8 November 2026, 21:10
Nga E.d
Foto ilustruse
SHBA- Inteligjenca artificiale pritet të luajë një rol të ri në diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve, duke mundësuar identifikimin e shenjave të diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare përmes kontrolleve rutinë të syve. Projekti po zhvillohet nga qendra Northern Ophthalmic Research and Innovation në Universitetin e Sunderlandit, e cila ka përfituar 12.2 milionë paund financim nga qeveria britanike, përmes organizatës UK Research and Innovation (UKRI).
Teknologjia do të analizojë skanimet e syve me ndihmën e inteligjencës artificiale, duke i krahasuar ato me të dhënat shëndetësore të pacientëve dhe informacionet e mbledhura nga komuniteti. Qëllimi është të identifikohen ndryshime shumë të vogla në enët e gjakut dhe indet nervore në pjesën e pasme të syrit, të cilat mund të japin sinjale për zhvillimin e sëmundjeve përpara shfaqjes së simptomave.
Fillimisht, projekti do të përqendrohet te diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare, por studiuesit synojnë që në të ardhmen kjo teknologji të përdoret edhe për identifikimin e hershëm të demencës dhe goditjeve në tru. Matthew Campbell, bashkëdrejtor i NORI-t, deklaroi se financimi do t'i mundësojë ekipit zhvillimin e teknologjisë, testimin e saj në kushte reale të kujdesit shëndetësor dhe zgjerimin e përdorimit në tregjet ndërkombëtare.
Ndërkohë, ministri britanik i Shkencës, Chris McDonald, theksoi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm për përmirësimin e rezultateve shëndetësore dhe lehtësimin e presionit mbi sistemin shëndetësor britanik NHS.
“Diagnostikimi më i hershëm nënkupton rezultate më të mira për pacientët dhe më pak presion mbi NHS-në. Teknologjia ka një rol thelbësor për të luajtur”, u shpreh ai.
NORI është një nga pesë qendrat e reja kërkimore shëndetësore që mbështeten nga UKRI, me synimin për të përdorur teknologjinë dhe inteligjencën artificiale në zbulimin dhe trajtimin më të shpejtë të sëmundjeve./Dosja.al
Inteligjenca artificiale diabeti sy
Bota
8 November 2026, 21:08
E.M
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të vijojë me zbatimin e planit të paqes p&eum...
Bota
8 November 2026, 21:03
E.d
Pamje
JEMEN- 33 persona, përfshirë gra dhe fëmijë kanë humbur jetën nga sulmet ajrore të Arabisë Saudite në...
Bota
8 November 2026, 20:33
E.M
IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi i ka dërguar një mesazh këtë të diele SHBA-së përmes një po...
Bota
8 November 2026, 20:29
E.d
Abbas Araghçi
IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghçi, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë Sht...
Bota
8 November 2026, 20:16
E.M
FRANCË- Protestat në Francë kanë vijuar për të katërtën fundjavë radhazi. Sipas Ministrisë së Brendshme ...
Bota
8 November 2026, 20:08
E.d
Donald Trump përshëndet Jensen Huang pas një takimi mbi AI-në në Shtëpinë e Bardhë
SHBA- Një memo e qeverisë...
Bota
8 November 2026, 19:34
E.d
Pamje nga sulmi
POLONI- Një turist britanik që ndodhej me familjen e tij në sheshin kryesor të Krakovit, në momentin kur ndodhi sulmi...
Bota
8 November 2026, 19:31
E.M
GAZA- Kampet e strehimit në Gaza janë përmbytur nga reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta duke shkatërruar kështu mi...
Bota
8 November 2026, 19:14
E.d
Pamje
Dy tigra tashmë po bredhin nëpër natyrën e egër të Kazakistanit, gati 80 vjet pasi këta grabitqarë u panë p...
Bota
8 November 2026, 19:03
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se një ndërhyrje e re ushtarake kundër Iranit është shum&eum...