9 November 2026, 12:35
Nga E.d
Fatmir Mediu
TIRANA- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur këtë të hënë në ambientet e GJKKO, ku është thirrur për të dëshmuar në kuadër të gjykimit për dosjen “Partizani”. Pas daljes nga ambientet e gjykatës, Mediu ka dhënë një prononcimi për mediat ku është ndalur te dokumentacioni dhe praktikat administrative që lidhen me këtë çështje.
Ai deklaroi se, kur mori detyrën e ministrit të Mbrojtjes, kishte gjetur një korrespondencë mes ministrave të qeverisë socialiste, e cila i ishte drejtuar ish-ministrit Pandeli Majko. Sipas Mediut, kishte gjithashtu një kërkesë nga klubi për të vijuar një praktikë që sipas pretendimeve të subjektit, kishte mbetur pezull.
Ish-ministri shpjegoi se procedurat ndiqeshin nga strukturat përkatëse të Ministrisë së Mbrojtjes dhe se qëndrimi i ministrit përgatitej mbi bazën e propozimeve dhe materialeve të hartuara nga autoritetet përgjegjëse. Mediu theksoi se përgjegjësia për përmbajtjen e dokumentacionit u takon strukturave që e kanë përgatitur dhe jo ministrit që e miraton atë.
“Ka pasur një korrespondence mes ministrave të qeverisë socialiste e cila i është dërguar ish kolegut tim zotit Majko, dhe kur kam ardhur unë kam gjetur kërkesën. Ka patur dhe një kërkesë nga klubi për të ndjekur praktikën e cila ishte lënë për gjysmë sipas pretendimit të subjektit, dhe ministri nuk ulet të shkruajë qëndrimin e vet, ja drejton strukturave ushtarake kur është çështje ushtarak, kur është civile shefit të shtabit…
Pastaj përpunohet qëndrimi i ministrit, vjen me memo, siglohet nga autoritete që e kanë përpunuar dhe sipas rregullores, përmbajtja e materialit nuk është përgjegjësi e ministrit, por e atyre që e kanë propozuar. Të vish sot pas 20 vitesh të më thuash cila është praktika, në një kohë që e kishte detyrën për ta hetuar prokuroria, nëse nuk e ka prokuroria atëherë unë nuk mund ta kem. Nëse prokuroria nuk heton dokumentacionin e ministrisë unë nuk kam asnjë autoritet sot për të hetuar atë dokumentacion”, u shpreh Mediu./Dosja.al
Fatmir Mediu
Politike
9 November 2026, 12:34
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzar qeverinë përmes deklaratave të tij lidhur me dosjen 'A...
Politike
9 November 2026, 12:10
E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndreca i është drejtuar Drejtorisë së Burgjeve, ku i ka kërk...
Politike
9 November 2026, 11:24
E.d
Ina Zhupa
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kundërshtuar projektligjin e ri për trashëgiminë kulturore, du...
Politike
9 November 2026, 11:18
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka drejtuar një letër zyrtare Kryetar...
Politike
9 November 2026, 10:10
E.d
Fatmir Mediu
TIRANA- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur ditën e sotme në GJKKO. Bëhet me dije se ai ësh...
Politike
9 November 2026, 10:03
e.d
Foto ilustruse
TIRANA- Partia Demokratike ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës së mbledhjes së Komisionit për Reformën Z...
Politike
9 November 2026, 09:57
G.M
pamje
LUSHNJË- Pas skandalit të ndotjes së ujit të pijshmën në Vlorë, një tjetër rast është denoncuar n...
Politike
9 November 2026, 08:30
G.M
Në Kosovë shërbejnë aktualisht mbi 4.700 trupa nga 31 vende të botës, në kuadër të misionit paqeruajtës t&eum...
Politike
9 November 2026, 07:51
E.d
Kryetarët e komisionit të Zgjedhores
TIRANA- Puna për Reformën Zgjedhore pritet të rifillojë këtë të hën&eum...
Politike
8 November 2026, 20:36
E.d
Edi Rama
TIRANA- Pallati i Kongreseve mirëpriti edicionin e 32-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, ku për katë...