LIVE UPDATES
Insights

Byrotë e Kreditit: Transparencë financiare apo një barrë e re për biznesin?

Çfarë problemi të pazgjidhur të kreditimit në Shqipëri do të zgjidhë Byroja e Kreditit?

12 August 2026, 13:19 Nga Florian Zekja
Byrotë e Kreditit: Transparencë financiare apo një barrë e
Florian Zekja/ Kryetar i Manifaktura Shqiptare

TIRANË- Projektligji për krijimin e Byrove të Kreditit po prezantohet si një hap drejt modernizimit të tregut financiar, rritjes së transparencës dhe përmirësimit të vlerësimit të kreditueshmërisë.

Në parim, çdo reformë që lehtëson financimin e ekonomisë duhet mbështetur.

Por përpara se të krijojmë një strukturë të re, duhet t’i përgjigjemi një pyetjeje shumë të thjeshtë:

Çfarë problemi të pazgjidhur të kreditimit në Shqipëri do të zgjidhë Byroja e Kreditit?

Sepse Shqipëria nuk është sot pa informacion mbi kredimarrësin.

Çdo biznes që aplikon për kredi kalon një analizë rigoroze nga banka tregtare. Kontrollohen bilancet, xhiroja, cash-flow, detyrimet tatimore, historiku i pagesave, kreditë ekzistuese, kolaterali dhe aftësia paguese.

Paralelisht, Banka e Shqipërisë administron prej vitesh Regjistrin e Kredive, përmes të cilit sistemi financiar ka informacion mbi ekspozimin dhe historikun kreditor të individëve dhe bizneseve.

Nga ana tjetër, shteti shqiptar ka investuar prej vitesh në digjitalizim. Tatimet, QKB dhe institucionet e tjera publike disponojnë një volum të jashtëzakonshëm informacioni mbi aktivitetin ekonomik të një subjekti.

Atëherë, cili është informacioni që mungon?

Dhe nëse problemi nuk është mungesa e informacionit, por mënyra e përpunimit të tij, pse ky funksion duhet t’i kalojë një operatori privat?

TË DHËNAT TONA, PRODUKTI I DIKUJT TJETËR?

Kjo është ndoshta çështja më delikate e gjithë debatit.

Bizneset dhe qytetarët prodhojnë çdo ditë informacion financiar përmes marrëdhënieve me bankat, administratën tatimore dhe institucionet publike.

Me Byronë e Kreditit, një subjekt privat mund ta mbledhë dhe përpunojë këtë informacion për të krijuar raporte krediti dhe një credit score, të cilat kanë vlerë ekonomike për bankat dhe institucionet financiare.

Pra lind një pyetje krejtësisht legjitime:

A duhet që informacioni financiar i krijuar nga marrëdhënia e qytetarit dhe biznesit me shtetin dhe sistemin financiar të shndërrohet në produkt tregtar nga një subjekt privat?

Kush përfiton ekonomikisht prej tij?

Sepse banka përfiton qartësisht.

Ajo merr më shumë informacion, një profil më të plotë të klientit, një instrument shtesë për vlerësimin e riskut dhe potencialisht redukton kohën dhe koston e analizës së kreditimit.

NËSE BANKA UL RISKUN, BIZNESI DUHET TË ULË KOSTON

Këtu duhet të qëndrojë thelbi i reformës.

Nëse një biznes ka 15 apo 20 vite aktivitet, ka paguar rregullisht kreditë, detyrimet fiskale dhe punonjësit, ka bilance të rregullta dhe një histori të pastër financiare, atëherë credit score duhet të ketë një vlerë reale për të.

Jo thjesht një numër në ekranin e bankës.

Duhet të përkthehet në:

interes më të ulët, më pak kolateral, procedura më të shpejta dhe akses më të lehtë në financim.

Formula duhet të jetë e qartë:

Histori e mirë → Credit Score i lartë → Risk më i ulët → Kredi më e lirë.

Nëse risku i bankës ulet, por interesi, kolaterali dhe kostot për biznesin mbeten të njëjta, atëherë përfitimi ekonomik i reformës mbetet kryesisht në njërën anë të tavolinës.

Dhe kjo nuk është reformë e balancuar.

KUSH DO TA PAGUAJË BYRONË?

Edhe kjo pyetje kërkon një përgjigje të qartë.

Byroja e Kreditit do të jetë një aktivitet ekonomik. Raporti dhe credit score janë produkte me vlerë tregtare.

Nëse bankat paguajnë për këtë informacion, duhet të garantohet që kjo kosto të mos i transferohet kredimarrësit përmes tarifave, komisioneve apo kostove të tjera.

Sepse përndryshe krijojmë një situatë absurde:

Biznesi gjeneron të dhënat.
Byroja i përpunon.
Banka i përdor për të reduktuar riskun e saj.
Dhe biznesi paguan faturën.

Kjo nuk mund të jetë filozofia e një reforme që pretendohet se synon përmirësimin e kreditimit.

