30 October 2026, 20:15
Nga E.M

IZRAEL- Izraeli përballet me një periudhë pasigurie politike pas zgjedhjeve parlamentare, pasi as kryeministri Benjamin Netanyahu dhe as opozita e drejtuar nga Gadi Eisenkot nuk kanë arritur të sigurojnë shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë së re.
Sipas rezultateve përfundimtare, blloku i Netanyahut, i përbërë nga partia Likud dhe aleatët e tij të djathtë dhe ultraortodoksë, ka siguruar 53 vende në Knesset, parlamentin me 120 vende. Ndërsa opozita e drejtuar nga Eisenkot ka marrë 48 mandate.
Një rol vendimtar në negociatat për formimin e qeverisë pritet të kenë partitë arabe, të cilat kanë siguruar gjithsej 19 vende, një rezultat historik. Për të krijuar një shumicë parlamentare nevojiten të paktën 61 deputetë.
Megjithatë, rruga drejt një marrëveshjeje duket e ndërlikuar. Disa nga partitë e opozitës, përfshirë ato të drejtuara nga Naftali Bennett dhe Avigdor Liberman, kanë kundërshtuar bashkëpunimin me partitë arabe, duke vështirësuar mundësinë e krijimit të një qeverie kundër Netanyahut.
Një tjetër skenar është krijimi i një qeverie të unitetit kombëtar, ku Likud dhe disa parti të opozitës do të bashkëpunonin. Por edhe kjo alternativë përballet me pengesa, pasi Eisenkot ka përjashtuar mundësinë e bashkëqeverisjes me Netanyahun.
Ndërkohë, ekziston edhe mundësia që kryeministri aktual të përpiqet të sigurojë mbështetjen e deputetëve individualë nga kampi kundërshtar. Nëse negociatat për formimin e qeverisë dështojnë, Izraeli mund të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme, duke zgjatur krizën politike.
Presidenti Isaac Herzog do të konsultohet me përfaqësuesit e partive politike dhe do t’i caktojë njërit prej kandidatëve detyrën për formimin e qeverisë. Procesi mund të zgjasë disa javë, ndërsa Netanyahu do të vijojë të qëndrojë në detyrë si kryeministër në detyrë deri në krijimin e kabinetit të ri./Dosja.al
Benjamin Netanyahu Gadi Eisenkot
Bota
30 October 2026, 19:54
E.M
LOS ANGELES- Kompania mëmë e Instagram dhe Facebook, ka arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me një tjetër adol...
Bota
30 October 2026, 19:25
E.M
SHBA- Në një itervistë Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka diskutuar çështjen e Iranit vetëm disa ditë para zgjedhje...
Bota
30 October 2026, 19:19
E.M
STAMBOLL- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Stambollin më 31 tetor, me ftesë të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdo...
Bota
30 October 2026, 18:53
E.M
VATIKAN- Papa Leo ka bërë thirrje për vendosjen e rregullave dhe institucioneve të qarta etike për zhvillimin e inteligjencës art...
Bota
30 October 2026, 18:53
E. D
SHBA- Rihapja e Lotarisë Amerikane për vitin 2027 është bllokuar sërish, pasi Gjykata e Apelit e Qarkut të Nëntë n...
Bota
30 October 2026, 18:44
E.M
ITALI- Në Milano, Romë e Torino, protestuesit kundërshtuan rritjen e kostos së jetesës, pagat e ulëta, gjendjen e shëndet&eu...
Bota
30 October 2026, 18:33
E.M
KORE- Një shumë prej 6.3 miliardë dollarë i janë grabitur kriptomonedhave Binance pas një sulmi kibernetik. Kompania dyshon ...
Bota
30 October 2026, 17:49
E.M
UKRAINË- Bashkimi Evropian është i gatshëm të angazhohet në negociata paqeje për t’i dhënë fund luftës ...
Bota
30 October 2026, 17:34
E.M
INDI- Një helikopter është rrëzuar në një luginë në Himalaje, në Indi, ku kanë humbur jetën 6 perso...
Bota
30 October 2026, 17:19
E.M
ITALI- Italia është përfshirë ditën e sotme në disa protesta masive në dhjetëra qytete në një mobilizim t&eum...