13 November 2026, 11:58
Nga G.M
foto ilustruese
SHKODËR- Një 52-vjeçar malazez ka rënë në prangat e policisë gjatë ditën së sotme në Shkodër. Sipas njoftimit të Policisë, ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe akuzohej nga autoritetet malazeze si pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve.
Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar "Zogaj", ndërsa mbi të arrestuarin rëndojnë veprat penale "Organizata kriminale" dhe "Prodhim i lëndëve narkotike". Sakaq, po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Malit të Zi.
NJOFTIM:
DVP Shkodër
Finalizohet operacioni i koduar “Zogaj”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
I akuzuar nga autoritetet malazeze, si pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 52-vjeçari.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, si rezultat i kontrolleve për kapjen e shtetasve në kërkim, kanë finalizuar operacionin e koduar “Zogaj”. Gjatë këtij operacioni, u kap në fshatin Zogaj, në afërsi të kufirit me Malin e Zi, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në këtë shtet, shtetasi malazez:
-A. S., 52 vjeç, banues në Podgoricë, Mal i Zi.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Podgorica, pasi Gjykata e Podgoricës, me vendimin e datës 27.11.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, vijon procedurat për ekstradimin e 52-vjeçarit./Dosja.al
policia e shtetit
Aktualitet
13 November 2026, 11:17
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka publikuar listën me 1818 dosje legalizimi të papërfunduara në Bashkin&...
Aktualitet
13 November 2026, 11:05
E.d
Foto ilustruse
KUKËS- Moti i keq i cili ka përfshirë vendin, ka prekur edhe qytetin e Kukësit, Hasit dhe Tropojë s. Reshjet e shiut d...
Aktualitet
13 November 2026, 11:04
G.M
foto ilustuese
TIRANË- Maratona e Tiranës rikthehet këtë vit në edicionin e saj të dhjetë, duke sjellë kufizime në...
Aktualitet
13 November 2026, 11:03
Enkeleda Memisha
Shqipëria ka turizëm përgjatë gjithë vitit dhe këtë e tregon numri në rritje i turistëve të huaj dhe i bashka...
Aktualitet
13 November 2026, 10:51
I.A
TIRANË- Një nismë ligjore e qeverisë shqiptare në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë t&eu...
Aktualitet
13 November 2026, 10:47
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Një shtetas shqiptar, i cili dyshohet se ka kryer dy grabitje dhe një tentativë të tretë në të nj&eum...
Aktualitet
13 November 2026, 10:40
E.d
Foto ilustruse
GJERMANI- Procesi gjyqësor lidhur me një rrëmbim të parandaluar pothuajse rastësisht në Herne, në ambientet ...
Aktualitet
13 November 2026, 10:32
E.d
Kanabisi dhe eurot e sekuestruara
BELGJIKA- Autoritetet belge kanë zbuluar dhe shkatërruar tre plantacione me kanabis dhe kanë arrestuar gjasht...
Aktualitet
13 November 2026, 10:28
G.M
pamje
DIBËR- Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT), ka bllokuar dy raste të transportimit të lëndëve drus...
Aktualitet
13 November 2026, 10:23
E.d
Pamje nga arrestimi
VLORA- Policia ka arrestuar ditën e sotme në Vlorë një 64-vjeçar, pasi ishte dënuar ë Itali, me 4 vje...