9 November 2026, 13:29
Nga E.d
Erald Kapri dhe Sadleva Bodo
TIRANA- Transferimi i Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit dhe takimi i tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu kanë shkaktuar debate në Komisionin e Sigurisë. Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka kërkuar nga drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo shpjegime në lidhje me kët rast. Kapri e pyeti nëse është mbajtur procesverbal për vizitën, në çfarë ore ka mbërritur ministri, nëse ka qenë në funksionin e tij zyrtar dhe nëse ka nisur një hetim administrativ për të verifikuar nëse janë respektuar procedurat ligjore.
Deputeti kërkoi gjithashtu të dinte nëse ministri kishte marrë autorizimin e nevojshëm nga SPAK për të zhvilluar takimin dhe nëse Drejtoria e Burgjeve po hetonte rrethanat e kësaj vizite. Nga ana e saj, drejtoresha Sadleva Bodo tha se për informacionet e kërkuara deputetët duhet të paraqesin një kërkesë zyrtare. Sa i përket transferimit të Veliajt, Bodo bëri të ditur se vetëm ditën e premte kishte firmosur 93 urdhra transferimi, duke theksuar se urdhrat e këtij lloji klasifikohen sekret për një periudhë 10-vjeçare, bazuar në ligj.
Erald Kapri: Çështja Veliaj, ju keni thënë se çështja është sekret, po rastet e tjera janë sekret apo jo? A keni mbajtur shënim sipas protokolleve për ministrin e Drejtësisë në burg, dua orën dhe nëse ka shkuar në kapacitetin e tij zyrtar? Bazuar në rregulla, s’ka vizita në atë orë dhe takimi është bërë në zyrën e drejtorit, ju a po e hetoni këtë rast? Kjo vizitë e tij, pa autorizim nga SPAK, a po hetohet nga pikëpamja administrative?
Erald Kapri: Çështja Veliaj, ju keni thënë se çështja është sekret, po rastet e tjera janë sekret apo jo? A keni mbajtur shënim sipas protokolleve për ministrin e Drejtësisë në burg, dua orën dhe nëse ka shkuar në kapacitetin e tij zyrtar? Bazuar në rregulla, s’ka vizita në atë orë dhe takimi është bërë në zyrën e drejtorit, ju a po e hetoni këtë rast? Kjo vizitë e tij, pa autorizim nga SPAK, a po hetohet nga pikëpamja administrative?
Sadleva Bodo: Mund t’i drejtoheni me një kërkesë zyrtare, për të cilën do merrni përgjigje për secilën prej tyre. Ditën e premte kam firmosur 93 urdhra transferimi, çdo urdhër është kompetencë e Drejtorit të Burgjeve, me ligj. Bazuar në disa ligje, urdhri i transferimit futet në kategorinë e akteve “I klasifikuar sekret“ me afat ruajtje 10 vite.
Erald Kapri: Për Veliajn, më thatë bëni shkresë. Ju thatë se është sekret, por rolin e ministrit nuk morëm përgjigje? E kuptojmë që ai është shefi juaj, por nëse ka shkelje ligjore ju duhet të reagoni zyrtarisht të parët. Pretendohet se i paraburgosuri thotë se ka shantazh, Gogu ‘smund ta takojë pa marrë leje nga SPAK, ministri ka shkelur ligjin, ka shpërdoruar detyrën dhe ju keni vendosur që ta shkelni ligjin./Dosja.al
Erion Veliajt Durrës Fieri
Politike
9 November 2026, 13:17
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Një dëshmi e rëndësishme është dhënë këtë të hënë në proce...
Politike
9 November 2026, 12:51
E.d
Arbjan Mazniku
TIRANA- Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale ka nisur zyrtarisht fazën e d...
Politike
9 November 2026, 12:48
E.d
Benet Beci
TIRANA- SPAK ka kërkuar ditën e sotme dy vite burg për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, pasi akuzohet p&...
Politike
9 November 2026, 12:36
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Rama dhe familjarë të tij për përvetësimin e ...
Politike
9 November 2026, 12:35
E.d
Fatmir Mediu
TIRANA- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur këtë të hënë në ambientet e GJKKO, k...
Politike
9 November 2026, 12:34
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzar qeverinë përmes deklaratave të tij lidhur me dosjen 'A...
Politike
9 November 2026, 12:10
E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndreca i është drejtuar Drejtorisë së Burgjeve, ku i ka kërk...
Politike
9 November 2026, 11:24
E.d
Ina Zhupa
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kundërshtuar projektligjin e ri për trashëgiminë kulturore, du...
Politike
9 November 2026, 11:18
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka drejtuar një letër zyrtare Kryetar...
Politike
9 November 2026, 10:10
E.d
Fatmir Mediu
TIRANA- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur ditën e sotme në GJKKO. Bëhet me dije se ai ësh...