LIVE UPDATES
Politike

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen: Pse pa ndryshime?

Vetë PDK-ja i kërkoi presidentes në tetor ta kthente ligjin në Kuvend. Atëherë, partia tha se donte të plotësonte disa dispozita dhe të adresonte çështjet që mund të pengonin zbatimin e tij. Më 12 nëntor, ligji u dërgua për votim pa ndryshime.

13 November 2026, 08:20 Nga E.d
Kuvendi  i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen: Pse
Foto ilustruse

Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor. Nëse të paktën 61 deputetë votojnë pro, vetoja rrëzohet dhe ligji konsiderohet i shpallur. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila e propozoi si ligjin, ashtu edhe kthimin në Kuvend nga presidentja, është zotuar se ndryshimet në të do të miratohen brenda dy javësh.

Pse po votohet i njëjti tekst?

Vetë PDK-ja i kërkoi presidentes në tetor ta kthente ligjin në Kuvend. Atëherë, partia tha se donte të plotësonte disa dispozita dhe të adresonte çështjet që mund të pengonin zbatimin e tij. Më 12 nëntor, ligji u dërgua për votim pa ndryshime. Sipas PDK-së, meqë nuk pati pajtim me shumicën parlamentare nëse ligji mund të ndryshohej gjatë rishqyrtimit, partia vendosi t’i kërkojë Kuvendit miratimin e tekstit të tetorit dhe t’i propozojë amendamentet përmes një nisme të re pasi ligji të hyjë në fuqi. Lëvizja Vetëvendosje, e cila e votoi ligjin më 6 tetor, pritet ta mbështesë edhe këtë herë, ndonëse ka shprehur rezerva për efektet e tij.

Kryetari i komisionit, Vigan Qorrolli, i tha REL-it se PDK-ja e ka shtyrë nismën përpara pa analizën e nevojshme juridike dhe pa konsultime të mjaftueshme institucionale. Ai e përshkroi ritmin e procesit si “një nguti të pashpjegueshme” dhe vuri në dyshim nëse teksti që po shkon në rivotim mund të zbatohet.

“Kam frikë që ligji siç është tani dhe siç ka qenë më 6 tetor, nuk mund të implementohet”, tha ai. Pavarësisht këtyre rezervave, shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, konfirmoi për REL se partia do ta votojë sërish ligjin.

Vullnet Bugaqku, njohës i çështjeve juridike nga Instituti Demokratik i Kosovës, vë në pikëpyetje rendin e hapave që po ndjek Kuvendi.

“Pse duhet ta rrëzosh veton? Nëse vetoja thotë duhet ta përmirësoni ligjin? Pse po rrëzohet vetoja për ta lënë ligjin në fuqi që në fund ta hapësh një proces të ri për rishikimin e këtij ligji?”, pyet Bugaqku në një bisedë me Radion Evropa e Lirë. 

Çfarë do të hynte në fuqi?

Teksti i miratuar në tetor do t’ia ngushtonte kompetencat Gjykatës Speciale në Hagë. Ai e lidh juridiksionin e saj me veprat që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me pretendimet për trafikim organesh në raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011.

Po ashtu, e kufizon periudhën që mbulon gjykata nga 1 korriku 1999 deri më 31 dhjetor 2000 dhe parasheh që rastet jashtë juridiksionit të saj të kalojnë në gjykatat e Kosovës. Sipas tekstit, trupat gjykues do të duhej ta rishqyrtonin juridiksionin për secilin rast brenda 30 ditësh nga hyrja e ligjit në fuqi. Ende është e paqartë se cilat dispozita synon t’i ndryshojë PDK-ja.

A mund të miratohen ndryshimet brenda dy javësh?

Bugaqku i tha REL-it se procedura parlamentare, “nëse shkon sipas procedurës së rregullt, merr kohë deri në tre muaj”, meqë miratimi me procedurë të përshpejtuar kërkon përmbushjen e disa kushteve, sipas Rregullores së Kuvendit.

Neni 85 i Rregullores së Kuvendit lejon shqyrtim të përshpejtuar, me kërkesë të Qeverisë ose të së paku 30 deputetëve, për projektligje që lidhen me sigurinë kombëtare, shëndetin publik ose çështjet buxhetore e financiare. Shqyrtimi i parë bëhet së paku 48 orë pas shpërndarjes së materialit, ndërsa i dyti së paku 72 orë pas miratimit në parim. Neni 86 parasheh procedurë urgjente për projektligje që lidhen me masat gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ose emergjente.

Sipas nenit 123, së paku gjashtë deputetë mund të propozojnë shmangien nga afatet procedurale. Për miratim duhen votat e dy të tretave të deputetëve të pranishëm dhe shmangia duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën.

Nëse Kuvendi kërkon t’i shmangë afatet, Bugaqku thotë se “duhet ta arsyetojnë sipas kritereve të rregullores”. Ai paralajmëron se tejkalimi i këtyre kritereve “mund të hap rast dhe mundësi që dikush ta kontestojë këtë rast”, duke përmendur Avokatin e Popullit dhe palët e tjera të autorizuara. Radio Evropa e Lirë u përpoq të kontaktonte ushtruesen e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, për të marrë një qëndrim lidhur me këtë proces, por nuk mori përgjigje.

Çfarë po diskuton BE-ja?

Për Bugaqkun, konsultimi me Këshillin e Bashkimit Evropian duhet të jetë hapi i parë në hartimin e ndryshimeve të reja. Sipas tij, miratimi i amendamenteve pa konsultim do të shkelte zotimet ndërkombëtare të Kosovës dhe detyrimin që, sipas interpretimit të tij, buron nga neni 162 i Kushtetutës.

Nëse ligji hyn në fuqi, përmbajtja e amendamenteve dhe rezultati i bisedimeve me BE-në do të përcaktojnë nëse rishikimi i paralajmëruar i adreson shqetësimet që ngriti votimi i tetorit.

Bashkimi Evropian i tha REL-it se është në bisedime për ligjin. Në tetor, BE-ja e mirëpriti kthimin e tij në Kuvend dhe tha se priste të konsultohej nëse diskutimet rifillonin. Në vitin 2014, përmes letërkëmbimit që i hapi rrugë krijimit të Dhomave të Specializuara, Kosova u zotua ta konsultonte BE-në për nismat ligjore që prekin mandatin e gjykatës ose procedurat që burojnë nga hetimet e Task-Forcës Speciale Hetuese.

Kuvendi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin