30 October 2026, 20:21
Nga E.M

IZRAEL- Djali i kryeministrit izraelit Benjamin Natanyahu, Yair Netanyahu, ka reagur lidhur me jetesën e popullit arab në Izrael. Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, ai i cilësoi ata si kërcënimin më të madh për ekzistencën e Izraelit, pas programi bërthamor iranian.
Duke iu referuar rezultateve të zgjedhjeve për Knessetin e 26-të, Yair Netanyahu pretendoi se ato kanë treguar se rreziku më i madh për mbijetesën afatgjatë të shtetit izraelit, përveç Iranit, vjen nga arabët izraelitë.
“Një vend nuk mund të mbijetojë në planin afatgjatë kur 20% e popullsisë së tij identifikohet me armiqtë e tij dhe dëshiron shkatërrimin e tij”, shkroi ai.
Në vijim, djali i kryeministrit bëri edhe deklarata të tjera për islamin dhe myslimanët, duke pretenduar se shumica e tyre nuk mund të jetojnë në paqe me fqinjët e feve të tjera.
Deklaratat e tij kanë shkaktuar reagime të forta në Izrael. Deputeti arab Ahmad Tibi i cilësoi ato si raciste dhe antisemitike, duke iu përgjigjur se qytetarët arabë vazhdojnë të punojnë dhe të kërkojnë një të ardhme me bashkëpunim dhe të drejta të barabarta.
Edhe publicisti Rani Rahav reagoi duke iu drejtuar kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe duke rikujtuar deklaratat e tij të vitit 2016 për votuesit arabë në Izrael, për të cilat kryeministri kishte kërkuar falje.
Reagimet vijnë në një klimë të tensionuar politike pas zgjedhjeve parlamentare, ku partitë arabe kanë shënuar rritje të ndjeshme dhe kanë fituar gjithsej 19 vende në Knesset, duke u bërë faktor i rëndësishëm në negociatat për formimin e qeverisë së re./Dosja.al
Yair Netanyahu Benjamin Natanyahu
Bota
30 October 2026, 20:15
E.M
IZRAEL- Izraeli përballet me një periudhë pasigurie politike pas zgjedhjeve parlamentare, pasi as kryeministri Benjamin Netanyahu dhe as opozita...
Bota
30 October 2026, 19:54
E.M
LOS ANGELES- Kompania mëmë e Instagram dhe Facebook, ka arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me një tjetër adol...
Bota
30 October 2026, 19:25
E.M
SHBA- Në një itervistë Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka diskutuar çështjen e Iranit vetëm disa ditë para zgjedhje...
Bota
30 October 2026, 19:19
E.M
STAMBOLL- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Stambollin më 31 tetor, me ftesë të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdo...
Bota
30 October 2026, 18:53
E.M
VATIKAN- Papa Leo ka bërë thirrje për vendosjen e rregullave dhe institucioneve të qarta etike për zhvillimin e inteligjencës art...
Bota
30 October 2026, 18:53
E. D
SHBA- Rihapja e Lotarisë Amerikane për vitin 2027 është bllokuar sërish, pasi Gjykata e Apelit e Qarkut të Nëntë n...
Bota
30 October 2026, 18:44
E.M
ITALI- Në Milano, Romë e Torino, protestuesit kundërshtuan rritjen e kostos së jetesës, pagat e ulëta, gjendjen e shëndet&eu...
Bota
30 October 2026, 18:33
E.M
KORE- Një shumë prej 6.3 miliardë dollarë i janë grabitur kriptomonedhave Binance pas një sulmi kibernetik. Kompania dyshon ...
Bota
30 October 2026, 17:49
E.M
UKRAINË- Bashkimi Evropian është i gatshëm të angazhohet në negociata paqeje për t’i dhënë fund luftës ...
Bota
30 October 2026, 17:34
E.M
INDI- Një helikopter është rrëzuar në një luginë në Himalaje, në Indi, ku kanë humbur jetën 6 perso...