9 November 2026, 13:59
Nga E.d
Oerd Bylykbashi
TIRANA- Komisioni për Reformën Zgjedhore është kthyer në një arenë pqërplasjesh mes opozitës dhe mazhorancës. Gjatë këtij takimi, bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë shkëmbye akuza. Në lidhje me këtë, Gjiknuri tha se komisioni po bllokohet për shkak të bojkotit të opozitës, duke shtuar se nuk duhet përdorur integrimi europian në një tekë. Më tej, ai theksoi se mazhoranca i ka të gatshme propozimet për administratën zgjedhore dhe pret diskutime teknike për sistemin.
Nga ana tjetër, Bylykbashi akuzoi Partinë Socialiste se po shmang çështjet kryesore të rekomanduara nga OSBE/ODIHR. Ai theksoi se reforma duhet të nisë me ndarjen e shtetit nga procesi zgjedhor, në mënyrë që të garantohet konkurrencë e barabartë mes partive.
Damian Gjiknuri: Ligji është i plotë. Ju keni pikëpamje tjetër dhe nuk keni një propozim konkret. Po rrezikohet ecuria e Komisionit. Nuk duhet përdorur integrimi europian në një tekë. Duhet të gjejmë zgjidhje. Megjithëse mazhoranca i ka 84 mandate, sërish ka pritur mendimin e opozitës. Komisioni po bllokohet për shkak të bojkotit të opozitës. Ne kemi gati paketat, qoftë për administratën zgjedhore të paanshme. Ne presim çështje teknike për sistemin. Nëse duamn të bëjmë ndryshime tek Zgjedhorja, le të diskutojmë për shkurtim të numrit të deputetëve. Ligji zgjedhor është ligj shumë i mirë, qoftë dhe me ndryshimet imediate. Unë e kuptoj strategjinë, nisur dhe nga sfondi i ngjarjeve. Jo çdo propozim i juaji do të thotë se miratohet, por kalon nga opinioni i ODIHR-i.
Oerd Bylykbashi: Ka një mungesë të hapur të përgjegjësisë së PS-së për të trajtuar çështjet kryesore që ka Komisioni i Reformës, që dmth të trajtojë çështjet e ngritura nga OSBE ODIHR. Komisioni konsumon kohën, duke u marrë me çështje, që nuk janë prioritet. Ligji për financimin e partive politike është çështja e fundit që shqetëson Komisionin. Duhet të ndajmë shtetin nga partia dhe të mos hedhin paratë e shtetit në fushata. Pas këtyre, mund të flitet më pas për financimin e partive politike, pasi janë të ndërthurrura. Ne propozojmë një paketë, që ndan shtetin nga procesi zgjedhor.
Duam lista të hapura 100 përqind. Duhet listë e hapur 100 përqind edhe për Këshillin Bashkiak. Deri tani për propozimet tona kemi vetëm “Jo”. Nëse ka normalitet, do keni propozimin tonë. PS ka bllokuar miratimin e Kodit Zgjedhor, derisa të kalonte edhe teka e fundit e Partisë Socialiste. Këtë trashëgimi ka lënë PS-ja në politikën shqiptare. Ne kemi gati paketën për ndarjen e shtetit nga zgjedhjet. Pa të nuk ka zgjedhje të barabarta, të lira dhe të ndershme./Dosja.al
Damian Gjiknuri Oerd Bylykbashi Komisioni për Reformën Zgjedhore
Politike
9 November 2026, 13:29
E.d
Erald Kapri dhe Sadleva Bodo
TIRANA- Transferimi i Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit dhe takimi i tij me ministrin e Dre...
Politike
9 November 2026, 13:17
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Një dëshmi e rëndësishme është dhënë këtë të hënë në proce...
Politike
9 November 2026, 12:51
E.d
Arbjan Mazniku
TIRANA- Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale ka nisur zyrtarisht fazën e d...
Politike
9 November 2026, 12:48
E.d
Benet Beci
TIRANA- SPAK ka kërkuar ditën e sotme dy vite burg për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, pasi akuzohet p&...
Politike
9 November 2026, 12:36
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Rama dhe familjarë të tij për përvetësimin e ...
Politike
9 November 2026, 12:35
E.d
Fatmir Mediu
TIRANA- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur këtë të hënë në ambientet e GJKKO, k...
Politike
9 November 2026, 12:34
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzar qeverinë përmes deklaratave të tij lidhur me dosjen 'A...
Politike
9 November 2026, 12:10
E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndreca i është drejtuar Drejtorisë së Burgjeve, ku i ka kërk...
Politike
9 November 2026, 11:24
E.d
Ina Zhupa
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kundërshtuar projektligjin e ri për trashëgiminë kulturore, du...
Politike
9 November 2026, 11:18
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka drejtuar një letër zyrtare Kryetar...