30 October 2026, 21:58
Nga E.M

SHBA- Mbi 47.9 milionë amerikanë kanë votuar tashmë në zgjedhjet e mesimandatit në SHBA, duke shënuar një rekord të ri të pjesëmarrjes së hershme. Të dhënat tregojnë një pjesëmarrje të lartë në disa prej shteteve kyçe dhe një epërsi të demokratëve ndaj republikanëve në votimin e parakohshëm.
Sipas të dhënave të publikuara nga Laboratori Zgjedhor i Universitetit të Floridës, deri më tani janë regjistruar 47,922,669 vota të hershme në të gjithë vendin. Kjo shifër tejkalon rekordin e mëparshëm prej 45.9 milionë votash, të vendosur gjatë zgjedhjeve të mesit të mandatit në vitin 2022.
Këtë vit, rreth 226 milionë amerikanë janë regjistruar për të votuar. Edhe pse dita zyrtare e zgjedhjeve është e martë, qytetarët kanë pasur mundësi të votojnë paraprakisht.
Rritja e pjesëmarrjes është veçanërisht e dukshme në shtetet e lëkundura, ku gara mes kandidatëve demokratë dhe republikanë pritet të jetë e fortë.
Në Teksas, ku kandidati demokrat për Senat, James Tallarico, synon t’i japë fund dominimit republikan prej tre dekadash, më shumë se 6 milionë qytetarë kishin votuar deri të mërkurën. Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 50% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2022.
Pjesëmarrje e lartë është raportuar edhe në Karolinën e Veriut dhe Karolinën e Jugut. Ndërkohë, në Kansas, ku senatori republikan po përballet me një garë të vështirë, votimi i parakohshëm gjatë javës së kaluar ishte pothuajse dy të tretat më i lartë se në zgjedhjet e vitit 2022.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se demokratët janë më aktivë në votimin e hershëm. Në shtetet ku monitorohet përkatësia politike e votuesve, rreth 44% e atyre që kanë votuar deri më tani janë demokratë, kundrejt 31% republikanë dhe 25% votues të pavarur ose mbështetës të partive më të vogla.
Në rritje paraqitet edhe pjesëmarrja e votuesve afrikano-amerikanë dhe hispanikë në shtetet që publikojnë këto të dhëna.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se shifrat e votimit të hershëm nuk mund të konsiderohen si një parashikim i rezultatit përfundimtar. Përkatësia partiake e votuesve nuk tregon domosdoshmërisht se për cilin kandidat kanë votuar, ndërsa miliona amerikanë pritet t’u drejtohen kutive të votimit ditën zyrtare të zgjedhjeve.
Në zgjedhjet e mëparshme, republikanët kanë pasur prirjen të votojnë kryesisht ditën e zgjedhjeve, duke bërë që epërsia e demokratëve në votimin e parakohshëm të mos reflektohet domosdoshmërisht në rezultatin përfundimtar. Gjithashtu, rritja e votave të hershme nuk nënkupton automatikisht një rritje të pjesëmarrjes së përgjithshme./Dosja.al
Donald Trump
Bota
30 October 2026, 21:40
E.M
SHBA- Një gjykatë apeli në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar kërkesën e administratës së Donald Trump për të bll...
Bota
30 October 2026, 21:34
E.M
KONGO- Klasifikimi i Integruar i Fazave të Sigurisë Ushqimore ka njoftuar se më shumë se 28 milionë njerëz në Republik...
Bota
30 October 2026, 21:13
E.M
POLONI- Një krizë serioze politike dhe institucionale ka shpërthyer në Poloni, e përqendruar në Gjykatën Kushtetuese, p...
Bota
30 October 2026, 20:40
E.M
SERBI- Në Serbi kanë nisur ndryshimet e para pas fitores së listës studentore. Nga largimi i kampit me tenda përpara Presidencës ...
Bota
30 October 2026, 20:21
E.M
IZRAEL- Djali i kryeministrit izraelit Benjamin Natanyahu, Yair Netanyahu, ka reagur lidhur me jetesën e popullit arab në Izrael. Në një re...
Bota
30 October 2026, 20:15
E.M
IZRAEL- Izraeli përballet me një periudhë pasigurie politike pas zgjedhjeve parlamentare, pasi as kryeministri Benjamin Netanyahu dhe as opozita...
Bota
30 October 2026, 19:54
E.M
LOS ANGELES- Kompania mëmë e Instagram dhe Facebook, ka arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me një tjetër adol...
Bota
30 October 2026, 19:25
E.M
SHBA- Në një itervistë Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka diskutuar çështjen e Iranit vetëm disa ditë para zgjedhje...
Bota
30 October 2026, 19:19
E.M
STAMBOLL- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Stambollin më 31 tetor, me ftesë të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdo...
Bota
30 October 2026, 18:53
E.M
VATIKAN- Papa Leo ka bërë thirrje për vendosjen e rregullave dhe institucioneve të qarta etike për zhvillimin e inteligjencës art...