26 October 2026, 09:57
Nga E.M

BRITANI- Një djalë katër vjeçar ka përfundur në spital pasi një lodër e blerë në platformën online Shein shpërtheu gjatë lojës, duke i hedhur përmbajtjen drejtpërdrejt në sy. Në këtë mënyrë është ngirtur një alarm për incidenetet shqetësuese për sigurinë e lodrave të cilat po përdoren gjërësisht nga fëmijët.
Ngjarja ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen te rreziqet që mund të paraqesin produktet e patestuara ose ato që nuk përmbushin standardet e sigurisë.
Nëna e fëmijës, Joanna Bevan, nga Bridgend i Uellsit Jugor, tregoi momentet e frikshme që përjetoi familja e saj. Sipas saj, djali po luante me një lodër të butë, të cilën po e shtypte pranë gjoksit, kur ajo shpërtheu papritur dhe përmbajtja iu derdh në fytyrë. “Ai po e shtypte pranë gjoksit dhe papritmas lodra shpërtheu, duke ia hedhur përmbajtjen në sy”, rrëfeu nëna.
Ajo e përshkroi materialin që doli nga lodra si një substancë të bardhë, të rrëshqitshme dhe me përbërje kokrrizore. Fillimisht, prindërit ia shpëlanë sytë fëmijës në shtëpi dhe menduan se situata ishte nën kontroll. Por mëngjesin e ardhshëm gjendja u përkeqësua ndjeshëm. Sytë e katërvjeçarit ishin ënjtur aq shumë sa ai nuk mund t’i hapte. Familja e dërgoi menjëherë në spital, ku mjekët i kryen një procedurë të specializuar për shpëlarjen e syve.
Autoritetet britanike kanë paralajmëruar gjithashtu për qarkullimin e lodrave të falsifikuara, të cilat mund të përmbajnë kimikate të rrezikshme ose të mos kenë kaluar kontrollet e nevojshme të sigurisë. Prindërve u rekomandohet të kontrollojnë etiketat, moshën e përshtatshme të përdorimit dhe cilësinë e lodrave, veçanërisht kur ato blihen përmes platformave online./Dosja.al
BRITANI
Bota
26 October 2026, 09:41
E. D
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi në qytetin Perry, në shtetin e Georgias, se Audi do të investojë katër miliard&e...
Bota
26 October 2026, 09:29
E. D
GJERMANI- Modeli ekonomik gjerman, i orientuar drejt eksporteve, ndodhet nën një presion të pashembullt, pikërisht në kohën kur m...
Bota
26 October 2026, 09:06
E.M
RUSI- Një sulm masiv me dronë në rajonin rus të Voronezhit ka shkaktuar vdekjen e dy burrave dhe plagosjen e 17 personave të tjerë...
Bota
26 October 2026, 08:54
E.M
JORDANI- Tre persona janë arrestuar në Jordani si autorë të sulmit terrorist ndaj një kishe ortodokse greke në jug të vendit...
Bota
26 October 2026, 08:45
E.M
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur mbështetjen e tij për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, vetëm një ditë p&e...
Bota
26 October 2026, 08:39
E.M
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara ndodhen përballë një zgjedhjeje vendimtare lidhur me Iranin du...
Bota
26 October 2026, 08:36
E. D
SERBI- “Ky është një shans që të fillojmë të shërohemi si shoqëri, t’i ndëshkojmë ata q...
Bota
26 October 2026, 08:29
E.M
BRAZIL- Luiz Inácio Lula da Silva siguroi rizgjedhjen e tij si president i Brazilit për një mandat të katërt historik në nj&eum...
Bota
26 October 2026, 08:23
E. D
SERBI- Lëvizja e tyre lindi nga tragjedia që filloi me bllokimin e rrugëve nga studentët dhe u shndërrua në protesta pothuaj...
Bota
26 October 2026, 08:11
E. D
SERBI- Ilija Srdanoviç, kardiolog dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad, është figura që udhëh...