https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Sapo kishte dalë nga burgu, Vladimir Gjuta “s’zë mend”. Arrestohet me 120 mijë € dhe armë tek selia e PS. “Frikës
10 February 2020, 08:59Nga DOSJA
TIRANË– Vladimir Gjuta është arrestuar pasi qarkullonte me një pistoletë pranë selisë së Partisë Socialiste teksa brenda zhvillohej mbledhja e Kryesisë. Dosja.al ka mësuar se Gjuta është kapur pranë zonës së “Dollarit”, ku është pikasur nga Garda e Republikës. Ai kishte vendosur një kapele në kokë, mbante një çantë Gucci dhe pistoletën e kishte futur në brez. Gjuta ishte duke lëvizur i qetë në trotuar, por punonjësit e Gardës që ishin pranë PS-së për shkak se aty po zhvillohej mbledhja e Kryesisë e kanë mbajtur në vëzhgim për shkak të së kaluarës së tij kriminale.
Në momentin që forcat e Gardës i janë afruar Gjutës i ka rënë pistoleta në tokë dhe menjëherë është rrethuar nga 5 gardistë. Gjatë kontrolleve, atij i është gjetur një plumb në gojë dhe 100-120 mijë euro. Në rrëfimin e tij në Polici, Gjuta tha se pistoletën e kishte marrë me vete pasi kishte vendosur që të këmbente shumën e majme të parave në lekë.
Pas arrestimit Gjuta është dërguar në ambientet e Komisariatit nr.3, ndërkohë që ndaj tij do të kryhen të gjitha procedurat për veprën penale të armëmbajtje pa leje. Megjithatë veprimi i tij ka ngritur alertin në mes të forcave të Gardës. Për shkak se ai u arrestua 10 minuta para se mbledhja e kryesisë të mbaronte, kryeministri Edi Rama u largua menjëherë nga selia me mjetin e tij të blinduar tip “Lincoln”. 40-vjeçari përfundoi në pranga më 4 janar të këtij viti, pasi kishte rrahur me çekiç duke i thyer dhëmbët kushëririt të tij. Më herët Gjykata e Tiranës, dha për Gjutën vendimin për mjekim të detyruar në psikiatri. Ndërsa së fundmi ai u la në detyrim paraqitje.
Arrestimi i 40-vjeçarit vjen 5 ditë nga lirimi prej burgut, pas arrestimit të tij më 22 janar. Gjuta qëlloi kushëririn e tij disa herë me çekiç, duke e lënë të plagosur por u la i lirë pasi i afërmi i tij e tërhoqi denoncimin. Më herët, Gjuta është akuzuar si autori i vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. Tritoli në farmacinë e babait të Saimir Tahirit, që në atë kohë ishte ministër i Brendshëm, është vendosur në vitin 2015.
Gjuta po tentonte të largohej drejt Kosovës, duke vendosur një paruke në kokë, por pas një kontrolli që bëri Policia në makinën e tij, ai ra në pranga. Për këtë ngjarje u arrestua dhe Ernest Gjuta dhe Baftjar Bruka. Por në vitin 2016 pas lirimit nga burgu, Gjuta ra sërish në pranga pasi akuzohej për dhunë fizike ndaj babait të tij.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Berat- Policia ka arrestuar në Berat, një 40-vjeçar me iniciale E.S pasi ishte duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur.Njoftimi i Policisë:Arresto...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka prezantuar veten në një klip që ka zgjatur rreth 2 minuta. Në fjalën e saj, në videon e xhiruar nga she...
Shqipëri- Ditët e para të kësaj jave do të jenë diell, por ditën e premte vendi do të përfshihet nga një i ftohtë i acartë. Pritet që të ketë reshje dëbore në v...
Shqipëri– Ministria e Financave i ka raportuar së fundmi borxhin jashtë bilancit zyrtar i njohur ndryshe si detyrim i fshehur. Këto detyrime për vitin aktual pr...
TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Tiranës, në vendin e quajtur Kthesa e Kamzës. Sipas informacioneve mësohet se në askident jan...
DROPULL- Vasil Shahini, i konsideruar si kreu i agjenturës greke në Shqipëri, njëkohësisht themelues i organizatës terroriste MAVI, është nderuar me bust nga Ba...
TIRANË– Nisma Thurje me anë të një reagimi në Facebook, shkruan se qeveria shqiptare ka blerë një avion për udhëtimet e zyrtarëve të lartë. Në reagimin në ...
TIRANË- Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në gjyq” në Tv Klan, solli sot konfliktin midis dy vëllezërve. Prej 23 vitesh, Llazari dhe Preni kanë ...
TURQI- Studentja shqiptare Silva Doçi që prej një jave ndodhet në kushtet e karantinës në një spital në Ankara, pas evakuimit sëbashku me disa shtetas tu...
DURRËS- Policia e Shtetit dhe struktura e Operacionit Forca e Ligjit kanë zbritur dhe në qytetin e Durrësit. Forca të shumta policie kanë nisur kontrollet ...