18 October 2026, 20:44
Nga Çun Lajçi
Edi Rama
Sot në mëngjes e pashë njanin tue folë me vetveten. M’erdhi gjynah!
Ishte futë ma në fund në zyrën e Kryeministrisë. Si urithi, shikonte e fliste. U trishtova.
Njeriu që s’kishte ba gjumë tanë natën, tash po pinte kafe e po i fliste nji guri; nji guri që kishte dalë prej dorës së nji djaloshi në bulevard, kur ai përpiqej me mbrojtë veten prej tymit, shkopinjve e plumbave të gomës.
Sa makabre!
Nji Kryeministër po shpjegonte pse s’duhej të ikte ai e pse s’duhej të vinte nji «neoballist», nji «neokomunist»… Kështu fliste ajo gërdosi që mban rruaza e penj laramanë, ngjyrëngjyra, në dorën e djathtë, ani pse majtak asht, socialist muti asht!
Tregonte pse duhet me hangër gurë, jo bar, siç thoshte Ramizi dikur, që Shqipnia të bahet Evropë!
Unë u çburrnova, u korita, u marrova e shava:
— Nanën ta ladroftë Evropa!
Ç’të duhet Evropa pa Shqipni e pa shqiptarë? A duhet të vriten gjithë ata djem me maska që ti të shkosh n’Evropë?
Pse duhet të derdhet gjaku për ty?
Sot herët pashë nji gërdallë njeriu që fliste me vetveten. Në dorë mbante nji armë fantazmë — nji gur. Ndoshta ai gur kishte ra në kokën e djalit, ndoshta në qafën e vajzës, ndoshta në ballin e kryepolicit…
Pashë nji njeri të çmendun që çmenduninë e vet don me e çue deri te konopi, te plumbi, te burgu! Nji Kryeministër që e ka hangër vetveten, mbasi e shiti Shqipninë. E tash, frika e humbjes nuk e len me ba gjumë, nuk e len me mendue kthjelltë, as me folë esëll.
U trishtova kur e pashë njeriun që i ka thanë Evropës: «Unë jam Kryeministri i Shqipnisë. Kam tetëqindmijë vota. Nuk më trembin kalamajt me gurë! Me vendin tim baj ç’të due unë!»
Po m’vjen keq, Ed, por mue po m’dhemb zemra kur po i shoh fëmijët e përgjakun. Kur po e shoh Tiranën të djegun. Kur po i shoh sheshet me gurë.
E pse? Kallxo, pse?
Mos e bleve postin me tapi?
Ik, ti s’ke ma vend në Shqipni! Merri me vete ato vota, shko n’Evropë e bahu mbret!
E di, «na kemi me vuejtë për ty e për çmenduninë tande», por besoj se, me kalimin e kohës, kemi me u mësue edhe pa ty. E nji «neoballist» ka me ia kallxue Evropës se jo krejt shqiptarët janë narkomanë e narkodilerë!
Ikja asht shpëtimi. Nuk ke rrugë tjetër.
18.10.2026
Çun Lajçi
Insights
17 October 2026, 07:29
Paskal Kaçani
TIRANË – Kur tetori fillon të krehë flokët e artë mbi kurorat e dushkajave dhe nëntori vesh mantelin e purpurt të...
Insights
16 October 2026, 20:36
Auron Tare
"POLICI"Sa herë që shihemi në kryqëzimin e rrugës, përshëndetemi me një lëvizje të lehtë të kok&eum...
Insights
16 October 2026, 10:02
Mirko Mecaj
Protesta
1 - Edi Rama ka votën e qytetarëve dhe është legjitim në pushtet deri në qershor 2029.
Po, Edi Rama e ka votën, po...
Insights
15 October 2026, 16:25
Gjergj Erebara
Një qeveri qeveris në tre mënyra:
a) me dakordësinë e qytetarëve!b) me tolerancën e qytetarëve!c) me regjim terrori!
E ...
Insights
15 October 2026, 12:51
Dosja.al
Foto Ilustruese
Protestat janë një nga mjetet më të rëndësishme përmes të cilave qytetarët kërkojnë ndr...
Insights
14 October 2026, 20:43
Mirko Mecaj
Kjo është lëvizje për shtet social. Njerëzit po ta thonë në të gjitha mënyrat e në çdo formë k&eu...
Insights
10 October 2026, 22:53
Paskal Kaçani
Nga errësira asfiksuese poshtë një mauneje TIR në rrugën drejt Como-s, te netët e gjata si mjek roje në urgjencat e Lombardi...
Insights
9 October 2026, 13:27
Auron Tare
Auron Tare
Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë nat&e...
Insights
7 October 2026, 17:44
Erion Periku
Dëftesa
Muajt e fundit të pranverës, vera dhe fillimi i vjeshtës kanë qenë një periudhë e trazuar për arsimin ...
Insights
5 October 2026, 10:03
Ben Blushi
Rastësisht dëgjova 500 studentë që thanë me një gojë Jam Mesdhetar.Megjithëse ata ishin të lumtur ngaqë po m...