LIVE UPDATES
Bota

Fitorja e listës studentore në Serbi/ Nga dorëheqjet tek kërkimfaljet, cilat janë ndryshimet e para të vendit pas humbjes së Vuçiç?

Nga largimi i kampit me tenda përpara Presidencës së Serbisë dhe mbulimi i grafiteve me mesazhe urrejtjeje, deri te dorëheqjet, shkarkimet dhe kërkimfaljet në transmetuesit publikë.

30 October 2026, 20:40 Nga E.M

Fitorja e listës studentore në Serbi/ Nga dorëheqjet tek

SERBI- Në Serbi kanë nisur ndryshimet e para pas fitores së listës studentore. Nga largimi i kampit me tenda përpara Presidencës së Serbisë dhe mbulimi i grafiteve me mesazhe urrejtjeje, deri te dorëheqjet, shkarkimet dhe kërkimfaljet në transmetuesit publikë.

Ndërkohë, festivali muzikor Exit ka njoftuar rikthimin në Novi Sad. Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë sjell zhvillimet që kanë shënuar pesë ditët e para të ndryshimeve politike në Serbi, atmosferën që i ka shoqëruar ato dhe reagimet e qytetarëve.

Dorëheqje, shkarkime dhe kërkimfalje në RTS  
Në Radio Televizionin e Serbisë (RTS) kanë nisur ndryshimet në drejtimin e transmetuesit publik serb. Fillimisht, drejtoresha e përgjithshme, Manja Gërçiq, shkarkoi kryeredaktoren përgjegjëse të Programit Informativ, Bojana Mllagjenoviq.

Më pas, edhe vetë Gërçiç dha dorëheqje, pas kërkesave të një pjese të punonjësve dhe të lëvizjes studentore. Së shpejti u shkarkuan edhe redaktorë të disa redaksive, përfshirë ata të edicionit qendror të lajmeve të orës 19:30.   

Pas këtyre ndryshimeve, RTS-ja u kërkoi falje shikuesve për “gjithçka që ishte lënë pa u raportuar gjatë periudhës së mëparshme”.

Në një mesazh të lexuar nga prezantuesi i lajmeve, kërkimfalja u cilësua si “masa e parë drejt shërimit”, ndërsa u paralajmërua përkushtim ndaj përmbajtjeve programore në interes të publikut.

“Duam ta rikthejmë besimin tuaj”, ishte mesazhi i kolegjiumit të ri redaktues të Programit Informativ të RTS-së. Megjithatë, studentët pjesëmarrës në protesta thanë se nuk e pranojnë kërkimfaljen, por kërkojnë dorëheqje.

Kërkimfalje dhe dorëheqje edhe në RTV

Kërkimfalja e parë nga një transmetues publik erdhi vetëm një ditë pas zgjedhjeve. Radio Televizioni i Vojvodinës (RTV) kërkoi falje për heshtjen shumëvjeçare ndaj ngjarjeve të rëndësishme, informimin e njëanshëm dhe raportimin jokritik.

“U hesht, u mbyll njëri sy, u informua në mënyrë të njëanshme, u raportua pa kritikë, nuk u shtruan pyetjet e duhura ose nuk u shtruan fare pyetje”, thuhej në kërkimfaljen që u lexua nga prezantuesi i lajmeve.

Drejtori i përgjithshëm, Goran Karaxhiç, dha dorëheqje më 30 tetor. Para tij, dorëheqje kishin dhënë kryeredaktori përgjegjës, Nenad Qaqiq, si dhe redaktoret e Programit të Parë të Radios dhe të redaksisë së internetit të RTV-së.

Nisin kontrollet në prokurori

Një komision i Prokurorisë së Lartë Publike të Serbisë po kontrollon ligjshmërinë e punës së Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, e cila drejtohet nga Nenad Stefanoviç. 

Kontrolli po zhvillohet me urdhër të kryeprokurores publike, Zagorka Dollovac.

