4 November 2026, 21:14
Nga G.M
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka njoftuar zhvillimin e një proteste ditën e shtunë në mbështetje të studentëve dhe revoltës së tyre. Ai deklaroi se PD do të qëndrojë në krah të studentëve deri në fitore, ndërsa u bëri thirrje të gjitha forcave politike ti bashkohen protestës.
Gjatë fjalës së tij në takimin me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ai akuzoi qeverinë Rama për korrupsion dhe keqqeverisje. Kreu i demokratëve theksoi se largimi i Kryeministrit dhe krijimi i një qeverie teknike për përgatitjen e zgjedhjeve janë objektivat kryesore të opozitës. Ai kritikoi forcat politike që, sipas tij, nxjerrin pretekste për të mos u bashkuar me protestën, duke kërkuar bashkim të opozitës dhe mobilizim maksimal të demokratëve në protestën e së shtunës.
Berisha: I shihni ju se si janë mobilizuar? Çdo natë, çfarë kanë këta? Janë tmerruar nga ligji dhe shteti ligjor. Se këta janë që të gjithë kori i narko-shtetit dhe narko-euro. Këta ushqehen me narko-euro. Vjen ai e përzënë nga Kosova, vjen hap portal këtu për të mbrojtur Edi Ramën. Dhe kur zhduken i thoshte gazetari, e pyeste shokun: 'Po ku janë ata të tre?' 'S'e di', thotë, 'po ç'ke me ta?' 'Po me këtë do mbrojmë kryeministrin ne?' Po ekzakt këtë po ju them unë juve.
Pra, ka një angazhim të madh të mafies, të ushqyer me narko-euro, për të vjedhur me korrupsionin, për të mund me mbajt me çdo kusht Edi Ramën. Edi Ramën nuk e mbajnë më. Edi Rama kurrë nuk do mund të ndalojë rrokullisjen e tij. Dhe kjo, garant për këtë duhet të jetë Partia Demokratike.
Ndaj dhe dita e shtunë është një protestë jashtëzakonisht e rëndësishme. E thërrasim këtë protestë në mbështetje të studentëve. Në mbështetje të plotë të tyre. E thërrasim këtë protestë për t'u provuar atyre se Partia Demokratike është dhe do qëndrojë në krah të tyre, gjithnjë deri në fitore. Partia Demokratike sot fton të gjitha forcat politike të bashkohemi në mbështetje të revoltës studentore. Ata që nuk gjejnë forcë, por nxjerrin pretekste, ata nuk duan largimin e Edi Ramës. Jo! Nuk duan largimin e Edi Ramës, absolutisht. Të tjerë, që e përdorin protestën, jo për largimin e Edi Ramës, po për axhendë të veten politike, edhe ata nuk duan largimin e tij.
Po koha është provë e madhe për çdo politikan dhe për çdo shqiptar sot: të largojmë Edi Ramën, të krijojmë një qeveri teknike që përgatit zgjedhjet, të votojnë shqiptarët dhe të zgjedhin atë që duan. Të bëjmë të mundur që shqiptarët të votojnë. Autokrat ishte ai, krime ka kryer Vuçiçi. Po, po, pa diskutim. Edhe vinte ishte i implikuar në krime, genocid e të tjera me radhë. Por pushtetin e dorëzoi. Pushtetin e dorëzoi! Në qoftë se ka një mësim, një mësim që ne duhet ta marrim nga opozita dhe nga lëvizja studentore, është bashkimi. Të bashkohemi. Të bashkuar. Dhe ne duhet të bashkohemi, unë u them të gjithëve. Bashkohemi, të arrijmë këtë qëllim. Të bëjmë atë kod dhe atë reformë zgjedhore që pranohet nga të gjithë. Secili teston veten para shqiptarëve. Ata që mendojnë t'i caktojnë Partisë Demokratike kryetarin, ata domethënë janë, apo çdo force politike, nga mendësia u takon të jenë hitlerianë, enveristë, janë të paguar.
Ata ia kanë falur shpirtin mafies për të thënë gjëra që s'mund të imagjinohen. Po këta janë pakicë. Këto nuk kanë asnjë vlerë dhe ne tek ne nuk kanë asnjë ndikim. Kështu që këtë të shtunë, përpjekjet të jashtëzakonshme për mobilizimin më maksimal tonin. Ndërkohë në rrethe do të nxisni çdo lloj proteste kundër këtij regjimi. Nuk mund të ketë paqe për narko-diktatorin e vetëm në Europë, Edi Rama. Asnjë ditë.
Sot më shumë se kurrë, Partia Demokratike duhet të qëndrojë në këmbë. Unë e kuptoj vijnë dhe më thonë me të drejtë drejtues që demokratët janë lodhur, ne në këtë jemi lodhur. Janë lodhur, s'ka diskutim. Por kilometri i fundit, edhe një herë mos harrojmë, më i lodhshmi është gjithmonë kilometri i fundit. Po këtë kilometër do ta bëjmë dhe do ecim të sigurt drejt fitores./Dosja.al
sali berisha
Politike
4 November 2026, 20:53
E. D
TIRANË- Kryebashkikau Erion Veliaj ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama se ndërhyn te prokurorët për të p&e...
Politike
4 November 2026, 20:01
"Kishte mjaft, jo pak, që shtronin pyetjen, pse të shkojmë ne atje, ku hedhin parrulla. Ne ishim shumë të hapur, shum&...
Politike
4 November 2026, 19:51
G.M
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka komentuar protestën e zhvilluar nga të rinjtë, duke akuzuar disa individ&...
Politike
4 November 2026, 19:41
G.M
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryeministrit Rama, duke e cilësuar qeverisjen e tij si...
Politike
4 November 2026, 19:35
G.M
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Rama se po e shndërron Shqipërin&e...
Politike
4 November 2026, 19:10
E. D
TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar, Erion Veliaj, ka folur në shënimet e tij nga qelia edhe për urdhërin që mori nga kryministri E...
Politike
4 November 2026, 18:28
E. D
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke shprehur kundërshtimin e tij ...
Politike
4 November 2026, 17:43
E. D
BRUKSEL- Raporti i Progresit për Shqipërinë i publikuar nga Komisioni Evropian vlerson zhvillimet në sektorin ekonomik dhe financiar, ...
Politike
4 November 2026, 16:59
E. D
TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për forcimin e mbrojtje...
Politike
4 November 2026, 16:55
E. D
Marta Kos
BRUKSEL- Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka folur për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë...