9 November 2026, 12:34
Nga G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzar qeverinë përmes deklaratave të tij lidhur me dosjen 'Albanian File', të cilën e ka cilësuar si një nga dosjet më kriminale në historinë e Evropës. Ai pretendon se zonat më të bukura turistike të Shqipërisë, përgjatë bregdetit dhe në territoret malore, janë vënë në shërbim të interesave të karteleve të drogës, duke akuzuar kryeministrin Rama për shkelje të ligjeve të pronësisë.
Sipas kreut të demokratëve, dosja përfshin 523 projekte për të cilat nuk është respektuar asnjë kriter ligjor në aspektin e pronësisë apo planifikimit urban. Ai e cilësoi këtë çështje si një shembull të kapjes së territorit nga krimi i organizuar.
BERISHA: ‘Albanian File’ është një nga dosjet më kriminale në tërë historinë e Evropës. ‘Albanian File’ është dosja që dëshmon se zonat më të bukura turistike panoramike piktoreske, peizazhet më magjike të vendit në bregdet, në kodrat, malet, luginat, majat e këtij vendi i janë shitur drogës, drogës dhe vetëm drogës.
Kurrë ndonjëherë një kryeministër nuk ka guxuar të trajtojë territorin e vendit të tij si pronën personale të veten, duke shkelur Kushtetutën, ligjet e pronësisë dhe urbanistikën e vendit. ‘Albanian File’ është dosja që mund të quhet ndryshe Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës. ‘Albanian File’ apo ‘Libri i Kuq’ ose ‘Dosja Shqiptare’ mund të ketë titull tjetër Padrinoja Miliarder. ‘Albanian File’ mund të ketë titull tjetër ‘Shqipëria në Kthetrat e Karteleve dhe Mafies më të Rrezikshme të Evropës dhe Botës’.
Apo mund të quhet ‘Kushtetuta Urbanistike e Parë e Narkoshtetit të Parë dhe të Vetëm në Evropë’. ‘Albanian File’ ose ‘Libri i Kuq i Padrinos’, i cili është denoncuar muaj më parë së pari nga gazetarë guximtarë dhe më pas është denoncuar nga PD në këtë sallë, në parlament dhe kudo, përmbledh edhe njëherë për rikujtesë 523 projekte, për të cilat nuk ekziston as edhe një kusht i vetëm ligjor i respektuar, qoftë në rrafshin e pronësisë, qoftë në rrafshin e mjedisit, qoftë në rrafshin urbanistik dhe në asnjë rrafsh tjetër./Dosja.al
sali berisha
Politike
9 November 2026, 12:10
E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndreca i është drejtuar Drejtorisë së Burgjeve, ku i ka kërk...
Politike
9 November 2026, 11:24
E.d
Ina Zhupa
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kundërshtuar projektligjin e ri për trashëgiminë kulturore, du...
Politike
9 November 2026, 11:18
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka drejtuar një letër zyrtare Kryetar...
Politike
9 November 2026, 10:10
E.d
Fatmir Mediu
TIRANA- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur ditën e sotme në GJKKO. Bëhet me dije se ai ësh...
Politike
9 November 2026, 10:03
e.d
Foto ilustruse
TIRANA- Partia Demokratike ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës së mbledhjes së Komisionit për Reformën Z...
Politike
9 November 2026, 09:57
G.M
pamje
LUSHNJË- Pas skandalit të ndotjes së ujit të pijshmën në Vlorë, një tjetër rast është denoncuar n...
Politike
9 November 2026, 08:30
G.M
Në Kosovë shërbejnë aktualisht mbi 4.700 trupa nga 31 vende të botës, në kuadër të misionit paqeruajtës t&eum...
Politike
9 November 2026, 07:51
E.d
Kryetarët e komisionit të Zgjedhores
TIRANA- Puna për Reformën Zgjedhore pritet të rifillojë këtë të hën&eum...
Politike
8 November 2026, 20:36
E.d
Edi Rama
TIRANA- Pallati i Kongreseve mirëpriti edicionin e 32-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, ku për katë...
Politike
8 November 2026, 20:19
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me vendosjen e një gjobe prej 5 m...