https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Horrori në Kombinat/ Flet vëllai i 56-vjeçares: Kisha 2 vite pa e takuar, motra më thoshte se Anisa po lexon, nuk na shkoi k
5 July 2020, 10:35Nga DOSJA
TIRANË- Vëllai i Zhaneta Josifit, Selam Fejzo ka deklaruar për mediet se kohët e fundit nuk kishte kontaktuar me të motrën. Ai ka treguar se disa herë që vizitoi të motrën në shtëpinë e saj në Kombinat, kjo e fundit i thoshte se Anisa po lexon. Ai ka treguar më tej se kishte 2 vite që nuk kishte takuar të mbesën.
“Anisa nuk dilte sa herë shkonim në shtëpi. Na thoshin “Anisa është në shtëpi, po lexon e po fle”. Nuk na shkonte kurre mendja që do ndodhte kjo gjë. Prej kohësh nuk po kontaktoja dot me motrën. U detyrova të shkoja ne Polici. Motra me vajzën iu përgjigjen thirrjeve të Policise. Motra dhe Blerta i thane Policise “Jemi në shtepi”. Policia na tha se motra me vajzat ishin mirë. Anisen kisha rreth 2 vjet pa e takuar. Ne shtëpi nuk kemi ndjere kurrë erë të rëndë. Nuk e kuptojmë arsyen e këtij akti ekstrem”, tha ai për News 24.
Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuan” për ditë me radhë me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë.
Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blera ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BERAT- Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 8 raste të reja me COVID-19 në Berat. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 4 nga të prekurit janë kontakte të nj...
TIRANË -Situata e krijuar për shkak të COVID-19, ka ndryshuar jetën tonë të përditshme, por edhe disa rituale siç është mbrëmja e maturës. Për shkak...
TIRANË- Ish-kandidatja e PS-së për Bashinë e Shkodrës, Keti Bazhdari ka deklaruar se dëshmitarët e Jehovait janë njerëz të mirë. Duke marrë shkak nga ngjar...
DURRËS- Shtatë balerina dhe 2 administratorë lokalesh kanë përfuunduar në polici, pasi kanë organizuar mbrëmje me muzikë LIVE. Policia e Shtetit, bën me di...
VLORË– Shqipëria u trondit nga ngjarja horror e zbuluar në Kombinat të enjten në mbrëmje, ku Zhaneta Josifi, së bashku me vajzën Anisa Josifin, u vetëfliju...
Sandra është komshie me tre gratë nga Përmeti, të cilat vendosën të vetëflijohen për shkaqe mbi të cilat nuk është hedhur ende dritë. Gruaja kujton për Gazetën ...
SHQIPËRI- Shënohen 2 viktima të tjera nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije ditën e sotme se në spitalin Infektiv kanë humbur jetën 2 paci...
SHIJAK- Konfirmohet rasti i parë me COVID-19 në Shijak. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se e infektuara është një grua që ka ardhur nga Italia. Mësohet se aj...