4 November 2026, 19:41
Nga G.M
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryeministrit Rama, duke e cilësuar qeverisjen e tij si një narkoshtet dhe duke e akuzuar se ka zëvendësuar shtetin ligjor me atë që ai e quan “shteti i mafies”. Në takimin me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, Berisha dënoi ato që i cilësoi 'qëndrime autoritare' ndaj fjalës së lirë dhe debatit publik, duke pretenduar se synojnë të mbrojnë kryeministrin.
Ai deklaroi se themelet e pushtetit janë më të lëkundura se kurrë dhe e krahasoi regjimin e Tiranës me atë të Beogradit. Kreu i demokrateve, kujtoi gjithashtu protestat e zhvilluara kundër qeverisë, të cilat i cilësoi si më të mëdhatë në historinë e Shqipërisë, duke akuzuar Ramën për zhvillimin e zgjedhjeve të manipuluara dhe për largimin e qytetarëve nga vendi.
"Unë dënoj me forcën më të madhe këto qëndrime autoritare, diktatoriale, mafioze, të pakonceptueshme ndaj fjalës së lirë, ndaj debatit në mbrojtje të kreut të organizatës kriminale, në mbrojtje të Edi Ramës, i cili është autor krimesh monstruoze, i cili Shqipërinë, vend anëtar të NATO-s, Shqipërinë, vend me orientim të fuqishëm europian, shtetin ligjor e zëvendësoi me shtetin e mafies, me narkoshtetin dhe po e zbraz çdo muaj e më shumë. Por, në qoftë se Edi Rama dhe mafia e pushtetit vendosin në këtë vend për çdo gjë, falë përkushtimit të madh të demokratëve dhe të qytetarëve shqiptarë, themelet e narkoshtetit janë të lëkundur sot më shumë se kurrë.
Sot ka një regjim në shkërmoqje në Europë që po ndjek hap pas hapi regjimin e Beogradit, dhe ky është regjimi i Tiranës. Dhe këtu, kanë një meritë të madhe të gjithë ata që qëndruan, nuk u përkulën. Të gjithë ata që me protestat e tyre, dëshmuan se Edi Rama nuk zhvillon zgjedhje të lira por farsë elektorale. Miqtë tanë në Europë dhe në botë, të cilët e gozhduan atë, e damkosën atë në një seri rezolutash të organizatave partiake më të fuqishme ndërkombëtare, në të cilat edhe ne jemi të anëtarësuar. Pikërisht, në sfondin e zëvendësimit të shtetit ligjor me narkoshtetin, në sfondin e vjedhjes dhe plaçkitjes së shqiptarëve më shumë se çdo pushtim tjetër, e varfërimit dhe mjerimit të tyre, në sfondin de fakto të dëbimit të tyre nga Shqipëria me kushtet, për kushtet e kalkuluara. Shpërtheu në fillim të qershorit, protesta popullore më e madhe, më gjigante, më e bukur, më madhështore që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj. Dhjetëra, qindra mijëra shqiptarë nga të katër anët e Shqipërisë, por edhe të dheut, mbushën rrugët dhe sheshet e Tiranës kundër narkoregjimit, kundër kreut të organizatës kriminale dhe narkoqeverisë së tij," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
4 November 2026, 19:35
G.M
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Rama se po e shndërron Shqipërin&e...
Politike
4 November 2026, 19:10
E. D
TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar, Erion Veliaj, ka folur në shënimet e tij nga qelia edhe për urdhërin që mori nga kryministri E...
Politike
4 November 2026, 18:28
E. D
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke shprehur kundërshtimin e tij ...
Politike
4 November 2026, 17:43
E. D
BRUKSEL- Raporti i Progresit për Shqipërinë i publikuar nga Komisioni Evropian vlerson zhvillimet në sektorin ekonomik dhe financiar, ...
Politike
4 November 2026, 16:59
E. D
TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për forcimin e mbrojtje...
Politike
4 November 2026, 16:55
E. D
Marta Kos
BRUKSEL- Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka folur për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë...
Politike
4 November 2026, 16:49
G.M
Gazmend Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me raportin e Komisionit Europian pë...
Politike
4 November 2026, 15:57
E. D
Plarent Ndreca
TIRANË- Avokati Plarent Ndreca ka ndarë detaje nga takimi me kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili ndodhet në spitalin e bur...
Politike
4 November 2026, 15:49
E. D
Andreas Schieder
BRUKSEL- Eurodeputeti Andreas Schieder, e ka cilësuar si historik procesin e zgjerimit të BE-së në vendet e Ballkani...
Politike
4 November 2026, 15:40
E. D
Ilaria Salis
BRUKSEL- Eurodeputetja Ilaria Salis ka bërë thirrje që zëri i protestuesve në Shqipëri të dëgjohet dhe ...