LIVE UPDATES
Bota

Studentët marrin drejtimin e parlamentit në Serbi/ Nis një epokë e re politike pas fitores historike

Për këtë arsye, deri në fund të vitit duhet të zhvillohen edhe zgjedhjet presidenciale.

17 November 2026, 09:30 Nga E.d
Studentët marrin drejtimin e parlamentit në Serbi/ Nis një
Foto ilustruse

140 politikanë të rinj bëhen sot pjesë e parlamentit të ri të Serbisë. Përfaqësuesit e Listës Studentore formojnë grupin më të madh parlamentar në parlamentin e ri, i cili ka gjithsej 250 vende, duke pasur kështu një shumicë të madhe. Partia nacionaliste e djathtë SNS e Aleksandar Vuçiqit, e cila ishte në pushtet deri më tani, fitoi 103 vende në parlament pas zgjedhjeve.

Pika e parë e rendit të ditës është verifikimi i mandateve nga një komision parlamentar prej tre anëtarësh. Më pas do të zgjidhet kryetari i ri i parlamentit. Se kush do ta marrë këtë post është këtë herë veçanërisht e rëndësishme. Pasi kryetari i ri i parlamentit do të ushtrojë njëkohësisht edhe detyrën e presidentit të përkohshëm të shtetit. Aleksandar Vuçiç është tërhequr nga posti i kreut të shtetit për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare. Për këtë arsye, deri në fund të vitit duhet të zhvillohen edhe zgjedhjet presidenciale. Data e këtyre zgjedhjeve do të caktohet nga kryetari i ardhshëm i parlamentit.

Profesori nga Beogradi me shanse për t'u zgjedhur kryetar i parlametit

Mediat raportojnë se lista studentore mund të propozojë profesorin asistent nga Beogradi, Aleksandar Çupiq, për postin e kryetarit të parlamentit. Çupiq punon në Fakultetin e Komunikacionit dhe Transportit, ndërsa njëkohësisht merret edhe me bujqësi. Ai është baba i gjashtë fëmijëve.

Çupiq njihet për mjekrën e tij të gjatë me thinja, por edhe për interpretimet muzikore gjatë aktiviteteve elektorale të lëvizjes studentore. Në disa raste ai ka kënduar një version të përshtatur për lëvizjen studentore të këngës popullore serbe "Ajde Jano". Videot e këtyre performancave janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe janë bërë virale. Megjithatë, nominimi i Çupiqit për këtë post ende nuk është i sigurt. Pas zgjedhjes së kryetarit të parlamentit do të zgjidhen edhe zëvendëskryetarët e tij dhe do të formohen komisionet parlamentare.

Mbetet e paqartë se sa dhe në çfarë mase lëvizja studentore do të vazhdojë të ketë ndikim në politikën e përditshme pas konstituimit të parlamentit. Sipas Kushtetutës së Serbisë, mandati i deputetit është i lirë dhe nuk i nënshtrohet detyrimeve imperative. Megjithatë, të gjithë kandidatët kanë firmosur një zotim me të cilin angazhohen të zbatojnë programin zgjedhor të studentëve dhe të mos kalojnë në grupe të tjera parlamentare apo parti politike. 

Studentët duket se kanë një fjalë në vendimmarrje edhe sa i përket formimit të qeverisë. Kështu e paraqesin situatën disa përfaqësues të lëvizjes studentore dhe kandidatë të listës së saj. Një përfaqësues i lëvizjes i deklaroi gazetës Danas se për secilin post ministror ekzistojnë disa kandidatë të kualifikuar.

Shumë profesorë universitarë dhe akademikë në listën studentore

Studentët kanë kandiduar në listën e tyre shumë profesorë universitarë dhe akademikë. Më shumë se gjysma e kandidatëve në listë kanë gradën shkencore të doktorit. Emrat konkretë pritet të bëhen publikë vetëm pas konstituimit të parlamentit, përmes një deklarate të përbashkët të lëvizjes studentore dhe listës zgjedhore.

Megjithatë, sipas Kushtetutës së Serbisë, ministrat dhe kryeministri nuk duhet domosdoshmërisht të jenë deputetë të zgjedhur. Prandaj, në garë për këto poste mund të përfshihen edhe persona të tjerë. Kandidati i renditur i pari në listë, Ilija Srdanović, nuk do të bëhet automatikisht kryeministër. Sipas studentëve, renditja e kandidatëve në listë është përcaktuar në mënyrë të rastësishme. Qeveria e re duhet të formohet brenda 90 ditësh nga konstituimi i parlamentit.

Prioriteti kryesor: tranzicion pa probleme

Qeverinë e re e presin shumë sfida. Prioriteti kryesor pritet të jetë një tranzicion i qëndrueshëm, që do të thotë, për shembull, që pensionet dhe pagat të vazhdojnë të paguhen pa ndërprerje. Përveç kësaj, qeveria e re duhet të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me energji. Kompania më e madhe e naftës në Serbi, NIS, e cila zotëron edhe rafinerinë e vetme në vend, është nën sanksione amerikane. Përjashtimi i përkohshëm nga këto sanksione skadon më 11 dhjetor. Lista Studentore synon të zhvillojë negociata me Rusinë për një kontratë afatgjatë të furnizimit me gaz. Serbia varet nga gazi natyror rus, veçanërisht tani gjatë dimrit.

Lëvizja protestuese studentore lindi pas shembjes së strehës së betonit mbi hyrjen e stacionit hekurudhor në qytetin e dytë më të madh të Serbisë, Novi Sad, dy vjet më parë, ku humbën jetën 16 persona. Kritikët e qeverisë së Aleksandar Vuçiqit e konsideruan korrupsionin si shkakun kryesor të kësaj tragjedie. Me kalimin e kohës, protestat u shndërruan në një forcë politike me ndikim./DW

140 politikanë Aleksandar Vuçiç serbi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin