Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
VIDEO/ Jakup Krasniqi kthehet në shtëpinë e tij në Velani të Prishtinës, Haga i lejon vizitën pas përkeqësimit të shëndetit të bashkëshortes së tij
Në kuadër të kësaj, forca të shumta të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës kanë rrethuar zonën pranë banesës së tij në Prishtinë, ku po qëndron Krasniqi.
18 November 2026, 12:25Nga E.d
Pamje
KOSOVA- Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është kthyer ditën e sotme në Kosovë, pasi Gjykata Speciale në Hagë i ka lejuar një vizitë në Kosovë për arsye humanitare. Bëhët me dije se ai po qëndron në vizitë në Kosovë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij. Në kuadër të kësaj, forca të shumta të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës kanë rrethuar zonën pranë banesës së tij në Prishtinë, ku po qëndron Krasniqi.
Më 16 shtator të këtij viti, Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur fajtor Jakup Krasniqin për disa nga akuzat për krime lufte. Në lidhje me këto akuza, Krasniqi u dënua me 25 vjet burg, ndërsa gjatë shpalljes së vendimit, trupi gjykues deklaroi se Krasniqi është fajtor për disa episode.
Ata argumentuan se ai është fajtor për arrestim dhe ndalim të paligjshëm të 385 personave, trajtim mizor si krim lufte ndaj 49 personave, torturë si krim lufte ndaj 49 personave dhe vrasje të paligjshme të 96 personave. Në fund, kryesuesi i trupit gjykues i tha Krasniqit se shpallet i pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit./Dosja.al