LIVE UPDATES
Aktualitet

“Jam krenar për familjen time”/ Sot iu arrestua babai, si u mbrojt në gjyq Arbër Çekaj, mohoi çdo lidhje me drogën: Pa

1 April 2021, 07:54 Nga DOSJA
“Jam krenar për familjen time”/ Sot iu arrestua babai, si u

TIRANË– Arbër Çekaj, djali i Selim Çekaj që u vu sot në pranga e që është dënuar me 14 vite burg ka mohuar çdo lidhje të mundshme me trafikun e drogës. Në seancën gjyqsore ku u dha dhe dënimi i tij pas nëntë orësh seancë gjyqsore, Çekaj deklaronte se ishte mjaft krenar për familjen që kishte.

Madje, shtoi më tej se i vetmi peng që kishte në jetë, ishte që nuk kishte kaluar më shumë kohë me ta. Sipas Çekaj, asnjë familje nuk është e keqe, por ai e ka të mrekullueshme dhe ishte krenar për anëtarët e familjes së tij.

“Jam krenar për familjen time, i vetmi peng është që nuk kam kaluar shumë kohë me ta. Një trafikant droge që ka punuar mbi 22 orë nuk kam parë. I keni të dokumentuar dhe kur gruaja më thotë “shpirt a do ikim sot se është e dielë”, i vetmi peng është që nuk kam kaluar më shumë kohë me të. S’ka familje të keqe, por unë e kam të mrekullueshme. Duke punuar 20 orë, si ka mundësi se në psikologji thotë se njerëzit me koficentë të lartë përdorin deri 12% të trurit, unë kam përmendur 50%, unë qenkam Anjshtani, shyqyr që më ka Shqipëri. S’di kur e pata këtë kohë për organizimin e gjëra. Aq kriminel sa paskam qenë, 4 herë policia ka bllokuar të gjithë lajmin një person që ka arsimuar gjithë Shqipërinë dhe një njeri që s’ka pikë lidhje, dhe sot është në terror financiar, futet në banka dhe i thonë që ti je kulakë,”- tha ndër të tjera Arbër Çekaj.

Përsa i përket 613 kilogramëve kokainë që u gjetën në konteinerët e ‘Arbër Garden’, Arbër Çekaj thoshte në gjyq se nuk duhet të ishe as Sokrati e as Plutoni që të kuptoje se nuk ishte e tija.

“Që droga nuk është për mua, s’duhet të jet Sokrati e as Platoni. Duke më arrestuar mua, Policia dhe Prokuroria arrestoi pronarin e frutave në kontenier që s’është pronë e imja. Nëse do kapej droga në banane duhet të shoqërohet ai që shet delet apo duhet të kapej një mësues në Leskovik, apo duhet të arrestohej ai i kompanisë transportuese,”- thoshte ndër të tjera Çekaj në seancë gjyqësore.

Ai thoshte gjithashtu se në asnjë rrethanë nuk do të linte miliona euro që vinin nga droga, për të ikur në Gjermani me gruan për të blerë mobilje, dhe mbi të gjitha të nisej nga Kosova, pasi biletat nga aty janë shumë më lirë.

“Mund të jem jo nordik po edhe UFO po nuk e kuptoj që një njeri ka futur drogë në konteinerë dhe ndalohet kontejneri ditë nga Gurdia Di Financa që nuk besoj se iu shpëton gjë aq të zgjuar dhe të specializuar janë. Dhe unë që them ” jo janë budallenj italianët, fute drogën se italianët nuk e kanë gjetur”. Kjo është logjike, pastaj vijnë ndjenjat që të mos filloj me psikologjinë. Që unë nuk kam pasur lidhje e as dijeni për drogën. Fatura ka qenë 7500 euro, që në këtë moment më ka dhënë zoti një dritë jeshile, si një besimtar. Do thoja “e gjetën drogën, ik, mos i merr frutat para lirisë që të lësh familjes rrugëve”. Unë kam qenë në Gjermani, do merrja avionin në Singapor, që s’ka ektradim me Shqipërinë që as nuk e dinë ku i bie Shqipëria, në Marok, do shkoja në Kolumbi se me dikë punoja dhe nuk do vija. Unë e dija që frutat kontrollohen dhe nuk bëra asnjë lëvizje, negociova për të ulur 7500 euro. Edhe një fukara e shet lopën para lirisë. Si do e sillja Donald Lushajn dhe do i thoja “merr drogën”. Nëse unë do isha në Singapor, ai në Amerikë, se i ka dalë dhe viza. “Unë nuk jam trafikant droge, nuk kisha mundësinë e transportit të drogës se nuk njoh trafikantë dhe numrin e kontenierëve që vijnë për mua,”– deklaronte Çekaj.

Por sot, shtatë muaj pasi u dha dënimi për të, babai i tij u arrestua dhe akuzohet për trafik droge.  Ai u vu në pranga në momentin që në konteinerin me banane që vinte nga Ekuadori u zbulua se ishin edhe 49 kilogramë kokainë. Çekaj ka mohuar të ketë lidhje me lëndën narkotike dhe ka deklaruar se merret me tregti frutash.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj sekuestrohen 49 kg kokaine selim cekaj arber cekaj sekuestrohen 49 kg kokaine selim cekaj

Sondazh

Aktualitet 1 April 2021, 07:20

TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu është shprehur se fëmijëve të tij u ka thënë që të largohen nga Shqipëria. Në studion e “Opinion”, Fevziu pyeti psikol...

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...