LIVE UPDATES
Bota

Kosto e lartë e jetesës dhe investimet e pamjaftueshme në arsim! Qindra mijëra qytetarë protestojnë kundër qeverisë Meloni

Në protesta morën pjesë ndër të tjera nxënës, studentë, punëtorë, fermerë dhe pensionistë. Sindikata USB kishte bërë thirrje për grevë të përgjithshme. Në total, protesta u zhvilluan në më shumë se 50 qytete. Sindikata deklaroi madje se në mbarë vendin kishin marrë pjesë më shumë se një milion njerëz. Megjithatë, kjo shifër nuk u konfirmua nga autoritetet.

31 October 2026, 08:34 Nga E. D

Kosto e lartë e jetesës dhe investimet e pamjaftueshme në arsim!

ITALI- Më shumë se 200.000 vetë protestuan nëItalikundër qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni. Sipas vlerësimeve të pavarura, tubimet më të mëdha të premten (30.10.2026) u zhvilluan në kryeqytetin Romë dhe në qytetin universitar të Bolonjës, me rreth 50.000 pjesëmarrës secili. Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë edhe në Milano, Napoli dhe Torino.

Në protesta morën pjesë ndër të tjera nxënës, studentë, punëtorë, fermerë dhe pensionistë. Sindikata USB kishte bërë thirrje për grevë të përgjithshme. Në total, protesta u zhvilluan në më shumë se 50 qytete. Sindikata deklaroi madje se në mbarë vendin kishin marrë pjesë më shumë se një milion njerëz. Megjithatë, kjo shifër nuk u konfirmua nga autoritetet.

Protesta kundër pagave të ulëta dhe rritjes së kostove

Demonstruesit kritikuan rritjen e kostos së jetesës, inflacionin e lartë, pagat e ulëta dhe shpenzimet e mëdha të qeverisë për armatime. Në pankarta shiheshin parulla si: „Ulni armët, rritni pagat" dhe „Jo ekonomisë së luftës". Pjesëmarrësit kërkuan gjithashtu më shumë fonde për shkollat dhe universitetet.

Sindikata USB kishte bërë thirrje gjithashtu për ndërprerjen e punës në transportin publik lokal dhe atë në distanca të gjata, si dhe në sektorin e shëndetësisë. Megjithatë, deri tani kufizimet në transport kanë qenë minimale, edhe për shkak se ministri i Transportit Matteo Salvini kishte vendosur ndalimin e grevës para festës së Ditës së Gjithë Shenjtorëve.

Masa të forat sigurie dhe prani e madhe policore

Pamjet e plaçkitjeve, zjarrvënieve dhe akteve të dhunës në Milano dy javë më parë janë ende të freskëta. Atëherë u plagosën 20 demonstrues dhe katër policë, ndërsa më shumë se 50 të rinj u arrestuan. Edhe për këtë arsye, protestat e fundit u shoqëruan nga një prani masive e forcave policore. Në shumë qytete u shtuan kontrollet dhe masat e sigurisë për të parandaluar trazirat. Policia u kishte bërë thirrje protestuesve që gjatë demonstratave të mos mbanin kapuçë apo helmeta.

Protestat kryesisht paqësore, por me incidente të izoluara

Në Romë u angazhua një numër i madh forcash policore, ndër të tjera për të mbrojtur monumente si Koloseu dhe për të parandaluar përsëritjen e akteve të dhunës. Shumica e protestave deri në mbrëmje kaluan në mënyrë paqësore. Në Torino pati përplasje mes demonstruesve dhe policisë.

Në Romë u hodhën kokteje Molotov pranë Koloseut. Edhe në qytete të tjera pati incidente të izoluara, por përmasat e tyre nuk mund të krahasoheshin me demonstratat e dy javëve më parë, kur vetëm në Milano u plagosën më shumë se 200 pjesëtarë të forcave të sigurisë. Edhe në Xhenova, në veriperëndim të Italisë, të premten pati përplasjet e para mes protestuesve dhe policisë.

Projektbuxheti i Melonit nuk i qetëson protestuesit

Të mërkurën (28.10.2026), Meloni prezantoi projektbuxhetin e saj për vitin 2027. Një nga synimet ishte edhe zbutja e protestave në vend. Përveç lehtësimeve tatimore për personat me të ardhura mesatare dhe sipërmarrësit e vetëpunësuar, parashikohet të rritet edhe buxheti për sektorin e shëndetësisë. Është planifikuar gjithashtu një paketë prej 175,2 milionë eurosh për fermerët, kompanitë e transportit dhe sektorin e peshkimit, me qëllim lehtësimin e barrës së kostove të larta të karburantit.

Për të gjithë punonjësit nën moshën 30 vjeç është parashikuar një pagesë e njëhershme prej 2.500 eurosh. Buxheti i ri pritet të financohet përmes rritjes së taksave për bankat dhe kompanitë e sigurimeve. Megjithatë, sindikatat thonë se këto masa nuk janë të mjaftueshme dhe kërkojnë lehtësime të mëtejshme për qytetarët./DW

protestat ne itali

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin