https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Gazment Bardhi takim me personin me aftësi të kufizuar: Prioriteti ynë nuk do të jenë 10 vetë, por 3 milionë shqiptarë.
5 March 2021, 15:46Nga DOSJA
ELBASAN– Ilirian Leka është me aftësi të kufizuar dhe është i pamundur prej vitit 1988 pwr shkak tw dëmtimit të shtyllës kurrizore. Jeton në lagjen 28 Nëntori në Elbasan me 100 mijë lekë të vjetra në muaj. Qeveria i ka hequr pagesën e kujdestarisë që e merrte i vëllai, sepse ai e ndihmon dhe i shërben. Iliriani ende nuk e di dhe askush nuk ia ka sqaruar pse ka ndodhur kjo.
Drejtuesi Politik për Elbasanin, gjatë një bisede me Iliranin, ndan me të shqetësimet dhe i tregon për planin që ka PD për personat me aftësi ndryshe.
“Ky është një nga ato raste që dëshmon të kundërtën e asaj që dëgjojmë prej 8 vitesh nga propaganda e qeverisë. Ja çfarë ndodh, ua heqin paratë ju dhe ua japin 10 vetëve”, shprehet Bardhi. Ai shton se programi i PD adreson këto problematike dhe parashikon rritjen e mbështetjen për invalidët dhe kujdestarinë.
“Kjo do të ndryshojë pas 25 prillit. Ne nuk do kemi prioritet 10 vetë që marrin gjithë paratë e shtetit, por do kemi prioritet 3 milionë shqiptarët”, pohoi Bardhi.
Bardhi theksoi se paratë janë dhe pyetja se ku do i marrin për të rritur pensiohet apo pagesat për njerëzit në nevojë, është shumë e thjeshtë. “Do t’ua marrim atyre 10 vetëve që kanë gjithë buxhetin”.
Drejtuesi politik thotë se me 25 prill ka ardhur koha për të ndryshuar krejt modelin politik. “Pas 4 viteve, ne do të japim llogari, do të përgjigjemi për realizimin e programit. Kush nuk mban premtimet, të mos votohet”, deklaroi Bardhi.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË- Presidenti Ilir Meta, ka qenë në Kosovë, ku dhe ka kryer homazhe te tek varri i kreut të UÇK-së, Adem Jashari, pasi dita e sotme shënon 23-v...
TIRANË– Parlamenti Europian ka korigjuar deklaratën e parë, pas thirrjes së bërë nga Eurodeputeti dhe Raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega. Pak...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në ‘Air Albania’, aty ku sot do të trajnohen 400 infermierë për t’iu bashkuar skuadrës së vak...
TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu, pasi mbaroi fjalën e saj para infermierëve në stadiumin ‘Air Albania’ e pasi ia kaloi fjalën Ramës, u pengua dhe desh...
TIRANË– Eurodeputeti dhe Raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega përmes një statusi në ‘Tëitter’ ka kërkuar që të korrigjohet deklarata e Parlamentit Eu...
TIRANË– Kreu i FRPD, Belind Këllici është paraqitur sot para Komisionit në Drejtorinë e Policisë Tiranë për gjobën që mori disa javë më parë, 5 milion lekë...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta doli ditën e sotme në një konferencë për mediat. Meta u pyet nga gazetarët në lidhje me kandidimet e mjekes Najada &Cced...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta doli ditën e sotme në një konferencë për mediat, prej nga u shpreh se duhet pritur rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit në mën...