Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në aksion morën pjesë autoritetet e 14 shteteve, mes tyre Shtetet e Bashkuara, Australia, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania.
SHBA- Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të drogës dhe aktiviteteve kriminale në internetin e errët ka përfunduar me 354 arrestime në 14 vende të botës. Gjatë aksionit janë sekuestruar më shumë se 5.8 ton drogë, 152 armë zjarri, si dhe para të gatshme dhe kriptovaluta me vlerë rreth 150 milionë euro.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, operacioni, i koduar “TorNado”, u koordinua nga Europoli dhe u zhvillua nga maji 2025 deri në tetor 2026, duke përfshirë qindra ndërhyrje policore në disa kontinente. Në aksion morën pjesë autoritetet e 14 shteteve, mes tyre Shtetet e Bashkuara, Australia, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania. Numri më i madh i arrestimeve u regjistrua në SHBA, me 132 persona, e ndjekur nga Britania e Madhe me 59, Hungaria me 45, Gjermania me 41 dhe Franca me 23 të arrestuar. Këto pesë vende përbënin 300 nga 354 arrestimet gjithsej.
Mbi 5.8 ton drogë dhe 150 milionë euro të sekuestruara
Gjatë operacionit, autoritetet evropiane sekuestruan afro një ton substanca të paligjshme, kryesisht amfetamina, ketaminë, MDMA, kokainë dhe kanabis. Në Shtetet e Bashkuara u sekuestruan edhe më shumë se 4.8 ton drogë, 152 armë zjarri dhe para të gatshme e kriptovaluta me vlerë të përgjithshme prej 150 milionë eurosh. Hetimet u përqendruan jo vetëm te blerësit dhe përdoruesit e platformave të paligjshme, por edhe te shitësit kryesorë dhe personat që organizonin rrjetet ndërkombëtare të trafikut.
Autoritetet paralajmërojnë se, pavarësisht goditjeve të fundit, tregjet kriminale në internetin e errët vazhdojnë të përshtaten dhe të gjejnë mënyra të reja për të vijuar aktivitetin e tyre. Një vëmendje e veçantë gjatë operacionit iu kushtua edhe trafikimit të fentanilit dhe substancave të tjera me rrezik të lartë për jetën, të cilat shiten përmes platformave të fshehta online./Dosja.al
foto ilustruese VENEZUELA- Më shumë se 12 miliardë dollarë të ardhura nga burimet natyrore të Venezuelës janë a...
Microsoft SHBA- Microsoft po përballet me një ndërprerje të gjerë teknike që ka prekur përdoruesit në të...
NVIDIA SHBA- Investitorët e vegjël në Wall Street kanë reaguar menjëherë pas lajmit për largimin e Jensen Huang nga ...
Pamje nga takimi Në bisedën me Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Moskë, kreu i Kremlinit tha, se për Rusinë ekziston vetëm...
pamje GUINE- Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në përleshjet e dhunshme mes minatorëve të arit dhe forcave...
Foto ilustruse KILI- Qeveria e presidentit José Antonio Kast në Kili ka arritur një marrëveshje me sindikatat e transportit, duke i...
pamje KOLUMBI- Një video nga konkursi i bukurisë Miss Kolumbia ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi kandidatja J...
Rusell Brand LONDËR- Aktori dhe komediani britanik Russell Brand po përballet me një realitet krejtësisht të ndryshëm nga...
Alice Huang SHBA- Pyetja e... një trilioni në skandalin e Nvidia është, për kë punonte Alice Huang ? Me Pekinin që ...
Huang dhe Trump SHBA-Donald Trump ndërhyri për të shpëtuar kreun e Nvidia-s, Jensen Huang, duke i kërkuar të luftonte p&e...