Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Jo vetëm Shqipëria me probleme! Bullgaria ‘bllokadë’ Maqedonisë së Veriut në BE, kërkon marrëveshje për gjuhën dhe
29 October 2020, 08:50Nga DOSJA
MAQEDONI E VERIUT- Çelja e negociatave me Bashkimin Europian duket se është një sfifë që nuk mbaron kurrë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Fqinjët tanë rrezikojnë të mos marrin të gjitha “po-të” për të çelur negociata për shkak të mosmarrëveshjeve me Bullgarinë.
Kjo e fundit i ka kushtëzuar se për “po-në”, duhet zgjidhur dallimi për emrin e shtetit, gjuhën maqedonase dhe definimin e prejardhjes etnike të disa personaliteteve historike. Lidhur me rastin ka folur edhe ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili është shprehur se diplomatët po bëjnë gjithçka që është e mundur për të marrë një “po” në konferencën ndërqeveritare.
“Natyrisht se parakusht për të hapur këtë mbledhje të parë ndërqeveritare, apo për nisjen e bisedimeve duhet të ketë konsensus për tekstin e bisedimeve, për të cilin Bullgaria ka vërejtjet e saja ku edhe i ka ngritur. Nuk është sekret e Bullgaria gjatë debatit në Bruksel ka kontesuar emrin e shkurtër të vendit dhe gjuhën. Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të arritur një gjuhë të përbashkët, natyrisht në kuadër të kornizës që e ka paracaktuar marrëveshja, që për çështjet historike vendimi të merret nga komisioni i historianëve,”- ka deklaruar Osmani.
Gjithashtu edhe kryeministri Zoran Zaev gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për marrëveshje por pa përfshirje të Bullgarisë në çështjet e brendshme të vendit. Të gjithë krerët e vendit kanë rënë dakord që nuk do të ketë kompromis sa i përket gjuhës, që sipas bullgarëve është krijuar pas Luftës së Dytë Botërore.
Por edhe Shqipëria ka sfidat e saj pasi duhet të bindë vendet skeptike se ka bërë ndryshime për mirë në luftën ndaj krimit dhe të plotësojë kushtet e vendosura nga Bundenstagu. Dy vendet do të votohen së bashku në konferencën e radhës ndërqeveritare, data e së cilës nuk është vendosur ende.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA- Departamenti i Drejtësisë ditën e djeshme ka akuzuar tetë persona për komplot, të punësuar në emër të qeverisë kineze për të ngacmuar, ndjekur dhe frikës...
Bota29 October 2020, 08:22
Shifra e të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke shkuar në mbi 44 milionë persona, ndërkohë që kanë humbur jetën 1,179,466 njerëz dhe janë shëruar mb...
SHBA-Hondurasi është vendi i 50-të që ratifikoi Traktatin për Ndalimin e Armëve Bërthamore (TPNË). Me nënshkrimin, traktati arriti numrin e kërkuar të sht...
GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në ishullin e Rodosit, ku tre adoleshentë britanik kanë rënë nga një parashutë dhe si pasojë dy prej tyre kanë ndërrua...
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Turqinë të mos ndërmarrë hapa të tjerë për të aktivizuar systemin rus të mbrojtjes ajrore S-400, duke theksuar se do të k...
Krerët e kompanive më të mëdha teknologjike amerikane u bënë thirrje ligjvënësve të mërkurën të mbajnë të paprekura masat për kontrollin e përmbajtjes që postoh...
BRUKSEL– Pas disa javësh pushim, në Bruksel do të rinisë sot dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kërkesa është bërë me ftesën e të dërguarit special të BE-së...
UASHINGTON- Amerikanët po votojnë herët për zgjedhjet presidenciale të së martës së ardhshme në shifra rekord, si rezultat i ndjenjave të forta pro ose kundër d...