LIVE UPDATES
Politike

PD hap garën për zgjedhjet vendore, kërkon kandidatë mes protestuesve, afati për propozimet deri më 30 nëntor

Procesi do të zhvillohet në të gjitha degët e PD-së dhe do të përfshijë jo vetëm anëtarësinë dhe strukturat e partisë, por edhe mbështetësit, simpatizantët, shoqërinë civile, akademikët, profesionistët dhe komunitetet lokale.

12 November 2026, 15:26 Nga E. D
PD hap garën për zgjedhjet vendore, kërkon kandidatë mes
Partia Demokratike

TIRANË- Partia Demokratike kërkon të afrojë figura të reja nga protestat, studentët dhe pedagogët për t’i përfshirë në garën për kryetarë bashkie në zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Përmes një udhëzimi të firmosur nga Kryedemokrati Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, selia blu u ka kërkuar degëve në të gjithë vendin të nisin mbledhjen e propozimeve për kandidatët e ardhshëm.

Në fokus të këtij procesi janë edhe emrat që vijnë nga lëvizjet qytetare dhe protestat e fundit, me PD-në që synon të identifikojë figura me integritet, kurajë qytetare dhe angazhim në kauza publike. Udhëzimi parashikon që propozimet të mos kufizohen vetëm te anëtarësia dhe strukturat e partisë. Po ashtu, degëve u kërkohet të zhvillojnë një dialog të gjerë me studentët, pedagogët, shoqërinë civile, profesionistët e lirë, sipërmarrësit dhe komunitetet lokale.

Më tej në dokument theksohet se në kushtet e protestave dhe pakënaqësisë shoqërore, përgjigjja politike e opozitës duhet të jetë hapja ndaj shoqërisë dhe përfshirja e personave që kanë treguar angazhim qytetar. Procesi do të zhvillohet në të gjitha degët e Partisë Demokratike, ndërsa afati përfundimtar për dorëzimin e propozimeve është 30 nëntori 2026.

Kandidaturat do të kalojnë më pas në vlerësimin e një Komisioni Seleksionimi me pesë anëtarë, i cili do t'i rekomandojë Kryesisë së PD-së emrat që plotësojnë kriteret e përcaktuara. Ndërkohë, deputetët e Partisë Demokratike dhe kryetarët aktualë të bashkive konsiderohen të kualifikuar automatikisht për fazat e mëtejshme të procesit.

UDHEZIMI I PLOTE:

Drejtuar: Kryetarëve dhe strukturave drejtuese të Degëve të Partisë Demokratike

Zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor zhvillohen pas miratimit të njëanshëm të Reformës Territoriale nga Partia Socialiste, e cila shkriu 15 bashki duke reduktuar hartën në 46 bashki, në kundërshtim me kërkesat e të gjithë komuniteteve vendore, të konsultimeve publike, të demokracisë vendore, të standardeve të Bashkimit Evropian, pa i dhënë asnjë zgjidhje problemeve të thella që ka shkaktuar reforma territoriale e vitit 2014. Kjo “reformë territoriale” shërben vetëm për konsolidimin e pushtetit politik të Partisë Socialiste dhe asgjëson përfaqësimin e komuniteteve, në kushtet e një shpopullimi dramatik të vendit.

Përgjigjia jonë politike, në mes të protestave më të fuqishme shoqërore që kanë tronditur thellë regjimin, është hapja e plotë ndaj shoqërisë, duke fokusuar punën e strukturave në identifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë me integritet të lartë moral, profesional e qytetar, në çdo komunitet vendor.

Për sa më sipër, me qëllim garantimin e një procesi sa më të hapur, transparent dhe gjithëpërfshirës për evidentimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave më cilësore dhe përfaqësuese për Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore, të nisë procesi i mbledhjes së propozimeve të kandidaturave për kryetarë bashkie në të gjitha degët e Partisë Demokratike.

Për këtë,

UDHËZOJ:

NISJA E PROCESIT DHE MËNYRA E EVIDENTIMIT TË KANDIDATURAVE
Nisjen e procesit të mbledhjes së propozimeve të kandidaturave për pushtetin vendor, të cilat do të përfaqësojnë Partinë Demokratike në zgjedhjet vendore të datës 9 maj 2027.

