4 November 2026, 20:53
Nga E. D

TIRANË- Kryebashkikau Erion Veliaj ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama se ndërhyn te prokurorët për të përcaktuar numrin e akuzave që do të ngrihen ndaj tij dhe vitet e burgut që mund të marrë.
“Çfarë ‘nderi’ duhet t’i njoh KM? Që negocion me prokurorët për sa akuza do kem e sa vite do marr?”, shkruan Veliaj, duke vënë në pikëpyetje rolin e Ramës në çështjen e tij penale.
Akuza e Veliajt është e ngjashme me ato të ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili ka përmendur shpesh herë ndikimin e Ramës në drejtësinë dhe proceset ndaj tij. Një tjetër moment që Veliaj veçon është edhe roli i Kryeministrit Edi Rama si "baba politik" ndaj tij.
“Ça dmth hera e fundit si baba? Kërcënim?”, shkruan Veliaj.
Në reagimin e tij, ai ndalet edhe te akuzat për organizimin dhe financimin e protestave pranë Bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku mohon të ketë pasur rol në organizimin e tyre, duke hedhur poshtë pretendimet se qëndron pas protestave të studentëve apo grupit të quajtur “Flamingot”.
“Nuk i organizoj protestat, po as nuk më intimidon dot me këto sajesa që i përbuz me neveri”, shprehet ai.
Veliaj kundërshton gjithashtu pretendimet se nga burgu mund të organizonte veprime kundër rendit kushtetues, duke ironizuar edhe akuzat për terrorizëm. Në një pjesë tjetër, veliaj thumbon socialistët, duke thënë se gjatë protestave dhe episodeve të dhunës ndaj Bashkisë së Tiranës është i lënë vetëm nga drejtuesit politikë dhe qeveritarë.
Ai rikthehet te periudha kur, sipas tij, Bashkia u përball me dhunë për 54 javë, duke theksuar se në atë kohë nuk i kishte akuzuar bashkëpunëtorët e tij politikë, pavarësisht sulmeve me molotovë ndaj godinës.
“Unë isha aty në 21 janar, aty për grevën e urisë, aty në ‘28 janar’ dhe verën e vitit 2011 me R. e lanë të gjithë vetëm”, shkruan Veliaj, duke iu referuar edhe periudhës së bashkëpunimit të tij politik me Ramën.
Reagimi i Erion Veliajt:
Përgjigjet e mia: TG
1 – Transferim si “nder” + protestat
– E kuptoj që je veç lajmësi, jo autori – s’të vë faj ty, mbetesh miku im, pavarësisht rolit.
– Turp që KM merret vetë me internimet.
– Nëse R. mendon se duke më larguar dhe izoluar nga familja bëhet i madh – he belittles himself – dhe gardianët në burgje e tallin.
– Bëtë goditje të madhe, për të dalë kaq të vegjël, pity.
– Më çoni dhe në Spaç po deshët, nuk përkulem e nuk shantazhohem.
– Çfarë “nderi” duhet t’i njoh KM? Që negocion me prokurorët për sa akuza do kem e sa vite do marr?
– Ç’a dmth hera e fundit si baba? Kërcënim?
– Kjo e prok që thua “duan të më hanë të gjallë, e më duan të vdekur” është turp për ju që bëni këto muhabete
– Nuk jam organizator e financues as i Flamingove, as studentëve – këto janë gjepura si në kohë të Enverit! Ku është katandis shteti, gjeti armikun e brendshëm
– Kur ruaja unë Tiranën nga dhuna 54 javë digjej bashkia s’ju akuzoja ju dhe pse digjej BT me molotovë e s’lëvizi gishtin kush.
– Si mund të rrëzoj rendin kushtetues nga burgu? A jeni në vete apo e thoni të qetësohet KM? I kuptoni fjalët që thoni? Ju paska thënë dhe terrorizëm! HAHA
– Unë nuk i bie shtëpisë sime me gurë. PS jo e jo, po flas Tiranën. Jam marrë me çdo semafor, pllakë në shesh, sinjalistikë etj. më dhemb më shumë se të gjithë ju bashkia.
– Po ju s’keni nga ta dini, keni një qeveri ku asnjë ministër s’ka bërë një ditë opozitë.
– Unë isha aty në 21 janar, aty për grevën e urisë, aty në “28 janar” (e di KM sh mirë), e verën 2011 me R e lanë të gjithë vetëm.
– Ku ishin këta sot ministra? Ndaj e kanë kollaj ta gjënjejnë e helmojnë, me “armiq të brendshëm” se s’kanë as memorie, sillen si palaçot tek “rrobat e mbretit”
– Bëra dy postime politike vetëm – 1 për Hashën dhe UÇK + 1 për Vuçiçin. Nuk flisni me mua 20 muaj e ju kap tartakuti e merreni me birucat. I qëndroj postimeve, ju merruni me birucat.
– Përgjigja për KM është: Nuk i organizoj protestat, po as nuk më intimidon dot me këto sajesa që i përbuz me neveri. Fuckin’ grow up, ku ju del koha të merreni.
– Jo këtu, po në Spaç të më çoni 100 vjet nuk më përkulni dot. Ta harrojë R.
2
– Nuk e delegoj BT. E delegova 18 muaj. Mandatin ma dha GJK dhe populli i majtë e qytetar 160 mijë vota
– 0 shkolla
– 0 pemë të mbjella
– 0 investime të reja
– 0 vendime të rëndësishme
– 0 kredi të lëshuara, madje humbëm dhe Katarin te Bulevardi Ri, dhe BEI te Lana
– Në pak javë që e mora u zhbllokuan 6 shkolla në shtator, +1500 kredi të buta
– Jo se jam më i afti, po se jam zgjedhur, ndaj dhe më i përgjegjshëm
– KM premtoi do merrej vetë, po plehrat u bënë mullar, ikën socialistët dhe sollët Dash Sulën e vogël që vinte gjoba. Pse mbaruan njerëzit që sollën fitoret me PS?
– Riktheva Bashkinë te Socialistët e qytetarët; Etleva 24 karat socialiste e jona, e ndershme e aftë.
– Sadi ish prefekt e deputet socialist, me kontribute si tironc e në PS.
– Sarën që fëmijë e kam pasur në FRESSH – ka dhënë vitet më të mira në PS+BT
– PS nuk rritet nga skorjet që hedh saliu, po nga promovimi i të rinjve brenda e jashtë PS
– Ndaj hajt ta promovojmë Arbrin, s’është djalë i keq, por delegimin nuk e bëj më
– Fool me once, shame on you, Fool me twice, shame on me
3
Përgjigja për Plaron
– 20 muaj s’më latë asnjë këshilltar tjetër. Ti vetë vjen pas 2 vjetësh. Me kë të këshillohem unë? Me muret?
– A më thua që KM cakton birucat, takimet, vizitat në spital? Ç’a më thua këshillohu?
– A ju shkruajti në chat grupe për Etjenin, mos u merrni?
– Plaro m’u bë shok, mik e avokat. Para vakisë ishim bashkëpunëtorë, po ngaqë ju ikët a s’ju la udhëheqësi, mbeta veç me Plaron e tani them më mirë 1 Ii saktë se 1000 servilë kot.
– 24:00 e mbyllëm. Më solli dy libra e falenderova, ai u largua me drejtorin, unë u riktheva në qeli me paterica.
– I urova të mira e të fala, po nuk pranoj afera të paligjshme./Dosja.al
erion veliaj
Politike
4 November 2026, 20:01
"Kishte mjaft, jo pak, që shtronin pyetjen, pse të shkojmë ne atje, ku hedhin parrulla. Ne ishim shumë të hapur, shum&...
Politike
4 November 2026, 19:51
G.M
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka komentuar protestën e zhvilluar nga të rinjtë, duke akuzuar disa individ&...
Politike
4 November 2026, 19:41
G.M
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryeministrit Rama, duke e cilësuar qeverisjen e tij si...
Politike
4 November 2026, 19:35
G.M
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Rama se po e shndërron Shqipërin&e...
Politike
4 November 2026, 19:10
E. D
TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar, Erion Veliaj, ka folur në shënimet e tij nga qelia edhe për urdhërin që mori nga kryministri E...
Politike
4 November 2026, 18:28
E. D
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke shprehur kundërshtimin e tij ...
Politike
4 November 2026, 17:43
E. D
BRUKSEL- Raporti i Progresit për Shqipërinë i publikuar nga Komisioni Evropian vlerson zhvillimet në sektorin ekonomik dhe financiar, ...
Politike
4 November 2026, 16:59
E. D
TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për forcimin e mbrojtje...
Politike
4 November 2026, 16:55
E. D
Marta Kos
BRUKSEL- Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka folur për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë...
Politike
4 November 2026, 16:49
G.M
Gazmend Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me raportin e Komisionit Europian pë...