https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
‘Hetimet po zhvillohen në disa pista’, flet zv prokurori i Pejës mbi vrasjen tragjike të dy politikanëve të PDK
9 September 2021, 10:46Nga DOSJA
KOSOVË– Zëdhënësi i Prokurorisë Themelorë të Pejës, Shkodran Nikçi në një konferencë për shtyp lidhur me rastin tragjik ku u vranë dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës në Pejë.
Nikçi tha se hetimet janë duke u zhvilluar në disa pista, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar për autopsi. Ai gjithashtu tha se derisa të vazhdojnë hetimet janë të rezervuar në dhënien e informatave pasi rasti është i ndjeshëm dhe mund të dëmtohet procesi i hetimeve.
“Të mërkurën mbrëma si pasojë e të shtënave me armë dy persona kanë vdekur dhe një është plagosur. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet policore dhe prokurorja e Departamentit të krimeve të rënda. Sot gjatë ditës kryeprokurori, prokurorja dhe hetuesit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në mënyrë intensive po zhvillohen hetimet që të zbulohen rrethanat dhe motivet”, u shpreh Nikçi.
Ai bëri të ditur se janë sekuestruar dy armë, ndërkaq dy trupat e viktimave janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
”Në disa pista janë duke u zhvilluar hetimet dhe pasi hetimet të përfundojnë do të dalim me njoftim zyrtar. Derisa të vazhdojnë hetimet duhet të jemi të rezervuar pasi është rast i ndjeshëm dhe mund të dëmtohen hetimet”, tha ai.
MAQEDONIA E VERIUT- Kryqi i Kuq në Maqedoninë e Veriut do tu dhurojë familjarëve të viktimave të zjarrit të spitalit të Tetovës nga 500 euro për t’i ardhu...
KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i tha Zërit të Amerikës se pala serbe nuk është e interesuar të vazhdojë me seriozitet procesin e b...
KOSOVË- Policia e Kosovës ka bllokuar me shirita rrugën pranë së cilës ndodhi vrasja e dy politikanëve të PDK-së në Pejë.Sipas raportimeve paraprake në ven...
KOSOVË– Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj vrasjeve të dy zyrtarëve të PDK...
MAQEDONI E VERIUT– 13 nga 14 personat që humbën jetën nga zjarri që shkrumboi spitalin modulor në Tetovë një natë më parë, janë identifikuar. Mediat vendase shk...
KOSOVË- Ditën e djeshme ka humbur jetën një 18-vjeçar nga Prizreni i cili prej më shumë se një muaji po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të...
MAQEDONI E VERIUT- Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe njëherësh sekretar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka reaguar për tragjedinë e mbrëmshme në Te...
GJERMANI- Fluturimi i ekipit kombëtar gjerman të futbollit bëri një ulje emergjente në Aeroportin e Edinburgut mëngjesin e sotëm teksa po kthehej pas ndeshjes s...
MAQEDONI E VERIUT- Fotot që po shikoni tregojnë se çfarë ka mbetur në zonën ku ndodhet spitali modulor në Tetovë pas shkrumbimit të tij. Godina shihet se...