12 November 2026, 14:58
Nga E.d
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se Evropa bëri gabim që ia la negociatat për Ukrainën, presidentit amerikan Donald Trump. Gjatë një deklarate për gazetarët, ai tha se Europa duhet të kishte folur me Rusinë. Më tej, ai tha se Europa nuk ka bërë mirë që ka mbështetur gjithçka vetëm tek armatimet dhe jo tek diplomacia.
Sipas tij, ajo duhet të bëjë Evropa është të kuptojë se ky gabim ka një çmim dhe ky çmim do bëhet gjithmonë e më i lartë dhe i kushtueshëm në qoftë se Evropa nuk zmprapset për të folur me Rusinë. Në fund, ai tha se Shqipëria nuk ka asnjë marrdhënie me Rusinë, që nga vitet 60.
Edi Rama: Nuk duhet t’u takojë amerikanëve, nuk duhet t’u takojë kinezëve dhe indianëve të kenë vend në tryezë për të zhvilluar bisedime me rusët. I takon Evropës të kuptojë se çfarë gabimi të jashtëzakonshëm ka bërë. Dhe e kam thënë edhe më parë, dhe për të qenë i qartë, unë përfaqësoj një vend që nuk ka asnjë marrëdhënie me Rusinë, meqë ra fjala që në vitet ’60 nuk kemi pasur asnjë vizitë nga Kremlini dhe nuk kemi vizituar asnjëherë Kremlinin. Kështu që jam krejt i lirë të them se si evropian ndjehem vërtet shumë i trazuar që Evropa e ka mbështetur gjithçka vetëm tek armatimet dhe jo tek diplomacia.
Dhe ky është një gabim që është bërë dhe tani gjithçka që po ndodh aktualisht është çmimi që po paguajmë për këtë gabim. Dhe nuk më takon mua të ndreq gabimet e të mëdhenjve, të mëdhenjtë janë shumë të mëdhenj për t’u dhënë leksione. Unë përfaqësoj vetëm një vend që ka një peshë të caktuar rreth tryezës.
Unë nuk po sugjeroj asgjë, thjesht po them që nuk duhet të tregojmë me gisht kur gishti tregohet nga Hëna. Çështja është se Evropa e ka jashtëkontraktuar diplomacinë e saj tek Donald Trump dhe ky është rezultati. Kështu që ajo duhet të bëjë Evropa është të kuptojë se ky gabim ka një çmim dhe ky çmim do bëhet gjithmonë e më i lartë dhe i kushtueshëm në qoftë se Evropa nuk zmprapset për të folur me Rusinë, ndërkohë që mbështet Ukrainën sepse ky është cikël i historisë ku Evropa ka qenë e jashtëzakonshme dhe ka bërë atë që duhet bërë. Pra për të mos lënë agresionin që të imponojë vullnetin e vet mizor në Ukrainë./Dosja.al
edi rama
Politike
12 November 2026, 14:40
E.d
Peter Sorensen dhe Albin Kurti
FRANCA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua në Paris me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Koso...
Politike
12 November 2026, 14:32
E.d
Blendi Gonxhja
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin e ri për donacionet dhe sponsorizimet, një nismë që syno...
Politike
12 November 2026, 14:12
E.d
Sofia Moreira de Sousa dhe Ilirjan Celibashi
TIRANA- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa është takua...
Politike
12 November 2026, 13:51
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka mohuar të ketë marrëdhënie biznesi me Jared Kushnerin, duke theksuar se ai është nj&eu...
Politike
12 November 2026, 13:43
E.d
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Rama ka deklaruar ditën e sotme se populli shqiptar i ka dhënë një mandat shumë të fortë p&eu...
Politike
12 November 2026, 13:36
E.d
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka komentuar pritjen me vezë nga disa shqiptarë në Dublin, duke e cilësuar incidentin si pjesë...
Politike
12 November 2026, 13:29
E.d
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Samiti i NATO-s nuk do të zhvillohet në Tiranë në vitin 2027. Gjatë...
Politike
12 November 2026, 13:26
E.d
Genta Vangjeli
TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka denoncuar kontratat e lidhura nga AKSHI për siste...
Politike
12 November 2026, 13:12
E.d
Ilir Meta
TIRANA- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka ngritur akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme, gjate seances gjyqësore...
Politike
12 November 2026, 11:43
E.d
Kristjan Shkreli
TIRANA- Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli rrezikon të dënohet me 1 vit heqje lirie, ...