DHE KËTU VJEN PARADOKSI SHQIPTAR: INFORMALITETI

Një Byro Krediti është aq e mirë sa janë të dhënat mbi të cilat ndërton vlerësimin e saj.

Por Shqipëria vazhdon të ketë një problem të rëndësishëm me informalitetin.

Dhe këtu mund të krijojmë një paradoks të rrezikshëm.

Biznesi formal deklaron xhiron, punonjësit, pagat, kreditë dhe detyrimet. Çdo aktivitet i tij lë gjurmë.

Pra ai bëhet gjithnjë e më transparent, më i analizueshëm dhe më i kontrollueshëm.

Ndërkohë, pjesa e aktivitetit ekonomik që zhvillohet jashtë sistemit formal vazhdon të prodhojë shumë më pak informacion.

Rrezikojmë kështu të arrijmë në një rezultat paradoksal:

Sa më korrekt të jesh me sistemin, aq më shumë sistemi di për ty.

Ndërsa ai që qëndron jashtë tij mbetet shumë më pak i dukshëm.

Nëse duam formalizim real të ekonomisë, duhet të bëjmë pikërisht të kundërtën:

formaliteti duhet të shpërblehet.

Biznesi që deklaron, paguan dhe respekton rregullat duhet të ketë avantazh ekonomik ndaj atij që nuk i respekton.

Përndryshe, po i japim tregut mesazhin e gabuar.

NUK MJAFTON TË THUASH “NA E KËRKON EUROPA”

Edhe argumenti i integrimit europian duhet trajtuar me kujdes.

BE kërkon standarde të larta për vlerësimin e kreditueshmërisë, shkëmbimin e informacionit dhe mbrojtjen e të dhënave.

Por kjo nuk do të thotë automatikisht se Shqipëria është e detyruar të krijojë pikërisht një Byro private të Kreditit.

Nëse kjo reformë konsiderohet kërkesë e procesit të integrimit, Qeveria duhet të tregojë qartë aktin europian që kërkon këtë model dhe të shpjegojë përse nuk mund të përmirësohet infrastruktura publike që ekziston tashmë.

Sepse integrimi europian nuk duhet të përdoret si përgjigje automatike ndaj çdo pikëpyetjeje mbi një reformë.

BANKA ËSHTË BIZNES. EDHE BIZNESI ËSHTË BIZNES.

Sistemi bankar është jetik për stabilitetin ekonomik dhe duhet mbrojtur nga risku.

Por edhe ekonomia reale duhet mbrojtur nga financimi i shtrenjtë dhe barrierat e panevojshme.

Prej vitesh biznesit shqiptar i kërkohet më shumë formalizim, më shumë transparencë, më shumë deklarim dhe më shumë kontroll.

Nëse tani do t’i shtojmë edhe një mekanizëm tjetër profilizimi financiar, duhet të jetë shumë e qartë se çfarë merr biznesi në këmbim.

Politika publike nuk mund të shtrojë vetëm pyetjen:

“Si ta mbrojmë bankën nga biznesi me risk?”

Duhet të shtrojë po aq fort edhe pyetjen:

“Si ta mbrojmë biznesin e shëndoshë nga kostoja e lartë e parasë dhe si t’ia lehtësojmë aksesin në financim?”

Sepse bankat e nivelit të dytë janë subjekte private që mbrojnë interesin e tyre ekonomik.

Edhe bizneset që prodhojnë, eksportojnë, investojnë, punësojnë dhe paguajnë taksa janë subjekte private.

Qeveria nuk duhet të krijojë avantazh për njërën palë në kurriz të tjetrës.

Detyra e saj është të krijojë ekuilibër.

Prandaj, përpara miratimit të këtij projektligji, duhet t’i jepet përgjigje një pyetjeje themelore:

Kush përfiton realisht nga Byroja e Kreditit?

Nëse përgjigjja është bankat dhe bizneset, reforma mund të jetë e dobishme.

Por nëse banka merr më shumë informacion, më pak risk dhe më pak kosto analize, ndërsa biznesi merr më shumë kontroll, më shumë profilizim dhe potencialisht më shumë kosto, atëherë duhet të ndalemi dhe ta rishikojmë balancën.

Ne nuk kemi nevojë për një tjetër mekanizëm që kontrollon më mirë biznesin e rregullt.

Kemi nevojë për një sistem financiar që e financon më mirë atë./Monitor.al

florian zekja byrotë e kreditit

Sondazh

Insights 6 August 2026, 12:57 Sonila Meço

Stina e pestë

Shqipëria ka një stinë të pestë, stina e kthimeve. Nis diku nga fundi i qershorit, kur aeroportet mbushen me përqafime, rrug&eum...

Insights 1 August 2026, 10:59 Natasha Llanaj Perpunja

Selenica nuk eshte nje qytet i zakonshem

Ka qytete qe nuk ndertohen vetem me gure, por me djerse, sakrifica dhe kujtime. Selenica eshte nje prej tyre. Sot qytetaret e saj kane dale ne proteste per te...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin