Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sa i përket pensioneve, Ministrja bëri të ditur se po shqyrtohet, në bashkëpunim me Bankën Botërore, mënyra për të garantuar rritje të qëndrueshme të të ardhurave të pensionistëve.
TIRANË- Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se protestat kanë ndikuar në aktivitetin ekonomik të vendit, duke sjellë një ecuri më të ngadaltë të ekonomisë gjatë tremujorit. Gjatë diskutimeve për buxhetin në Komisionin e Ekonomisë, pas pyetjeve të deputetëve lidhur me parashikimin e rritjes ekonomike prej 3.9%, nga 4% që ishte një vit më parë, Ibrahimaj argumentoi se disa biznese po ndiejnë pasojat e dhunës gjatë protestave.
Sa i përket pensioneve, Ministrja bëri të ditur se po shqyrtohet, në bashkëpunim me Bankën Botërore, mënyra për të garantuar rritje të qëndrueshme të të ardhurave të pensionistëve. Ajo u shpreh gjithashtu e gatshme të nisë një studim për ndryshimin e skemës së indeksimit, me synimin që pensionistët dhe familjet me të ardhura më të ulëta të përfitojnë më shumë.
Lidhur me sektorin e manifakturës, Ibrahimaj theksoi se mbështetja nuk mund të bëhet përmes masave që ruajnë një model biznesi që duhet të ndryshojë. Sipas saj, fokusi i qeverisë do të jetë nxitja dhe mbështetja e investimeve në këtë sektor.
Pjesë nga diskutimi:
Bujar Leskaj: A mund të na shpjegoni ju shprehjen “mrekullia ekonomike shqiptare që ka thënë lideri juaj global” për këtë buxhet në një kohë kur rritja ekonomike këtu parashikohet 3.9% nga 4% që ka qenë vitin e kaluar.
Ibrahimaj: Në këtë tremujor për arsye të protestave të dhunshme ne kemi pasur një efekt në ekonomi. Protestat qytetare nuk janë të dhunshme dhe nuk dëmtojnë biznesin privat. Për shkak të kësaj ne do të ndjejmë një ecuri më të ngadaltë të ekonomisë, sepse kemi biznese tëra të cilat po ndjejnë efektet e dhunës në protesta. Arsyeja pse nuk është e përfshirë në pensionin bazë është pikërisht sepse ne nuk duam që të ngremë një skemë e cila mund të shpërthejë në kosto dhe mund të jetë e papërballueshme për buxhetin e shtetit.
Braçe: Çfarë do të ndodhi në vitin 2030 e kështu me radhë.
Ministrja: Ne jemi akoma duke analizuar edhe me Bankën Botërore se si mund ta bëjmë këtë. Nuk është e lehtë. Numrat e pensionistëve janë në rritje. Sigurisht që synimi është që këto të reflektohen më tutje në një politikë të qëndrueshme me qëllim që të garantohet që të ardhurat e pensionistëve do vijojnë të rriten.
Braçe: Edhe nga indeksimi përfiton ai që e ka pensionin më të lartë, ai që e ka pensionin më të ulët dhe që goditet më fortë nga inflacioni sesa ai tjetri. A keni menduar ju të ndryshojë kjo gjë?
Ibrahimaj: Unë personalisht mund të angazhohem që ta filloj një studim të tillë dhe të shohim pastaj se si është forma më e mirë për ta bërë këtë indeksim mbase në mënyrë të shkallëzuar, në mënyrë që të ketë një impakt te ato familje që kanë në të vërtetë të ardhura më të ulëta dhe të ketë një impakt më të madh.
Bozdo: Manifaktura për shkak të marzhit të ulët të saj të fitimit dhe situatës ku ndodhet më të vështirë të mundshme. Ka ardhur koha që ju të deklaroni a doni ta ndihmoni këtë sektor apo jo.
Ibrahimaj: Është e pamundur që të mbështetet me masa një sektor, i cili duhet të ndryshojë modelin e biznesit. Ajo që ne mund të bëjmë për manufakturën është që ne të suportojmë investimet dhe të nxisim investimet në kë në këtë sektor./Dosja.al
Florjan Binaj TIRANË- Aktori dhe Florjan Binaj ka konfirmuar zyrtarisht kandidimin për kryetar të Bashkisë së Tiranës n&e...
Oerd Bylykbashi TIRANA- Komisioni për Reformën Zgjedhore është kthyer në një arenë pqërplasjesh mes opozitës dh...
Erald Kapri dhe Sadleva Bodo TIRANA- Transferimi i Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit dhe takimi i tij me ministrin e Dre...
Foto ilustruse TIRANA- Një dëshmi e rëndësishme është dhënë këtë të hënë në proce...
Arbjan Mazniku TIRANA- Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale ka nisur zyrtarisht fazën e d...
Benet Beci TIRANA- SPAK ka kërkuar ditën e sotme dy vite burg për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, pasi akuzohet p&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Rama dhe familjarë të tij për përvetësimin e ...
Fatmir Mediu TIRANA- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur këtë të hënë në ambientet e GJKKO, k...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzar qeverinë përmes deklaratave të tij lidhur me dosjen 'A...
Erion Veliaj TIRANA- Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndreca i është drejtuar Drejtorisë së Burgjeve, ku i ka kërk...