13 November 2026, 08:17
Nga G.M
NVIDIA
SHBA- Investitorët e vegjël në Wall Street kanë reaguar menjëherë pas lajmit për largimin e Jensen Huang nga drejtimi i Nvidia-s, duke blerë aksione me vlerë 111 milionë dollarë vetëm në 30 minutat e para të tregtimit. Pavarësisht panikut fillestar dhe rënies së fortë të çmimit, shumë prej tyre po vënë bast për rimëkëmbjen e kompanisë.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, aksionet e Nvidia-s pësuan një rënie të ndjeshme, duke regjistruar humbje deri në 14.3% gjatë sesionit të tregtimit. Megjithatë, pas ndërhyrjes së investitorëve individualë, humbjet u ngushtuan në rreth 4.3%. Blerjet neto prej 111 milionë dollarësh përbëjnë fluksin më të madh të regjistruar ndonjëherë në gjysmën e parë të një sesioni tregtar për kompaninë. Shuma ishte më shumë se 40 herë më e lartë se niveli i zakonshëm.
Interesi i investitorëve ishte rritur edhe gjatë ditëve të mëparshme. Që nga e mërkura, Nvidia kishte përthithur 61% të totalit të blerjeve neto të investitorëve amerikanë me pakicë në aksione dhe fonde të tregtuara në bursë (ETF). Lëvizjet e forta në aksionet e Nvidia-s ndikuan edhe në tregun më të gjerë të teknologjisë, veçanërisht në sektorin e inteligjencës artificiale dhe atë të qendrave të të dhënave. Megjithatë, pavarësisht pasigurisë së krijuar nga largimi i drejtuesit të kompanisë, investitorët individualë duket se po e shohin rënien e çmimit si një mundësi për të blerë aksione me pritshmërinë e një rikuperimi të ardhshëm./Dosja.al
NVIDIA
Bota
13 November 2026, 08:17
E.d
Pamje nga takimi
Në bisedën me Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Moskë, kreu i Kremlinit tha, se për Rusinë ekziston vetëm...
Bota
13 November 2026, 08:15
G.M
pamje
GUINE- Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në përleshjet e dhunshme mes minatorëve të arit dhe forcave...
Bota
13 November 2026, 08:12
E.d
Foto ilustruse
KILI- Qeveria e presidentit José Antonio Kast në Kili ka arritur një marrëveshje me sindikatat e transportit, duke i...
Bota
13 November 2026, 08:12
G.M
pamje
KOLUMBI- Një video nga konkursi i bukurisë Miss Kolumbia ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi kandidatja J...
Bota
13 November 2026, 08:08
G.M
Rusell Brand
LONDËR- Aktori dhe komediani britanik Russell Brand po përballet me një realitet krejtësisht të ndryshëm nga...
Bota
13 November 2026, 08:05
G.M
Alice Huang
SHBA- Pyetja e... një trilioni në skandalin e Nvidia është, për kë punonte Alice Huang ? Me Pekinin që ...
Bota
13 November 2026, 08:02
G.M
Huang dhe Trump
SHBA-Donald Trump ndërhyri për të shpëtuar kreun e Nvidia-s, Jensen Huang, duke i kërkuar të luftonte p&e...
Bota
13 November 2026, 07:57
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se dëshiron të përfundojë çështjen e Kubës përpara ja...
Bota
13 November 2026, 07:55
G.M
Microsoft Teams
SHBA- Një ndërprerje e gjerë e shërbimeve të Microsoft ka shkaktuar probleme për përdoruesit në dhjet&...
Bota
13 November 2026, 07:53
G.M
pamje
SHBA- Qyteti i New Yorkut është në zi pas tragjedisë që u mori jetën tetë personave, mes tyre prindër, fëmi...