Të gjitha Degët e PD-së të nisin menjëherë procesin e marrjes së mendimeve dhe propozimeve nga anëtarësia dhe strukturat e PD-së, sipas parashikimit statutor të nenin 12, pika 1 e Statutit të PDSH-së;

Me qëllim realizimin e një procesi sa më të hapur dhe gjithëpërfshirës, përveç propozimeve politike që si rregull përfshijnë anëtarë dhe drejtues të strukturave të Partisë Demokratike, anëtarët dhe strukturat drejtuese duhet të angazhohen nëpërmjet një dialogu të hapur e intensiv me mbështetësit dhe simpatizantët e Partisë Demokratike dhe komunitetin në tërësi, me trupën e pedagogëve dhe botën akademike, studentët dhe shoqërinë civile, profesionistët e lirë, sipërmarrjen e ndershme, të përndjekurit politikë dhe pronarët, si dhe organizatat jofitimprurëse, për mbledhjen e mendimeve dhe propozimeve me qëllim evidentimin e personave me integritet, kurajë qytetare dhe kapacitete të spikatura në mbështetje të kauzave publike, objektivave dhe programit të PD-së.

Në bashkitë që preken drejtpërdrejt nga ndryshimet e hartës së re territoriale dhe shkrirja e 15 bashkive ekzistuese, degët përkatëse të Partisë Demokratike bashkërendojnë punën dhe organizojnë konsultime të posaçme me banorët dhe strukturat e njësive të shkrira. Qëllimi i këtij bashkërendimi është të garantohet që zëri, interesat dhe përfaqësimi dinjitoz i këtyre komuniteteve të mos cenohet nga harta politike e mazhorancës, por të jetë faktor përcaktues në identifikimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave përfaqësuese për bashkinë përkatëse.

Deputetët e Partisë Demokratike dhe kryetarët e bashkive në detyrë nuk i nënshtrohen procesit të seleksionimit dhe përzgjedhjes paraprake; ata konsiderohen të kualifikuar drejtpërdrejt për fazat e mëtejshme të procesit të përzgjedhjes.

PROFILI DHE KRITERET PËR KANDIDATËT
Propozimet duhet të përfshijnë personalitete publike dhe individë të spikatur nga të gjitha fushat e jetës dhe shtresat shoqërore, me integritet të lartë politik ose profesional, me reputacion të pacenuar moral, me kontribute të njohura profesionale dhe me angazhim aktiv qytetar në mbrojtje të interesit publik, luftës kundër korrupsionit dhe të drejtave të komunitetit, të cilët gëzojnë respekt, besim dhe mbështetje të gjerë në bashkinë ku jetojnë e punojnë.

Kandidatët që propozohen për t’u kualifikuar në procesin e përzgjedhjes duhet të plotësojnë këto kritere:

a) Të mos ndodhen në kushtet e pazgjedhshmërisë në një funksion publik, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar;
b) Deri në datën 02.07.1991, të mos kenë qenë anëtarë ose kandidatë të Byrosë Politike, anëtarë të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, anëtarë të Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetarë të Gjykatës së Lartë, Prokurorë të Përgjithshëm, kryetarë të Hetuesisë së Përgjithshme, anëtarë të Këshillit të Ministrave, kryetarë të Degëve të Punëve të Brendshme, punonjës të organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtorë
të ish-Sigurimit të Shtetit apo të favorizuar, anëtarë të Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokurorë apo gjyqtarë në procese politike;

c) Të jenë aktivë në jetën publike dhe qytetare, duke mbrojtur me vendosmëri interesin publik, të drejtat e komuniteteve lokale, si dhe vlerat dhe parimet e PDSH-së;
d) Të kenë dhënë kontribut në fushatat elektorale për Partinë Demokratike ose të kenë spikatur në kauza publike, lëvizje qytetare, studentore, akademike apo komunitare në mbrojtje të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së pastër;
e) Të kenë kryer arsimin e lartë;
f) Të mos kenë në fuqi masa disiplinore për shkelje të Statutit të PDSH-së, Rregullores së Brendshme dhe Kodit të Sjelljes së Mirë, Etikës dhe Integritetit të PDSH-së.
III. DOKUMENTACIONI DHE PROCEDURA E VERIFIKIMIT

Çdo kandidat i propozuar ose i vetëpropozuar që shpreh interesin për të qenë pjesë e procesit të përzgjedhjes, duhet të paraqesë pranë Sekretariatit Organizativ dhe të Burimeve Njerëzore të PDSH-së dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Një kërkesë formale ku shpreh vullnetin e tij/saj për të kandiduar, duke specifikuar qartë bashkinë/zonën ku dëshiron të garojë;
b) CV të shkurtër profesionale, politike dhe të angazhimit publik/qytetar të përditësuar;
c) Formularin e vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës, sipas formatit të KQZ-së;
d) Vetëdeklarim se nga data 29.11.1944 deri në 02.07.1991 nuk ka mbajtur asnjë nga funksionet e përcaktuara në Kreun II, pika 2, shkronja “b” të këtij udhëzimi;
e) Vetëdeklarim kur ai është anëtar i PDSH se ndaj tij/saj nuk ka masa disiplinore në fuqi për shkelje të Statutit, Rregullores së Brendshme dhe Kodit të Sjelljes së Mirë, Etikës dhe Integritetit të PDSH-së.
Vlerësimi i përmbushjes së kushteve dhe kritereve të kandidatëve të propozuar kryhet nga Komisioni i Seleksionimit të Kandidaturave (KSK), sipas nenit 12, pika 1 e Statutit të PDSH-së. Komisioni përbëhet nga të paktën 5 anëtarë, të cilët janë figura me një karrierë të gjatë në PD, jashtë kushteve të konfliktit të interesit, apo me angazhim të spikatur në shoqërinë civile ose botën akademike.

KSK vepron në mënyrë të pavarur nga organet drejtuese të Partisë dhe i nënshtrohen vetëm rregullave të përcaktuara në Statut apo aktet nënligjore të miratuara në përputhje me të.

Pas mbylljes së fazës së propozimeve dhe dorëzimit të aplikimeve, KSK shqyrton dokumentacionin brenda 15 ditëve sipas metodologjisë së miratuar dhe i rekomandon Kryesisë së PDSH-së listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret dhe kushtet statutore.

RREGULLAT ORGANIZATIVE DHE KONFLIKTI I INTERESIT NË DEGË
Kur kryetari ose sekretari i degës propozohet dhe pranon të jetë kandidat për zgjedhjet e pushtetit vendor, detyrat përkatëse në degë ushtrohen nga nënkryetari i degës, në përputhje me parashikimet e Nenit 40, pika 1 të Statutit të PDSH-së.

Në bashkitë që mbulohen nga më shumë se një degë e PDSH-së, si dhe në bashkitë ku janë bashkuar njësi të reja pas riorganizimit territorial, strukturat drejtuese të degëve përkatëse bashkërendojnë ngushtësisht procesin e konsultimeve për të garantuar gjithëpërfshirje dhe përfaqësim të drejtë të çdo komuniteti.

Drejtuesit e strukturave të Partisë, në qendër dhe në nivel baze, kujdesen që procesi i propozimeve dhe konsultimeve të jetë i lirë, i ndershëm, asnjanës dhe i barabartë, duke shmangur çdo ndikim të njëanshëm mbi anëtarësinë dhe duke garantuar trajtim të barabartë e hapësirë të plotë për çdo kandidaturë të propozuar nga partia apo nga komuniteti.

Procesi i mbledhjes së propozimeve duhet të përfundojë brenda datës 30.11.2026.

Propozimet dhe dokumentacioni shoqërues dërgohen në formë shkresore dhe elektronike pranë Sekretariatit Organizativ dhe të Burimeve Njerëzore.

Shkelja e rregullave të parashikuara në këtë udhëzim sjell pasoja disiplinore sipas Statutit në fuqi të PDSH-së, Rregullores së Brendshme si dhe Kodit të Sjelljes së Mirë, Etikës dhe Integritetit të PDSH-së.

Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Sekretariati Organizativ dhe i Burimeve Njerëzore, si dhe kryesitë e degëve të Partisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij Udhëzimi.

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.

AFATET DHE DISPOZITA TË FUNDIT
-Procesi i mbledhjes së propozimeve duhet të përfundojë brenda datës 30.11.2026.

-Propozimet dhe dokumentacioni shoqërues dërgohen në formë shkresore dhe elektronike pranë Sekretariatit Organizativ dhe të Burimeve Njerëzore.

-Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.

-Shkelja e rregullave të parashikuara në këtë udhëzim sjell pasoja disiplinore sipas Statutit në fuqi të PDSH-së, Rregullores së Brendshme si dhe Kodit të Sjelljes së Mirë, Etikës dhe Integritetit të PDSH-së.

-Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Sekretariati Organizativ dhe i Burimeve Njerëzore, si dhe kryesitë e degëve të Partisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij Udhëzimi./Dosja.al

partia demokratike sali berisha flamur noka zgjedhjet vendore të 9 majit 2027

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin