13 November 2026, 10:58
Nga E.d
Ilir Meta
TIRANA- Ish-Presidenti Ilir Meta ka bërë publike kërkesat e tij procedurale drejtuar Gjykatës së Posaçme, duke kërkuar respektimin e garancive ligjore dhe standardeve të një procesi të rregullt gjyqësor. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta deklaron se publikimi i dokumenteve synon të garantojë transparencën dhe të informojë publikun mbi ecurinë e procesit gjyqësor ndaj tij.
Ai thekson se për shkak të rëndësisë së çështjes dhe funksioneve të larta shtetërore që ka ushtruar, publiku ka të drejtë të njihet me kërkesat e tij drejtuar gjykatës. Kreu i Partisë së Lirisë argumenton se kërkesat mbështeten në Kushtetutë, legjislacionin shqiptar dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, veçanërisht në nenin 6, që garanton të drejtën për një proces të rregullt dhe gjykim të drejtë.
Meta thekson se synimi i tij është zhvillimi i një gjykimi të plotë dhe në përputhje me ligjin, ku çdo e drejtë procedurale të respektohet dhe çdo pretendim të marrë përgjigjen përkatëse. Në reagimin e tij, ai nënvizon se standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nuk janë thjesht rekomandime, por detyrime që duhet të zbatohen gjatë çdo procesi gjyqësor.
Reagimi i Metës
Të dashur miq,
Në funksion të transparencës së plotë, të llogaridhënies para jush për tre funksionet më të larta shtetërore që kam ushtruar dhe të së drejtës së publikut për t’u informuar, po publikoj sot, të plota, kërkesat e mia procedurale drejtuar GJKKO-së së Shkallës së Parë.
Një proces gjyqësor që, për nga natyra dhe rëndësia, duhet të zhvillohet sipas ligjit në kushtet e transparencës publike, kërkon mbi të gjitha respektimin e garancive procedurale dhe të standardeve më të larta të një procesi të rregullt ligjor.
Kërkesat e mia mbështeten në Kushtetutë, në legjislacionin në fuqi dhe veçanërisht në standardet e përcaktuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudenca e konsoliduar e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), në zbatim të nenit 6 të Konventës, që garanton të drejtën për një proces të rregullt dhe gjykim të drejtë.
Ato synojnë të mundësojnë një gjykim shterues, ezaurues dhe, mbi të gjitha, tërësisht ligjor, ku çdo e drejtë procedurale të respektohet dhe çdo pretendim të marrë përgjigjen që meriton. Sepse standardet e GJEDNJ-së nuk janë rekomandime, por detyrime që duhet të udhëheqin çdo proces gjyqësor./Dosja.al
GJKKO Ilir Meta letër
Politike
13 November 2026, 09:22
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Kuvendi i Kosovës pritet të vijojë sot seancën plenare me rishqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuar...
Politike
13 November 2026, 08:20
E.d
Foto ilustruse
Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shirok...
Politike
13 November 2026, 08:08
E.d
Taulant Balla
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shfaqur duke u drejtuar me gjeste fyese tifozëve ...
Politike
12 November 2026, 22:57
E. D
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores 2-0 të Shqipërisë ndaj Finlandës, në ndeshjen e zhvilluar sot n&eu...
Politike
12 November 2026, 22:36
E. D
Arben Voja
TIRANË- Arben Voja, drejtori aktual i Spitalit Rajonal të Fierit, u arrestua sot me urdhër të Prokurorisë, në ku...
Politike
12 November 2026, 22:10
E. D
TIRANË- Gazetari Muhamed Veliu, ka zbardhur disa nga skenarët që pritet të shqyrtojë kryeministri Edi Rama në Asamblenë...
Politike
12 November 2026, 21:52
E. D
MAQEDONI E VERIUT- Asnjë shqiptar në mesin e rreth 80 personave të punësuar së fundmi në Spitalin e Kumanovës. Punë...
Politike
12 November 2026, 21:16
E. D
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të enjte lirimin nga detyra të Endrit Hoxhës, i cili mbante postin e z&e...
Politike
12 November 2026, 21:10
E. D
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të enjte një sërë projektligjesh dhe vendimesh që lidhen me eficien...
Politike
12 November 2026, 20:43
E. D
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër foto nga samiti i nëntë i Komunitetit Politik Evropian, që u zhvillua në D...