8 November 2026, 12:48
Nga G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se studentët kanë të drejtë të krijojnë një formacion të ri politik, duke theksuar se nuk ka asnjë qëndrim kundër kësaj nisme. I pyetur nëse lëvizja studentore mund të ndjekë modelin e Serbisë, Berisha e hodhi poshtë këtë krahasim. Sipas tij, në Serbi protesta u drejtua nga strukturat zyrtare akademike, përfshirë rektorët dhe dekanët, ndërsa procesi zgjati më shumë se dy vite. Ai u shpreh se studentët shqiptarë kanë të drejtë të ndërmarrin çdo hap politik, por i këshilloi të mos bazohen në skenarë që, sipas tij, nuk përputhen me realitetin.
Meri Kurti: Flitet se studentët janë drejt krijimit të një fronti apo partie, ku pjesë e saj nuk do të jenë as Partia Socialiste dhe as Partia Demokratike. A mendoni se po shkohet drejt një skenari serb dhe cilat do të jenë veprimet tuaja?*
Sali Berisha:* Meri, faleminderit për pyetjen. Së pari, duke lënë modestinë mënjanë, Sali Berisha me bashkëpunëtorët e tij, duke themeluar Partinë Demokratike në vitin '90, themeloi pluralizmin politik. Dhe unë kurrë nuk mund të kem asnjë lloj qëndrimi negativ ndaj atyre që duan të krijojnë formacionin e tyre politik. Pra, për mua, pluralizmi politik është shtyllë kryesore e demokracisë dhe cilido ka të drejtën e tij të veprojë sipas mendimit, dëshirës së tij.
A ka ngjashmëri me skenarin serb, në qoftë se e duan një këshillë miqësore paraprake? Jo, absolutisht!
Thjesht miqësore, unë u them se nuk ka ngjashmëri. Skenari serb, siç e dini zonjë, është skenar i udhëhequr i tëri nga infrastruktura shtetërore e universiteteve të Serbisë. Me në krye rektorin e Beogradit, me në krye të gjithë dekanët, pra ishte bota akademike zyrtare shtetërore serbe që udhëhoqi lëvizjen e studentëve.
Së dyti, skenari serb ishte një skenar që u zhvillua në dy vite, në 700 e sa ditë. Së treti, lista studentore në Serbi përballej me një numër prej 30 e sa partish opozitare të vockla që shkonin maksimumi mos gabohem gjer në 7-8%. Pra, nuk kishte në Serbi një parti opozitare siç është Partia Demokratike. Ndaj dhe ajo që u sugjeroj të gjithë atyre, ata kanë shumë të drejtë të ndërmarrin çdo hap, vetëm të mos besojnë në atë që nuk është reale./Dosja.al
sali berisha
Politike
8 November 2026, 12:39
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se është i gatshëm për bashkëpunim me partit&eum...
Politike
8 November 2026, 12:37
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se incidentet e ndodhura gjatë protestës së studentëv...
Politike
8 November 2026, 12:31
G.M
TIRANË- Kreu i Partsë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protesta studentore ka vijuar me intensitet, ndërsa opozita do të organizo...
Politike
8 November 2026, 12:25
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar lidhur me raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqip&...
Politike
8 November 2026, 10:31
G.M
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas konfirmimit të nisjes së hetimeve nga SPAK lidhur me lib...
Politike
7 November 2026, 21:46
E.d
Agron Shehaj
TIRANA- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar nga protesta për nisjen e hetimeve të SPAK lidhur me ç&...
Politike
7 November 2026, 21:32
E.d
Enkelejda Veliu
FIER- Enkelejda Veliu është zgjedhur kryetare e degës së Partisë Demokratike në Fier, duke shënuar një...
Politike
7 November 2026, 20:45
E.d
Harito Zoto
KORÇË- Harito Zoto është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike në Korçë, p...
Politike
7 November 2026, 20:31
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të personave të ndaluar në ...
Politike
7 November 2026, 20:24
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur studentët dhe qytetarët që morën pjesë n...