Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Ndërkohë, Kushtrim Kokalla është shpallur fajtor për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë.
KOSOVA- Gjykata e Apelit e Kosovës ka lënë në fuqi dënimet për tre të akuzuarit në çështjen e vrasjes së Liridona Ademajt. Naim Murseli dhe Granit Plava do të vuajnë burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vite heqje lirie.
Vendimi është bërë publik këtë të hënë nga Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës së Apelit, i cili ka rrëzuar ankesat e paraqitura nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbrojtja e palës së dëmtuar dhe avokatët e të akuzuarve.
Përmes këtij vendimi është konfirmuar aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i shpallur më 6 korrik 2026. Sipas vendimit gjyqësor, Naim Murseli është dënuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, ndërsa Granit Plava për të njëjtën vepër, si dhe për armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë, Kushtrim Kokalla është shpallur fajtor për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë. Apeli ka lënë në fuqi edhe pjesën e vendimit që kishte rrëzuar akuzën ndaj tij për moslajmërimin e veprave penale apo autorëve të tyre.
Gjykata ka bërë të ditur se të dënuarve do t'u llogaritet në masën e dënimit edhe koha e kaluar në paraburgim, nga 1 dhjetori 2023 deri në momentin e plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Me konfirmimin e dënimeve nga Apeli, vendimi merr formë të prerë dhe ekzekutimi i tyre do të nisë menjëherë, sipas njoftimit të gjykatës.
Si ndodhi vrasja?
Liridona Ademaj u vra në moshën 30-vjeçare më 29 nëntor 2023 në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Aktakuza e ngarkon Murselin se e ka planifikuar vrasjen e bashkëshortes me qëllim hakmarrjeje dhe përfitimi financiar nga një sigurim jetësor në Suedi, në shumë prej rreth 260 mijë eurosh.
Sipas Prokurorisë, Murseli e ka planifikuar vrasjen në bashkëpunim me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, duke u premtuar atyre një shpërblim prej 30 mijë eurosh për ta kryer krimin. Kokalla akuzohet se e kishte njoftuar Murselin me dorasin Plava.
Plava akuzohet se ka kryer vrasjen. Vrasja e Liridona Ademajt shkaktoi zemërim publik, veçanërisht pasi bashkëshorti i saj mori pjesë në varrim. Familja kërkoi zhvarrosjen e trupit të saj për ta varrosur në varrezat e familjes Ademaj./Dosja.al
Pamje SHKODRA- Një bazë e fshehtë nëntokësore, e përshtatur për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit, është...
Manastiri i Graçanicës Kuvendi i Kosovës miratoi më 20 nëntor, në lexim të parë, Projektligjin për Inspektorati...
Foto nga shembja e objekteve POGRADEC- Aksioni për rehabilitimin e lumit të Vërdovës në Pogradec ka nisur me shembjen e disa ndë...
Një person duke ecur pranë një dyqani që ofronte vende pune, në Prishtinë Tetëdhjetë e shtatë mijë vende t&e...
TIRANË- Policia ka gjetur dy armë zjarri brenda automjetit të djegur në fshatin Dërmënas, i cili dyshohet se është...
KOSOVË- Transferimi i parave nga një bankë në tjetrën në Kosovë, që deri më tani mund të merrte disa orë...
SERBI- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Progresive Serbe në Parlamentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklarua...
LOS ANGELES- Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas deklaratave të saj se&nb...
ELBASAN- Dy persona janë vënë në pranga këtë të hënë nga policia, pasi dyshohet se janë autorët e disa r...
TIRANË- Vëllezërit Klement dhe Eldi Çala kanë bërë të mundur rrëzimin e kërkesës për rigjykim ku ...