LIVE UPDATES
Bota

Zelensky do të takohet me emisarin amerikan në Oslo mes tensioneve me Trumpin

Qeveria norvegjeze njoftoi përmes një deklarate se Zelensky do të shkonte në Norvegji më 20 tetor për t’u takuar me presidentin finlandez, Alexander Stubb, dhe kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Store, me qëllim që “përpjekjet diplomatike të marrin një qasje më konstruktive”.

20 October 2026, 15:00 Nga G.M
Zelensky do të takohet me emisarin amerikan në Oslo mes tensioneve me
Emisarët amerikanë, Jared Kushner dhe Steve Witkoff dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev më 6 shtator 2026.

Qeveria norvegjeze njoftoi përmes një deklarate se Zelensky do të shkonte në Norvegji më 20 tetor për t’u takuar me presidentin finlandez, Alexander Stubb, dhe kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Store, me qëllim që “përpjekjet diplomatike të marrin një qasje më konstruktive”.

“Ukraina ka kërkuar që të dërguarit e posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, t’u bashkohen takimeve”, tha Store. Në deklaratë u shtua se Witkoff do të udhëtojë drejt Oslos, ndërsa Kushner, i cili është i sëmurë, do të marrë pjesë përmes video-lidhjes.

Zelensky do të takohet po ashtu me mbretin e Norvegjisë dhe do të vizitojë Parlamentin e vendit, thuhet në deklaratë. Në shumicën e bisedimeve mes SHBA-së dhe Ukrainës kanë marrë pjesë Witkoff dhe Kushner, si dhe negociatorë të caktuar nga Zelensky, por jo vetë presidenti ukrainas. As Zelensky dhe as presidenti rus, Vladimir Putin, nuk kanë marrë pjesë në bisedime të drejtpërdrejta mes Ukrainës dhe Rusisë, që kanë për synim përfundimin e luftës.

Takimet në Oslo mbahen në një kohë tensionesh mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe udhëheqësit ukrainas. Trump sugjeroi se Zelensky nuk duhet të përfshihet në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit në shkallë të plotë që Rusia nisi kundër shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022. Ky është deklarimi i tij i fundit që shpreh dyshime për përkushtimin e Zelenskyt ndaj përpjekjeve për arritjen e paqes.

“Sinqerisht, mendoj se ka ardhur koha që dikush tjetër të negociojë në emër të Ukrainës”, tha Trump.

Trump mbron lehtësimin e disa sanksioneve ndaj Rusisë

Këto deklarata vijnë mes shqetësimeve në Ukrainë për një sërë hapash që, sipas Zelenskyt, do të ishin në favor të Putinit. Gjatë dy javëve të fundit, Trump ka njoftuar për një marrëveshje që nxit eksportet ruse të naftës dizel dhe ka hequr përkohësisht sanksionet që pritej të hynin në fuqi në bazë të një ligji që ai nënshkroi muajin e kaluar.

Trump tha po ashtu më 19 tetor se është i hapur për një takim trepalësh me Putinin dhe udhëheqësin kinez, Xi Jinping, në margjinat e samitit APEC që do të mbahet muajin e ardhshëm në Kinë.

“Nëse presidenti Xi dëshiron ta zhvillojë, unë do ta zhvilloja”, tha Trump. Megjithatë, udhëheqësi amerikan shtoi se qëllimi kryesor i takimit do të ishte diskutimi i “armëve bërthamore dhe çarmatimit bërthamor”, e jo i luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

“Do ta bëja, jo aq shumë për Ukrainën, sepse Rusia, sinqerisht, është sjellë mirë në lidhje me Ukrainën. Nuk ka bërë shumë”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet nëse do të merrte pjesë në një takim me Putinin dhe Xinë për të diskutuar Ukrainën.

Para vizitës së tij në Oslo, Zelensky tha se ka zhvilluar një bisedë “substanciale” dhe “konstruktive” me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Zelensky tha se diskutoi për disa çështje, përfshirë raketat për pengimin e raketave balistike, sistemet e paralajmërimit të hershëm për sulmet ruse me raketa balistike, si dhe për situatën lidhur me sistemet satelitore të komunikimit Starlink dhe Starshield.

"Jam mirënjohës për gatishmërinë e tij për të ndihmuar dhe për qëndrimin e tij të qartë”, shkroi Zelensky në një postim në X më 20 tetor.

Ndërkohë, Rusia vazhdoi sulmet ndaj Ukrainës, duke vrarë të paktën tre persona në rajonin e Kievit dhe duke plagosur disa të tjerë. Trupat e viktimave u gjetën teksa ekipet e emergjencës po luftonin me një zjarr në një objekt për prodhim dhe magazinim jashtë kryeqytetit ukrainas, shkroi në Telegram Tymur Tkachenko, guvernatori ushtarak i rajonit.

Në një sulm tjetër, një dron rus goditi pranë autostradës Kiev-Odesa, duke vrarë tre persona dhe plagosur katër të tjerë, sipas raportimeve paraprake që thirreshin në informacione të zyrës së prokurorit të rajonit të Kievit dhe autoriteteve rajonale. Autoritetet thanë se po verifikojnë numrin e viktimave dhe të plagosurve.

Sulme me dronë u raportuan po ashtunë rajonet e Harkivit, Sumit, Odesës dhe Dnipropetrovskut, si dhe në rajonet Hmelnitski, Ternopil dhe Lviv, në perëndim të Ukrainës. Gjatë natës, forcat ruse sulmuan tri objekte energjetike në rajonin e Odesës, njoftoi më 20 tetor kompania energjetike në Ukrainë DTEK, duke shtuar se pas sulmit më shumë se 30.000 familje mbetën pa rrymë.

Ndërkohë, kanalet monitoruese në Telegram, duke cituar banorë lokalë, raportuan se një depozitë e karburantit dizel mori flakë pasi dronë ukrainas goditën një objekt nafte në rajonin Tambov të Rusisë. Ushtria ruse e ka konfirmuar menjëherë sulmin e raportuar, por tha se forcat e saj të mbrojtjes ajrore kanë penguar dhe shkatërruar 136 dronë ukrainas, përfshirë disa mbi rajonin Tambov./REL

Steve Witkoff Jared Kushner

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin