LIVE UPDATES
Bota

HISTORIA për të mos u humbur! U larguan nga Shqipëria në ’96 me azil politik në SHBA, si ia doli Armir Harris të krijont

21 February 2021, 15:02 Nga DOSJA

TIRANË– Jemi mësuar që në mediat greke të pasqyrohen vetëm lajme “të këqija” për shqiptarët që jetojnë atje. Vrasje, përdhunime, grabitje, por Armir Harris ka ndryshuar stereotipin. “Orizontespress” i ka dedikuar një shkrim të gjatë biznesmenit shqiptar që ndryshoi jetën e tij me një aplikacion, duke u kthyer në një sipërmarrës të fuqishëm. Në një rrëfim të gjatë për jetën e tij, shqiptari tregon sesi ishte larguar nga vendi pas vitit 1996, për të nisur një jetë të re në Amerikë, ku shpesh herë u ishte dashur që të flinin poshtë një ure. Por tani kompania e tij e autobusëve është një prej më të suksesshmeve.

ARTIKULLI I PLOTË: 

Sot ka mbi 3,000 autobusë dhe operon në më shumë se 300 qytete në Amerikë dhe Kanada, me më shumë se 2 milion pasagjerë në vit. Klientët e tij të rregullt janë Google, Microsoft, Facebook, Apple, Amazon, bankat më të mëdha të vendit, universitetet, gjigandët e Fortune 500 dhe madje edhe NFL. Në vitin 2017, “Shofur” u rendit në vendin e 21 nga 5,000 kompanitë që shënuan rritjen më të shpejtë në Amerikë, me të ardhura vjetore 12.1 milion $. Armir Harris është tani një nga emrat më të njohur në Silicon Valley, pasi aplikacioni i tij ndryshoi hartën e udhëtimeve masive që prej vitit 2013. Firma e tij deri më tani vlerësohet me mbi 100 milion dollarë dhe ai është më i pasur nga sa mund të kishte imagjinuar ndonjëherë. Por shqiptari ka një histori për të treguar; si u shndërrua nga një refugjat politik në një udhëheqës kompanie miliona dollarëshe. Armir Harris arriti në Shtetet e Bashkuara si një refugjat politik, para se të shndërrohej në mishërimin përfundimtar të ëndrrës amerikane. “Kujtimet e mia të para janë nga Shqipëria, është një vend i bukur, por në vitet 1990 shpërtheu një luftë civile,” kujton ai në një intervistë me revistën Inc. disa vjet më parë. Si fëmijë, ai nuk e kuptonte mirë se çfarë po ndodhte, por ai pa dhunën në rrugë dhe frikën e të gjithëve. Prindërit e ndaluan që të shkonte në shkollë duke e mbajtur 8-9 muaj të mbyllur brenda katër mureve të shtëpisë. Në vitin 1996, nëna mori Armirin dhe motrën e tij dhe kërkoi azil politik në Shtetet e Bashkuara. Arritën në St. Louis me 2,000 dollarë në xhep dhe jetonin në parqe ose nën ura. Nëna lante enët dhe pastronte restorantet për të ushqyer fëmijët e saj. “Përkundër faktit që ishim të pastrehë dhe moti ishte i vështirë, ne kishim njëri-tjetrin”, kujton ai me dashuri. Një pikë kthese u shënua në jetën e tij në 1998, kur ai dhe xhaxhai i tij emigruan së bashku në Karollinën e Veriut. Xhaxhai nisi të punonte si shofer taksie dhe më pas punësoi 15-vjeçarin Armir dhe nënën e tij.

Por ai e mësoi vetë kodin HTML dhe krijoi një faqe në internet për xhaxhain e tij për biznesin e tij. Para se të ndodhte e gjithë kjo, i riu kishte shfaqur dashuri të madhe për tenisin ndërsa flinte në parqet e St. Louis. Shpesh herë ai huazonte raketa për të “vrarë” kohën gjatë ditës. Më pas e ndoqi pasionin e tij në shkollë të mesme, dhe ishte mjaft i mirë. Talenti i tij bëri që një person ta trajnonte pa para, dhe shumë shpejt do të merrte pjesë në turne tenisi në të gjithë vendin. Në vitin 2006, ai u bë një prej emrave më të mirë në federatën Amerikane, duke fituar kështu një bursë në Universitetin e Bostonit. Por ai nuk ishte aq i mirë sa të bëhej një tenist profesionist. “Unë isha i mirë, por nuk isha aq i mirë”, kujton ai. Me një karrierë sportive pa të ardhme, ai tashmë kishte hedhur dytë nga pasuritë e paluajtshme. Në këtë fushë ishte vërtet i mirë atje, merrte 5,000 dollarë në muaj.

“Universiteti ishte i shtrenjtë. Kreditë filluan të grumbullohen. Për mua nuk kishte kuptim.” Pasi gjendja filloi të përkeqësohej, ai i ndaloi studimet për t’u përqëndruar në biznesin e tij në Los Angelos.  Shqiptari u transferua në Kaliforni në 2009 ku edhe vijoi punën si shitës pasurish të patundshme. Por një ditë teksa po kthehej në shtëpi, shkoi të vizitonte biznesin e familjes me autobusët e xhaxhait dhe pa që mund ta ndihmonte. Kështu që ai u kthye përgjithmonë në Charlotte në 2012, në kohën e duhur.. Atë fut në Charlottë po mbahej kongresi i demokratëve dhe xhaxhait të tij i kishin kërkuar 60 autobusë. Armir nuk do ta humbte një mundësi të tillë. Ai filloi të telefononte kompani nga qytetet dhe shtetet fqinje. Por iu deshën 2-3 ditë për të marrë me qera një autobus. Por kjo i dha atij një ide të mirë. Një treg në internet ku mund të kërkoni për një autobus dhe mundësinë për ta gjetur sa më thjeshtë. Idenë e hodhi në një aplikacion dhe e emëroi “Shofur”, një platformë ku rezervoni autobusë në internet për çdo rast dhe shikoni itinerarin e tyre në kohë reale. I kushtoi 800 dollarë, aq sa kishte kursime. Çdo autobus ka sensorë dhe GPS për t’u lidhur me sistemin që Armir dhe punonjësit e tij t’i skanojnë dhe për të ditur saktësisht se ku lëviz dhe në çfarë kushtesh. Një sistem inteligjence artificiale që mbledh dhe analizon të dhëna nga më shumë se 1.000 kompani autobusësh në kohë reale. Platforma e saj nuk shërben vetëm për konferenca, festa dhe udhëtime në grupe, por edhe për këdo që ka nevojë për një autobus. Mjafton të jesh i ligjshëm për ta ngarë. Kur Agjencia e Mbrojtjes Civile të SHBA (FEMA) kishte nevojë urgjente për të evakuuar 10,000 njerëz nga Florida, Georgia dhe Carolina e Jugut në 2016, pas uraganit shkatërrues Matthew që shkatërroi Haitin, zgjidhja u gjet lehtë: Në Shofur!

FEMA e dinte sërish se kujt t’i drejtohej kur uragani Irma goditi në 2017 dhe u pasua nga Harvey pak muaj më vonë. Disa mijëra njerëz u transportuan me disa klikime, pa frikë, pa panik.

Marrë dhe përshtatur në shqip nga Orizontespress

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora armir harris armir harris


Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...