9 November 2026, 12:43
Nga E.d
Foto ilustruse
VLORA- Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve për Rajonin e Vlorës ka reaguar pas rastit të helmimit të fëmijëve në kopështin nr.10. Në lidhje me këtë rast, dyshohet se helmimi i vogëlushëve ishte shkaktuar nga uji i kontaminuar. Pas kësaj ka ardhur edhe reagim i UKRV, e cila bën me dije se analizat fiziko-kimike të ujit rezultojnë brenda normave, pa prani amoniaku dhe nitritesh.
Sipas tyre, ky është një informacion i bazuar në të dhëna laboratorike konkrete te kryera nga Drejtoria e Shëndetit Publik, të cilat dëshmojnë se parametrat e analizuar në 22 kampionët e marrë janë në përputhje me standardet përkatëse.
Reagimi i plotë i UKRV:
Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë informon qytetarët dhe opinionin publik se nga analizat fiziko-kimike dhe bakteriologjike të kryera gjatë ditëve të fundit, rezultatet e përftuara kanë rezultuar brenda normave të përcaktuara, pa prani amoniaku dhe nitritesh. Ky është një informacion i bazuar në të dhëna laboratorike konkrete te kryera nga Drejtoria e Shëndetit Publik, të cilat dëshmojnë se parametrat e analizuar në 22 kampionët e marrë janë në përputhje me standardet përkatëse.
Dëshirojmë të theksojmë se transparenca me qytetarët është thelbësore. Për këtë arsye, kontrollet dhe monitorimi i cilësisë së ujit vijon rregullisht, ndërsa çdo rezultat bëhet publik në mënyrë të qartë dhe të përgjegjshme. UKRV mbetet i angazhuar për monitorimin e vazhdueshëm dhe informimin e qytetarëve në çdo fazë të këtij procesi./Dosja.al
vlora femije helmim
Aktualitet
9 November 2026, 12:24
E.d
Ergys Agasi
TIRANA- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me hetimin ndaj Ergys Agasit dhe ish-shefes së SHISH, Vlora Hyseni. Në do...
Aktualitet
9 November 2026, 11:44
G.M
pamje
TIRANË- Pamjet e kamerave të sigurisë kanë zbardhur momentet e grabitjes së një banke të nivelit të dyt&eu...
Aktualitet
9 November 2026, 11:37
E.d
Pamje
TIRANA- Policia ka zbardhur dy grabitje me armë zjarri të kryera në filiale bankare në kryeqytet, duke arrestuar një 50-vje&cce...
Aktualitet
9 November 2026, 11:28
G.M
Robert Duka
TIRANË- 50-vjeçari, Robert Duka, është personi që dyshohet se kreu grabitjen e një banke të nivelit t&e...
Aktualitet
9 November 2026, 11:06
E.d
Rrjeti SafeJournalists
TIRANA- Rrjeti SafeJournalists ka shprehur shqetësim për ndalimin e gazetarit dhe autorit holandez Vincent W.J. van Gerven Oe...
Aktualitet
9 November 2026, 11:02
G.M
pamje
FIER- Një aksident rrugor është regjistruar në Qafën e Koshovicës, në aksin Fier-Levan, ku një autobus i linj&eu...
Aktualitet
9 November 2026, 10:49
G.M
pamje nga tubimet në Tiranë
TIRANË- Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka dalë në mb&e...
Aktualitet
9 November 2026, 10:35
E.d
Pamje nga sekuestrimi i kokainës
SPANJA- Një operacion i përmasave të jashtëzakonshme kundër trafikut ndërkombëtar t&e...
Aktualitet
9 November 2026, 10:26
E.d
Lulzim Berisha dhe Emiljano Shullazi
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dhënë ditëmn e sotme pretencën për dosjen e vrasjev...
Aktualitet
9 November 2026, 09:53
E.d
Foto ilustruse
VLORA- Numri i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës wshtw rrit...