28 October 2026, 14:30
Nga DOSJA
Kai Rooney (16 vjeç), djali i Wayne Rooney
ANGLI - Talenti duket se është i trashëguar. Kai Rooney, djali 16-vjeçar i legjendës së Manchester United, Wayne Rooney, ishte protagonisti kryesor në fitoren 6-0 të ekipit U18 ndaj Burnley, duke shënuar katër gola në vetëm 44 minuta.
Sulmuesi i ri hapi serinë e golave në minutën e 22-të, ndërsa në pjesën e dytë realizoi nga pika e bardhë në minutën e 49-të. Ai e kompletoi pokerin me dy gola të tjerë në minutat 63 dhe 66. Jaume Camacho dhe Noah Ajayi shënuan më pas për të vulosur suksesin e thellë të Manchester United.
Kjo fitore i mban të rinjtë e United në garën për kreun e Premier League U18, vetëm dy pikë pas Manchester City-t kryesues.
Paraqitja e Kai-t ka tërhequr vëmendjen e tifozëve, të cilët shpresojnë që një ditë të shohin një tjetër Rooney të shkëlqejë me fanellën e ekipit të parë në “Old Trafford”. Megjithatë, pavarësisht këtij shpërthimi në aspektin e golave, ai ka ende një rrugë të gjatë përpara.
Kai iu bashkua akademisë së Manchester United në dhjetor të vitit 2020, kur ishte vetëm 11 vjeç. Debutimin në Premier League U18 e bëri në fillim të këtij muaji, kur u aktivizua si zëvendësues në ndeshjen ndaj Nottingham Forest, të cilën United e humbi 2-3.
Katër golat ndaj Burnley-t janë një sinjal premtues për djalin e ish-kapitenit anglez, por sfida e vërtetë për të do të jetë të vazhdojë zhvillimin dhe të fitojë gradualisht një vend në nivelet më të larta të klubit.
B.T (Dosja.al)
Sport
28 October 2026, 14:00
SHBA - Hugo Lloris ka vlerësuar Harry Kane pas shpalljes së sulmuesit anglez fitues të “Topit të Artë” për vitin 2026....
Sport
28 October 2026, 13:30
SPANJE - Gavi kërkon të rikthehet në planet kryesore të Hansi Flick, pasi deri më tani ka pasur shumë pak minuta në dispozici...
Sport
28 October 2026, 13:00
SPANJE - Dani Carvajal po mësohet me jetën e re te Getafe, por Real Madridi vazhdon të jetë pjesë e përditshmërisë s&eum...
Sport
28 October 2026, 12:30
POLONI - Futbolli ka marrë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Daniel Gonçalves, i cili ndërroi jetë në moshë...
Sport
28 October 2026, 12:00
TURQI - Ismail Kartal nuk është më trajner i Fenerbahçes. Klubi i Stambollit e njoftoi lajmin në një deklaratë zyrtare, pak...
Sport
28 October 2026, 11:25
TIRANE - Federata Sqhiptare e Futbollit ka zyrtarizuar edhe ndeshjen e dytë miqësore të Kombëtares U-21 për muajin nëntor. Kuqezin...
Sport
28 October 2026, 11:00
SPANJE - Frenkie de Jong po përgatitet të marrë një rol të rëndësishëm te Barcelona pas rikthimit nga dëmtimi. Mesf...
Sport
28 October 2026, 10:30
SENEGAL - Katari ka dorëzuar 15 autobusë dhe pajisje sigurie për të mbështetur Senegalin në organizimin e Lojërave Olimpike R...
Sport
28 October 2026, 10:00
FRANCE - E hëna, një mbrëmje e hidhur për Kylian Mbappén. Ndërsa është e vërtetë që ai arriti performan...
Sport
28 October 2026, 09:30
SPANJE - Përplasja mes Barcelonës dhe Atlético Madridit për Julián Álvarez ka marrë një përgjigje nga Federat...