6 June 2026, 16:21
Nga Çim Peka

Të jemi të qartë: kjo është një protestë kundër Ramës dhe jo kundër Trump. Prej disa javësh, një grup i vogël neo-marksist dhe disa ambientalistë, protestonin në Zvërnec aty ku është planifikuar të ndërtohet një resort turistik i lidhur me familjarë të Presidentit Trump. Askush nuk u kishte kushtuar vëmendje, deri ditën kur punonjës të sigurisë tërhoqën zvarrë njërin nga protestuesit. Kjo dhunë brutale ndaj protestuesve shërbeu si katalizator dhe ndezi rrjetet sociale. Brezi i ri, ose Gen Z, produkt i këtyre rrjeteve vërshuan rrugëve të Tiranës duke protestuar kundër dhunës, në mbrojtje të ambientit, kundër paqartësisë së pronësisë së tokës ku do ndërtohet projekti, kundër abuzimit të qeverisë me projektet strategjike, oligarkët, krimit të organizuar, dhe abuzimit nga ana e qeverisë të pasurive publike për klientët e saj. Po, kishte zëra edhe kundër projektit konkret. Siç e shikoni, këto janë plagë të shkaktuara nga qeveria e Edi Ramës dhe nuk kanë lidhje as me Presidentin Trump, as me familjarë të tij dhe as me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në ditën e pestë të protestës, protestuesit dolën me kërkesa politike. Se pari ata kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij. Kërkesat e tjera lidhen me ndalimin e abuzimit qeveritar me investimet publike, korrupsionin, vjedhjen e pronës, dhe investimet strategjike.
Edi Rama i përket rrjetit te së majtës globaliste. Qeveria e tij po ashtu. Mediat e majta ndërkombëtare, për arsye të tyre politike nxituan ta transformojnë këtë protestë kundër qeverisë së majte, si protestë kundër familjarëve të Presidentit Trump. Po ashtu, në momentin kur protesta filloi të artikuloje kërkesa politike, pike së pari dorëheqjen e Ramës, ky i fundit doli dhe artikuloi mashtrimin e parë sikur këto protesta ishin kundër Presidentit Trump, dhe jo atij. Nuk ka asgjë më të pavërtetë, më të ligë dhe më perverse se kjo gënjeshtër e Kryeministrit. Mashtrimi i dytë ishte kur ai, duke përdorur situatën gjeopolitike globale, ngriti pretendimin sikur prapa protestave qëndronin iranianët.
Kërkesa e dytë e protestuesve është anulimi i ligjit për investimet strategjike. Ky ligj është miratuar nga Edi Rama shumë vite përpara se familjarë të Presidentit Trump të njihnin Shqipërinë. Ai u miratua për të shpërblyer dhe vjedhur pronën publike për llogari të klientëve personale të Kryeministrit.
çim peka
Insights
4 June 2026, 07:21
Desada Metaj
Desada Metaj
Ajo që nisi si një protestë ambientaliste u kthye shpejt në një valë popullore kundër qeverisë së...
Insights
1 June 2026, 07:45
Çim Peka
Cim Peka
Te gjithe jemi deshmitar kur janarin e ketij viti, i ndodhur ne krizen me te madhe politike per shkak te dosjeve Balluku dhe Akshi, Edi Rama ju ng...
Insights
31 May 2026, 09:55
Ambrozia Meta
Ambrozia Meta
Dje, papritur, opinioni publik në Shqipëri u zgjua nga gjumi i thellë dhe u kujtua se në këtë vend po shkat&eum...
Insights
30 May 2026, 16:33
Izmir Akulli
Izmir Akulli
Protesta e qytetarëve dhe banorëve të Vlorës ditën e sotme në Zvërnec nisi me pamjet më tronditë...
Insights
22 May 2026, 10:56
Jona Dividi
Vila 31
Artistët dhe krijuesit në Shqipëri, prej vitesh flasin për mungesën e galerive, studiove, rezidencave artistike dhe politi...
Insights
21 May 2026, 20:48
Altin Hazizaj
Dymbëdhjetë vite më parë, në një 17 Maj të ftohtë dhe nën një shi të rrëmbyeshëm, diçk...
Insights
20 May 2026, 14:01
Agim Nesho
Ministri Hoxha më përpara duhet të jepte dorëheqjen, sesa të largonte Ambasadorin Meidani që u prononcua për një c&eum...
Insights
14 May 2026, 09:05
Jetmira Sula
Jetmira Sula
Një reflektim nga përvoja në drejtimin e burgut të grave mbi drejtësinë, përgjegjësinë dhe nevoj&...
Insights
11 May 2026, 11:57
Ditmir Bushati
Kjo pyetje shtrohet teksa jetojmë në një periudhë tranzicioni dhe transformimi të thellë gjeopolitik, ku normat e rendit të...
Insights
8 May 2026, 21:20
Izmir Akulli
Izmir Akulli
Sot duhet të ishte një ditë e zakonshme seance gjyqësore në Gjykatën Administrative. Por jo. Erion Veliaj arriti...