24 November 2026, 20:55
Nga G.M
Justin Timberlake
SHBA- Këngëtari i njohur Justin Timberlake ka vendosur të ndajë me publikun histori dhe momente personale që për vite me radhë i ka mbajtur larg vëmendjes mediatike. Përmes dokumentarit të ri me katër episode, të titulluar “Timberlake”, artisti do të rrëfejë për karrierën e tij, jetën sentimentale dhe disa nga momentet më të diskutueshme të jetës së tij.
Dokumentari, i drejtuar nga Fisher Stevens, do të publikohet në platformën Apple TV dhe do të përfshijë intervista me vetë këngëtarin, nënën e tij, si dhe bashkëpunëtorët e njohur muzikorë Timbaland dhe Pharrell Williams. Në trailerin e publikuar, Timberlake flet për bashkëshorten Jessica Biel, të cilën e cilëson si gjënë më të mirë që i ka ndodhur në jetë, por kujton edhe marrëdhënien e tij me Britney Spears dhe suksesin me grupin NSYNC.
Artisti pranoi se fillimisht kishte hezituar të bëhej pjesë e këtij projekti, pasi nuk ishte mësuar të ndante kaq shumë detaje nga jeta private. Megjithatë, gjatë realizimit të dokumentarit, ai vendosi të flasë edhe për tema që mendonte se nuk do t'i diskutonte kurrë publikisht.
“Fakti që u hapa gjatë këtij procesi më ka ndryshuar vërtet jetën”, u shpreh Timberlake, duke pranuar se ky rrëfim nuk ishte aspak i lehtë për të.
Dokumentari do të trajtojë gjithashtu episode të vështira dhe polemika që kanë shoqëruar jetën e tij, përfshirë arrestimin për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Dy episodet e para do të publikohen më 11 dhjetor, i treti më 18 dhjetor, ndërsa episodi përmbyllës do të jetë i disponueshëm më 23 dhjetor./Dosja.al
Justin Timberlake
Bota
24 November 2026, 20:28
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Microsoft ka shpallur nivelin më të lartë të alarmit brenda kompanisë, të njohur si “Code Red”,...
Bota
24 November 2026, 20:20
G.M
foto ilustruese
SHBA- Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po përgatit një ndryshim të rëndësishëm në mëny...
Bota
24 November 2026, 20:11
E.M
SHBA- Komiteti i Senatit Amerikan ka nisur hetimet zëvendëspresidentin JD Vance për të përcaktuar nëse ai ka ndikuar në dh&e...
Bota
24 November 2026, 20:00
E.M
BRITANI- Policia britanike është vënë nën hetim të një “substance të panjohur”, e cila shkaktoi evakui...
Bota
24 November 2026, 20:00
E.d
Parastou Ahmadi
IRAN- Këngëtarja iraniane Parastou Ahmadi, 29 vjeçe është dënuar me 74 goditje me kamxhik, pasi performoi n&eu...
Bota
24 November 2026, 19:32
E.M
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka paralajmëruar 11 shtete anëtare se rrezikojnë të shkelin rregullat e shpenzimeve të Bashkimit Evropian,...
Bota
24 November 2026, 19:26
E.d
Pamje
JEMEN- Rebelët Houthi të Jemenit kanë goditur për herë të dytë brenda një jave qiellgërvishtësin m&eum...
Bota
24 November 2026, 19:24
E.M
SHBA- Drejtuesi i Space-X dhe Teslas, Elon Musk, i është drejtuar Gjykatës Federale të Apelit në Shtetet e Bashkuara të Amer...
Bota
24 November 2026, 19:02
E.M
TURQI- Një alarm sigurie është dhënë pasditen e kësaj të marte në Eskisehir të Turqisë, pasi një helikop...
Bota
24 November 2026, 19:00
G.M
El Niño
BRITANI- Britania e Madhe mund të përballet me një dimër të vështirë, pasi fenomeni klimatik El Ni&nt...