https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Humb betejën me Covid! Ndahet nga jeta shkencëtari i njohur, fizikanit dhe profesori 56-vjeçar, Artan Boriçi
26 March 2021, 07:45Nga DOSJA
TIRANË– Covid-19 i ka marrë jetën në moshën 56-vjeçare fizikantit dhe profesorit të talentuar Artan Boriçi, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ka qënë Akademia e Shkencave ajo që ka bërë të ditur këtë lajm.
Boriçi ishte i vlerësuar në rrethin e kolegëve të ASH dhe të Universitetit të Tiranës si një shkencëtar, i cili ia ka dalë të jetë pjesë e komunitetit shkencor ndërkombëtar me kontributin e tij të veçantë në shkencën e fizikës, duke hyrë në panteonin e elitës intelektuale.
POSTIMI:
Është një humbje e madhe dhe e papritur në botën e shkencës ndarja nga jeta e akad. asoc. Artan Boriçit, pas një beteje të vështirë të javëve të fundit me COVID-19. Akad. asoc. Artan Boriçi ishte i vlerësuar në rrethin e kolegëve të ASH dhe të Universitetit të Tiranës si një shkencëtar, i cili ia ka dalë të jetë pjesë e komunitetit shkencor ndërkombëtar me kontributin e tij të veçantë në shkencën e fizikës, duke hyrë në panteonin e elitës intelektuale.
Artan Boriçi u bë anëtar i Akademisë së Shkencave në vitin 2020. Kryesia e Kryesia e Akademisë së Shkencave e tronditur nga lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të akad. asoc. Artan Boriçit, i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve, anëtarëve të Akademisë së Shkencave, trupës së profesoratit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku ai ushtroi veprimtarinë e tij akademike dhe universitare, brezave të studentëve që u formuan me dijet dhe etikën e tij, që i la në pikëllim.
I njohur në botën shkencore në botën e teorisë rrjetore të fushës për “fermionet Boriçi-Creutz”, akad. asoc. Artan Boriçi bashkëpunoi ngushtë me institucionet shkencore si Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe me institucione të tjera prestigjioze si Akademia Mbretërore e Shkencave të Suedisë (për propozimin e çmimeve Nobel në fizikë), Qendra e Kërkimeve Bërthamore Evropiane CERN, Qendra e llogaritjeve intensive në Jylih të Gjermanisë etj.
Së bashku me këto institucione dhe personalitete të shquara të fizikës dhe matematikës botërore ka marrë pjesë në organizimin e konferencave ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit. Ai ka mbrojtur gradën doktor i shkencave matematike në ETH, Zurich, Zvicër, më 1996. Titullin profesor e ka marrë në Universitetin e Tiranës, në vitin 2010. Punoi në drejtimet kërkimore të fizikës teorike dhe llogaritëse dhe në fushën e financës llogaritëse në Institutin Paul Scherrer të Zvicrës; në shkollën e lartë politeknike federale të Zyrihut e në Universitetin e Ediburgut (1996-2003). Akad.asoc Artan Borici ka 64 artikuj, të cituar 531 herë (ResearchGate), me 34 artikuj të indeksuar në SCOPUS, me indeks H = 9.
Ka botuar në revistat e mirënjohura të fizikës, si Physical Revieë D dhe Journal of Computational Physics. Është pjesëmarrës me referime në 49 konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit, në 11 prej tyre si referues i ftuar. Artan Boriçi punoi mbi 20 vjet si pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Ka shërbyer si zëvendësdekan i këtij fakulteti (2012) dhe si anëtar i këshillit shkencor. Që prej vitit 2012, ai drejtonte grupin e fizikës llogaritëse dhe të energjive të larta në departamentin e fizikës. Ka udhëhequr dy teza doktorale në fushën e fizikës së thërmijave elementare. U prehsh në paqe miku dhe kolegu ynë i shtrenjtë, i paharruari Artan Boriçi.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
DURRËS– Policia e Shtetit ka prangosur 3 persona, të cilëve iu është gjendur 1.3 kilogramë kokainë të fshehura në kroskotin e makinës. Në operacionin e kod...
TIRANË– 8 persona janë arrestuar në kryeqytet gjatë 24 orëve të fundit, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.Blutë bëjnë me dije se është arrestuar një ...
TIRANË– Kandidati i pavarur për deputet, Elton Debreshi ka reaguar në lidhje me plagosjen e minatorit Edi Beka. Në një postim të bërë në Facebook, ai...
TIRANË– Familjarët e Arjan Salës, shefit të sigurisë së qendrës tregatre “Casa Italia”, i cili u pa për herë të fundit duke u futur në magazinë për të shua...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë një pjesë nga intervista e kryeministrit Edi Ra...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, gjatë ditës së...
TIRANË– Dritan Hila ka zbuluar arsyen se përse shqiptarët largohen nga vendi i tyre në drejtim të atyre të Bashkimit Europian. I ftuar në emisionin &...
TIRANË– Që prej ditës së djeshme nuk ka asnjë gjurmë për Arjan Salën, i cili ka mbetur brenda magazinës që u përfshi nga flakët pasditen e djeshme.Us...
TIRANË- Në muajin dhjetor të vitit 2017, Ura e Drojës që lidh Fushë Krujën me zonën e Kurbinit, u shkatërrua.Emisioni “Fiks Fare” vëzhgoi pikërisht këto dë...