11 November 2026, 15:15
Nga E.M

EGJIPT- Gjykata penale e Kajros ka përfshirë në listën e organizatave terroriste 35 shoqata dhe institucione, si dhe 36 individë, për një periudhë 5-vjeçare. Mes organizatave të përfshira në listë qëndron edhe një shoqatë kulturore në Shqipëri, krahas organizatave të tjera islame që veprojnë në vende të ndryshme të Europës.
Vendimi është marrë nga Seksioni i Dytë Penal i Gjykatës Penale të Kajros, në çështjen që lidhet me Sigurinë e Lartë të Shtetit.
Në qendër të vendimit është Këshilli i Myslimanëve të Europës (Council of European Muslims), i njohur më parë si Federata e Organizatave Islamike në Europë, së bashku me degët e tij. Në listë janë përfshirë gjithashtu shoqata dhe institucione islame në Francë, Britani, Zvicër, Gjermani, Itali, Suedi, Kosovë, Shqipëri dhe vende të tjera.
Lista e 35 organizatave të përfshin po ashtu Shoqatën Kulturore Shoqata Kulturore “Al-Mustaqbal” (Shqipëri).
Çfarë parashikon ligji egjiptian?
Ky vendim i Gjykatës Penale të Kajros mbështetet në ligjin nr. 8 të vitit 2015 për regjistrimin e organizatave dhe individëve në listat e terrorizmit. Sipas këtij legjislacioni, përfshirja në listë sjell pasoja ligjore për organizatat gjatë periudhës së përcaktuar.
Masat përfshijnë ndalimin e veprimtarisë, mbylljen e ambienteve të përdorura prej tyre, ndalimin e organizimit të takimeve, si dhe ndalimin e financimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë.
Gjithashtu, parashikohet ngrirja e fondeve, pronave dhe aseteve që zotërohen ose kontrollohen nga subjektet e përfshira në listë.
A vlen vendimi edhe në vendet europiane?
Një element i rëndësishëm i këtij vendimi është juridiksioni i tij. Përfshirja e organizatave në listën egjiptiane të terrorizmit nuk do të thotë se ato janë shpallur automatikisht organizata terroriste edhe nga Bashkimi Europian apo nga shtetet ku ushtrojnë aktivitetin.
Vendimi i gjykatës së Kajros ka efekt brenda juridiksionit të Egjiptit. Çdo masë e ngjashme në vendet europiane do të kërkonte vendimmarrje nga autoritetet përkatëse, në përputhje me legjislacionin dhe procedurat e secilit shtet./Dosja.al
Egjipt
Bota
11 November 2026, 14:47
G.M
Kyriakos Mitsotakis
GREQI- Mosmarrëveshja mes Greqisë dhe Turqisë për marrëveshjen e kufirit detar turko-libian pritet të ...
Bota
11 November 2026, 14:45
e.d
Abdullah bin Zayed Al-Nahyan dhe Jared Kushner
Për herë të parë që nga shkurti, bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës po ...
Bota
11 November 2026, 14:37
G.M
pamje
SPANJË- Mijëra punonjës dhe qytetarë kanë dalë në protesta në Spanjë, në kuadër të gr...
Bota
11 November 2026, 13:45
G.M
pamje
HAITI- Një operacion ushtarak kundër një prej bandave më të fuqishme kriminale në Haiti ka përfunduar me shkat...
Bota
11 November 2026, 13:31
G.M
foto ilustruese
EVROPË- Mbi 1 mijë shkolla në Itali, Skoci dhe Irlandën e Veriut janë përfshirë nga një val&eum...
Bota
11 November 2026, 13:18
G.M
Presidenti rus, Vladimir Putin (majtas), mirëpriti sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, ...
Bota
11 November 2026, 13:12
G.M
foto ilustruese
UKRAINË- Ukraina ka kundërshtuar një propozim amerikan që parashikonte ndryshimin e kufijve administrativë t&e...
Bota
11 November 2026, 13:05
G.M
foto ilustruese
IRAN- Irani ka reaguar ashpër ndaj ofertës së Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë vënë në...
Bota
11 November 2026, 12:45
G.M
foto ilustruese
IRLANDA- Qeveria irlandeze dhe sindikatat kanë arritur një projekt-marrëveshje për rritjen e pagave në sektori...
Bota
11 November 2026, 12:35
G.M
pamje
SHBA- Një punonjës 41-vjeçar i një pike karburanti në Ohajo të SHBA-së është përballur me pas...