26 October 2026, 08:54
Nga E.M

JORDANI- Tre persona janë arrestuar në Jordani si autorë të sulmit terrorist ndaj një kishe ortodokse greke në jug të vendit, ku humbën jetën nëntë persona dhe u plagosën 40 të tjerë. Arrestimet u kryen pas një operacioni të përbashkët të forcave të sigurisë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
Drejtoria e Sigurisë Publike konfirmoi se tre të dyshuarit u ndaluan nga njësitë e specializuara të hetimit dhe operacioneve. Sulmi i rëndë ndodhi të premten, më 23 tetor, gjatë një ceremonie mortore në Kishën Ortodokse Greke të Shën Gjergjit, në fshatin Hamoud të provincës Karak, në jug të Jordanisë.
Persona të armatosur hapën zjarr ndaj besimtarëve të pranishëm në funeral, duke shkaktuar nëntë viktima dhe 40 të plagosur, sipas bilancit të fundit të raportuar nga Reuters. Pamjet e kamerave të sigurisë, të transmetuara nga televizioni shtetëror, dyshohet se tregojnë tre persona të armatosur që qëllojnë nga jashtë objektit fetar dhe më pas afrohen drejt hyrjes së kishës.
Autoritetet jordaneze e kanë cilësuar ngjarjen një akt terrorist, duke ia atribuuar ekstremistëve. Megjithatë, deri më tani nuk është konfirmuar ndonjë lidhje e autorëve me organizata të njohura terroriste dhe asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Pas masakrës, Mbreti Abdullah II vizitoi zonën e goditur dhe premtoi se përgjegjësit do të përballen me ndëshkime të ashpra. Edhe kryeministri jordanez, Jaafar Hassan, dënoi sulmin, duke e cilësuar atë shfaqje të ekstremizmit dhe ideologjisë terroriste. Sulme të tilla konsiderohen të rralla në Jordani, megjithëse provinca Karak është përballur edhe më parë me dhunë të armatosur.
Në dhjetor të vitit 2016, një sulm i ngjashëm në këtë rajon shkaktoi dhjetë viktima, mes tyre shtatë efektivë policie, pasi persona të armatosur u përleshën me forcat e sigurisë dhe u barrikaduan në kështjellën historike të qytetit./Dosja.al
Mbreti Abdullah II
Bota
26 October 2026, 08:45
E.M
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur mbështetjen e tij për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, vetëm një ditë p&e...
Bota
26 October 2026, 08:39
E.M
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara ndodhen përballë një zgjedhjeje vendimtare lidhur me Iranin du...
Bota
26 October 2026, 08:36
E. D
SERBI- “Ky është një shans që të fillojmë të shërohemi si shoqëri, t’i ndëshkojmë ata q...
Bota
26 October 2026, 08:29
E.M
BRAZIL- Luiz Inácio Lula da Silva siguroi rizgjedhjen e tij si president i Brazilit për një mandat të katërt historik në nj&eum...
Bota
26 October 2026, 08:23
E. D
SERBI- Lëvizja e tyre lindi nga tragjedia që filloi me bllokimin e rrugëve nga studentët dhe u shndërrua në protesta pothuaj...
Bota
26 October 2026, 08:11
E. D
SERBI- Ilija Srdanoviç, kardiolog dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad, është figura që udhëh...
Bota
26 October 2026, 08:10
E.M
VENEZUELË- María Corina Machado, udhëheqësja e njohur e opozitës në Venezuelë, u kthye në shtëpi të diel&eu...
Bota
26 October 2026, 08:02
E.M
UKRAINË- Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka bërë një deklaratë kërcënuese ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.&n...
Bota
26 October 2026, 07:57
E.M
BRAZIL- Gjykata Supreme e Brazilit ka urdhëruar një zgjatje dy-orëshe të votimit në zgjedhjet presidenciale, të cilat fillimisht ...
Bota
26 October 2026, 07:51
E.M
BELGJIKË- Vala e protestave ka përfshirë edhe Belgjikën ndërkohë që policia belge përdori gaz lotsjellës dhe spray...