Sipas njoftimit, po shqyrtohen të gjitha lëndët, me vëmendje të veçantë ndaj atyre që veçohen për nga rrezikshmëria shoqërore e veprës penale, dënimi i paraparë dhe niveli i sekretit.

“Kërkesat e mëparshme për qasje në lëndë për qëllime kontrolli, në shumicën dërrmuese të rasteve, janë injoruar ose refuzuar”, njoftoi Prokuroria e Lartë Publike.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Listës Studentore kërkuan dorëheqjen e kreut të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviç, dhe zëvendësit të tij, Miodrag Markoviç, për shkak të, siç thanë, “keqpërdorimit të pozitës zyrtare”.

Lista Studentore kërkon veprim të menjëhershëm në rastin e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, rastin e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, komunikimet përmes aplikacionit Sky, aferën Krushik, aksidentin në pikën e pagesës së autostradës në Doljevac, vrasjen e Oliver Ivanoviçit, rrënimet në Savamala dhe rrëzimin e helikopterit ushtarak.

Si Nenad Stefanoviq, ashtu edhe Zagorka Dollovac, janë përballur me kritika nga qarqet profesionale gjatë viteve të fundit.

Arrestohet drejtori i gjimnazit në Novi Sad

Drejtori i gjimnazit “Jovan Jovanoviç Zmaj” në Novi Sad, Radivoje P. Stojkoviç, u arrestua më 28 tetor dhe iu caktua masa e ndalimit prej 48 orësh. Arrestimi erdhi pasi ai kishte refuzuar të zbatonte vendimet e formës së prerë të gjykatës, të cilat e obligonin t’u mundësonte katër profesorëve kthimin në punë.

Pas arrestimit të drejtorit, nxënësit e gjimnazit organizuan një pritje solemne për profesorët e pezulluar, ndërsa kori i shkollës këndoi himnin e saj.

Drejtori kishte refuzuar të rikthente në punë profesorët e pezulluar dhe të larguar, mes të cilëve ishte edhe profesoresha e sociologjisë, Marija Vasiç.

Ajo ishte arrestuar në mars të vitit 2025, nën akuzën për gjoja “rrëzim të rendit kushtetues”, në një proces që nga opinioni publik dhe qarqet opozitare ishte cilësuar si i motivuar politikisht.

Kur shpalli zgjedhjet parlamentare, para se të jepte dorëheqje, presidenti i atëhershëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se kishte falur grupin e aktivistëve nga Novi Sadi, përfshirë profesoreshën Vasiq.

Përplasjet mes drejtorit dhe një pjese të profesorëve, prindërve dhe nxënësve, të pakënaqur me vendimet e drejtuesve të shkollës, kishin nisur pas shembjes së strehës në Novi Sad, më 1 nëntor 2024. Si pasojë, nxënësit u detyruan të ndiqnin mësimin në ndërtesat e shkollave të tjera të qytetit.

Festivali Exit rikthehet në Novi Sad
Festivali muzikor Exit do të rikthehet në qytetin ku u themelua. Organizatorët kujtuan se kishin premtuar se festivali do të kthehej kur në Serbi të rikthehej liria.

“Edhe pse rikthimi i madh i Exit-it është planifikuar për vitin 2028, që në korrikun e ardhshëm do të mblidhemi sërish në Kalanë e Petrovaradinit për të festuar lirinë, unitetin dhe dashurinë, me një përvojë të veçantë të Exit-it, të cilën do ta zbulojmë së shpejti”, thanë organizatorët.

Festivali ishte detyruar të largohej nga Novi Sadi dhe Serbia për shkak të mbështetjes që u kishte dhënë studentëve protestues. Pas 25 vjetësh, festivali i këtij viti u mbajt në disa vende të botës, nga Mali i Zi e Malta deri në Egjipt./Dosja.al 

Lista studentore

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin