të shtëna dhe britma, duke shënuar përshkallëzimin e konfliktit që përfundoi tragjikisht.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Petrela”, pas një konflikti mes vëllezërve Islamaj dhe fqinjit të tyre, Ngushëllim Manzi, 40 vjeç, punonjës i Policisë Ushtarake. Dyshimet paraprake janë se sherri nisi për kalimin e betonieres pranë banesës së Manzit, ndërsa vëllezërit po kryenin punime për ndërtimin e një muri rrethues.
Përplasja verbale më pas degjeneroi në konflikt fizik dhe përdorimin e armës së zjarrit, duke shkaktuar vdekjen e Selam Islamajt, 30 vjeç, dhe Nazmi Islamajt, 48 vjeç. Vëllai i tyre, Shefqet Islamaj, 44 vjeç, mbeti i plagosur rëndë me një plumb në gjoks dhe u transportua drejt Spitalit të Traumës. Pas ngjarjes, Ngushëllim Manzi u arrestua, ndërsa policia sekuestroi pistoletën e shërbimit, të tipit TT, e cila dyshohet se u përdor në krim.
Në dëshminë e tij, Manzi ka pretenduar se gjatë konfliktit ishte dhunuar me leva nga vëllezërit Islamaj, së bashku me prindërit dhe motrën e tij. Ai ka deklaruar se qëlloi me armë pasi pësoi një tronditje psikike. Avokati i tij ka kërkuar një ekspertizë mjeko-ligjore për të verifikuar pretendimet për dhunë. Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar ndaj Manzit masën e sigurisë “arrest në burg”./Dosja.al