https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
“Ka tre muaj që më ka humbur djali, Rama s’bën asgjë”/ Me lot në sy, babai i 18-vjeçarit kërkon ndihmë nga shteti:
22 August 2020, 09:24Nga DOSJA
DIBËR- Sabit Pali, babai i Ardian Palit, 18-vjeçarit që është i zhdukur prej 3 muajsh, bën thirrje shtetit që të gjejë djalin e tij. Ai ka deklaruar se deri më tani shteti shqiptar nuk ka bërë asgjë në lidhje me këtë ngjarje, madje ka theksuar se kryeministri Edi Rama nuk i ka kthyer një përgjigje. Babai me lot në sy shpjegon më tej se djali kishte dalë në mal për të mbledhur lule, por nuk u kthye më në banesë.
“Ka tre muaj që më ka humbur djali në Korab. Për gjendjen e ekonomike të dobët mora edhe djalin dhe djali më humbi në Korab. Aty isha duke mbledhur bimë mjekësore për t’i shitur, për të siguruar copën e bukës. I kam dërguar letër Presidentit Meta, më ka kthyer përgjigje. I kam nisur letër edhe kryeministrit dhe nuk ka kthyer përgjigje, nuk e ka çarë kokën hiç. I bëj thirrje kryeministrit, presidentit dhe ministrit të Brendshëm që të merren sa më shpejt me këtë ngjarjen time. Kam dashur të takoj ministrin e Brendshëm, por nuk kam mundur ta takoj dot. Unë nuk e di ku është, djalin ma ka kërkuar pala maqedonase, por pala shqiptare nuk ka bërë asgjë. Më 20 maj djali më është zhdukur pas orës 11:00 dhe nuk di më asgjë. Nuk jemi lidhur më me djalin. Të nesërmen djali shkoi me dhëndrin për për gjetur lule. U kthye dhëndri dhe më tha është tek çadra djali. Kur shkova tek çadra nuk e gjeta, sesi është zhdukur nuk e di”, është shprehur babai.
Kjo thirrje e të atit vjen pasi prej 3 muajsh nuk dihet asgjë për Ardian Palin, 18-vjeçarin nga fshati Dipjakë i Njësisë Administrative Sllovë në Bashkinë e Dibrës. Që prej datës 20 Maj, Ardian Pali është në listën e personave të humbur, ndërsa në atë kohë për gjetjen e tij u angazhuan rreth 100 burra nga fshati Dipjakë, por nuk u gjet asnjë gjurmë e tij.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI- Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka njoftuar se kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit deri më 31 korrik 2020. Ambasada sqaron për emigrantët ...
SHKODËR- Zbardhet dëshmia e plotë e Stjuart Smakaj, 23-vjeçarit që vrau me armë zjarri gabimisht shokun e tij, Gledis Kraja. Gazetari Elton Qyno ka ...
FIER- Endri Pupi, djali i këngëtares Rainita Pupi ka bërë një dedikim në rrjetet sociale për nënën e tij, që u nda nga jeta pasi humbi betejën me COVID-19. Nëpë...
TIRANË- Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka dërguar nga një shkresë bashkive dhe prefektëve, për situatën e zjarreve në vend. AKMC iu kërkon bashkiv...
PEQIN- Vijojnë të jenë ende aktive disa vatra zjarri në Peqin. Deri më tani nga zjarret janë shkrumbuar 6 hektarë me ullishte dhe masive me shkurre. Megjithë mo...
FIER- Kolegët e shkollës “Pinellopi Piro” në Fier i kanë kushtuar një mesazh prekës mësueses së tyre, Rainita Pupi, e cila humbi jetën një ditë më parë. Përmes ...
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar 55-vjeçarin me iniciale H.K. Ky i fundit është arrestuar pasi ka ngacmuar seksualisht një grua, në periudha ...
TIRANË- Policia Rrugore çdo fundjave forcon kontrollet në disa akse rrugore të kryeqytetit, për të ndëshkuar shkelësit e qarkullimit rrugor. Policia...
TIRANË- Shefja e Departamentit të Epidemiologjise dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive Silva Bino iu ka bërë thirrje qytetarëve që sapo të kenë një shen...
TIRANË- Rreth orës 03:25 të mëngjesit të sotëm është gjetur i mbytur pranë fshatit Mullet, 68-vjeçari me iniciale Sh.P. Dyshohet se i moshuari është...